Ezekieli 15:1-8

15  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, si ndryshon druri i hardhisë,+ ose edhe bisku i saj, nga të gjithë drurët e tjerë të pyllit?  A mund të marrësh prej saj një shkop për të bërë ndonjë punë? A mund të marrësh prej saj një kunj për të varur diçka?  Ajo është vetëm për të bërë zjarr.+ Zjarri përpin dy anët e saj, kurse në mes e shkrumbon.+ A bën për ndonjë punë?  Nëse nuk bën për asgjë kur është e padëmtuar, aq më pak do të bëjë kur ta ketë përpirë zjarri dhe ta ketë shkrumbuar!+  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Njësoj si hardhinë, që ndër drurët e tjerë të pyllit e kam caktuar të digjet në zjarr, kështu i kam caktuar edhe banorët e Jerusalemit.+  Unë jam kthyer kundër tyre.+ Ata kanë dalë nga një zjarr, por prapëseprapë zjarri do t’i përpijë.+ Kur të kthehem kundër tyre, atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+  Unë do ta kthej vendin në shkreti,+ sepse ata kanë vepruar me pabesi’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënime në fund të faqes