Ezekieli 19:1-14

19  Nisja një kënge të përvajshme+ për prijësit e Izraelit,+  dhe thuaj: ‘Çfarë ishte nëna juaj? Një luaneshë midis luanësh.+ Shtrihej mes luanëve të rinj me krifë, e rriste këlyshët e vet.  Me kalimin e kohës ajo rriti një nga këlyshët e saj,+ që u bë një luan i ri me krifë. Ai mësoi të shqyente prenë,+ e madje përlau edhe njerëz.  Kombet dëgjuan të flitej për të. Ato e zunë në gropën e tyre, dhe e çuan me grremça në Egjipt.+  Kur pa se kishte pritur më kot dhe se i kishte humbur shpresat, ajo mori një këlysh tjetër nga të sajët,+ e rriti dhe e bëri luan të ri me krifë.  Ai sillej vërdallë mes luanëve të tjerë, dhe u bë vërtet një luan i ri me krifë. Pak nga pak ai mësoi të shqyente prenë,+ e madje përlau edhe njerëz.+  Ai e dinte se ku ishin kullat e tyre, dhe ua shkretoi qytetet.+ Kështu, vendi u kthye në një shkreti ku s’dëgjohej veçse ulërima e tij.+  Kundër tij dolën kombet nga provincat përreth,+ hodhën mbi të rrjetën+ dhe e zunë në gropën e tyre.+  Në fund, e futën në kafaz me grremça dhe ia çuan mbretit të Babilonisë.+ E çuan me rrjeta gjuetie, që të mos i dëgjohej më zëri nëpër malet e Izraelit.+ 10  Nëna juaj+ ishte si një hardhi në gjakun tuaj,+ e mbjellë pranë ujit. Nga uji i bollshëm filloi të jepte fryt dhe u mbush me degë.+ 11  Degët e saj u bënë si shkopinj të fortë dhe ishin të përshtatshme për skeptra sundimtarësh.+ Pak nga pak ajo u ngrit mbi degët e pemëve që e rrethonin, dhe u bë e dukshme, pasi ishte e lartë dhe kishte degë të shumta e me gjethe.+ 12  Por disa duar të zemëruara e shkulën atë me rrënjë+ dhe e hodhën përtokë. Era e lindjes ia thau frytin,+ dega e saj e fortë u këput dhe u tha,+ e në fund e përpiu zjarri.+ 13  Tani është mbjellë në shkretëtirë,+ në një tokë të thatë e të etur.+ 14  Nga dega e saj doli një zjarr,+ që përpiu bisqet dhe frytin e saj, e nuk la as shkop të fortë, as skeptër për të sunduar.+Kjo është një këngë e përvajshme, dhe e tillë do të mbetet.’»+

Shënime në fund të faqes