Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ezekieli 18:1-32

18  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Çfarë doni të thoni kur përdorni në Izrael shprehjen proverbiale: ‘Rrushin e pabërë e hanë etërit, por dhëmbët u mpihen bijve.’+  “Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—nuk ju takon juve ta përdorni këtë shprehje në Izrael.  Ja, të gjithë shpirtrat janë të mitë.+ Si shpirti+ i atit, edhe shpirti i birit janë të mitë.+ Ai shpirt që mëkaton,+ do të vdesë.+  Në rast se një njeri është i drejtë, gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+  nuk ha në male+ mishin që u është flijuar idhujve,+ nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë* të shtëpisë së Izraelit,+ nuk e ndot gruan e shokut të tij+ dhe nuk i afrohet një gruaje kur ajo është e papastër,+  nuk trajton keq asnjeri,+ kthen pengun që ka marrë për ndonjë borxh,+ nuk i zhvat të tjerët,+ i jep të uriturit bukë+ nga e veta, atij që është lakuriq i jep rrobë për t’u mbuluar,+  nuk jep hua me kamatë*+ e nuk merr fajde,+ i mban duart larg padrejtësisë+ e gjykon drejt ndërmjet njërit e tjetrit,+  ecën sipas ligjeve të mia+ e mban vendimet e mia gjyqësore për të bërë atë që është e vërtetë,+ ai është i drejtë+ dhe ka për të jetuar,+—thotë Zotëria Sovran Jehova. 10  Në rast se dikush ka një djalë kusar,+ që derdh gjak+ dhe që bën ndonjë nga këto gjëra, 11  (kurse ai vetë nuk ka bërë asnjërën prej tyre), në rast se djali ka ngrënë në male mishin që u është flijuar idhujve,+ ka ndotur gruan e shokut të tij,+ 12  ka trajtuar keq të munduarin e të varfrin,+ i ka zhvatur+ të tjerët, nuk e ka kthyer gjënë e marrë peng+ dhe i ka mbajtur sytë+ tek idhujt e pështirë, atëherë ai ka bërë gjëra të neveritshme.+ 13  Njësoj edhe nëse ka dhënë me fajde+ e ka marrë kamatë.+ Ky njeri nuk ka për të jetuar. Meqenëse ka bërë tërë këto gjëra të neveritshme,+ ai do të vritet dhe gjaku i tij do të bjerë mbi të.+ 14  Por në rast se një djalë i sheh të gjitha mëkatet që bën i ati, por vetë nuk bën gjëra të tilla,+ 15  nuk ha në male mishin që u është flijuar idhujve, nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë të shtëpisë së Izraelit,+ nuk e ndot gruan e shokut të tij,+ 16  nuk trajton keq asnjeri,+ nuk merr asnjë peng,+ nuk i zhvat të tjerët,+ i jep të uriturit bukë nga e veta,+ atij që është lakuriq i jep rrobë për t’u mbuluar,+ 17  nuk e shtyp të munduarin, nuk merr fajde+ ose kamatë,+ përmbush vendimet e mia gjyqësore+ dhe ecën sipas ligjeve të mia,+ ai nuk do të vdesë për fajet e të atit.+ Përkundrazi, do të jetojë.+ 18  Kurse i ati, meqë është mashtrues i pafytyrë,+ i zhvat ndonjë gjë vëllait+ dhe bën gjithë të këqijat mes popullit të tij,+ do të vdesë për fajet e veta.+ 19  Ju do të thoni: ‘Pse biri nuk mban asgjë nga fajet e të atit?’+ Përderisa biri gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+ ecën sipas të gjitha ligjeve të mia dhe i vë në praktikë,+ ai do të jetojë.+ 20  Ai shpirt që mëkaton, do të vdesë.+ Biri nuk do të mbajë asgjë nga fajet e të atit dhe babai nuk do të mbajë asgjë nga fajet e të birit.+ Mbi të drejtin do të bjerë drejtësia e tij,+ dhe mbi të ligun do të bjerë ligësia e tij.+ 21  Nëse i ligu largohet nga tërë mëkatet që ka kryer,+ ecën sipas të gjitha ligjeve të mia, gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+ ai do të jetojë e nuk do të vdesë.+ 22  Asnjë nga shkeljet që ka bërë, nuk do të kujtohet kundër tij.+ Ai do të jetojë, sepse zbaton drejtësinë.+ 23  Mos vallë kënaqem me vdekjen e të ligut?+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Jo, përkundrazi, kënaqem kur ai kthen rrugë e vazhdon të jetojë.+ 24  Nëse i drejti largohet nga drejtësia dhe kryen padrejtësi,+ nëse bën vazhdimisht tërë gjërat e pështira që bën një i lig+ dhe vazhdon të jetojë, asnjë nga veprat e drejta që ka bërë, nuk do të kujtohet.+ Për pabesinë që ka bërë dhe për mëkatin që ka kryer, ai do të vdesë.+ 25  Ju do të thoni: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Dëgjoni, ju lutem, o shtëpi e Izraelit! Udha ime nuk është e drejtë+ apo udhët tuaja?+ 26  Nëse i drejti largohet nga drejtësia, bën padrejtësi+ dhe për këtë vdes, ai vdes për padrejtësinë që ka bërë.+ 27  Nëse i ligu largohet nga ligësia që ka bërë, gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+ ai do ta ruajë gjallë shpirtin e tij.+ 28  Nëse i sheh+ shkeljet që ka bërë dhe largohet nga të gjitha ato,+ ai do të jetojë e nuk do të vdesë.+ 29  Shtëpia e Izraelit do të thotë: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Udhët e mia+ apo udhët tuaja nuk janë të drejta,+ o shtëpi e Izraelit? 30  Prandaj, unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas udhëve që ka ndjekur,+ o shtëpi e Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova.+—Kthehuni dhe lërini të gjitha shkeljet tuaja.+ Mos lini asgjë që t’ju pengojë e t’ju bëjë me faj.+ 31  Flakni larg jush të gjitha shkeljet që keni bërë,+ dhe zhvilloni brenda jush një zemër të re+ dhe një frymë të re.+ Pse u dashka të vdisni,+ o shtëpi e Izraelit?! 32  Unë nuk kënaqem aspak kur dikush vdes,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Prandaj kthehuni dhe jetoni.”+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin tek Ezk 6:4.
Domethënë, nevojtarit; njësoj edhe vargu 13 dhe 17.