Ezekieli 14:1-23

14  Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.+  Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua:  «Bir njeriu, këta njerëz kanë në zemër idhujt e tyre të pështirë* dhe kanë vënë para vetes gurin e pengesës që i bën me faj.+ Vallë, do t’u përgjigjem kur të më pyesin?+  Prandaj, thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kujtdo nga shtëpia e Izraelit që ka në zemër idhujt e tij të pështirë+ dhe vë përpara vetes gurin e pengesës që e bën me faj, e pastaj vjen te profeti, unë, Jehovai, do t’i përgjigjem siç e meriton, për shkak të numrit të madh të idhujve të tij të pështirë,+  për ta mbërthyer nga zemra+ shtëpinë e Izraelit, sepse që të gjithë janë larguar nga unë për shkak të idhujve të tyre të pështirë.’”+  Prandaj, thuaji shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kthehuni tek unë e largohuni nga idhujt tuaj të pështirë.+ Largojini sytë nga të gjitha gjërat tuaja të neveritshme.+  Sepse kujtdo nga shtëpia e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur në Izrael, që largohet nga unë+ dhe ka në zemër idhujt e tij të pështirë, vë para vetes gurin e pengesës që e bën me faj, e pastaj vjen te profeti për të më pyetur për veten,+ unë, Jehovai, do t’i përgjigjem vetë.  Do të kthehem kundër atij njeriu,+ do ta bëj një shembull paralajmërues+ e një shprehje proverbiale,+ dhe do ta shfaros nga populli im.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”+  ‘Por në rast se profeti mashtrohet e thotë ndonjë fjalë, unë, Jehovai, ia kam bërë këtë gjë atij profeti.+ Unë do ta shtrij dorën kundër tij dhe do ta shfaros nga populli im, Izraeli.+ 10  Ata do të mbajnë mbi vete fajin e tyre.+ Faji i atij që pyet, do të jetë njësoj si faji i profetit.+ 11  Në këtë mënyrë shtëpia e Izraelit nuk do të endet më larg meje+ dhe nuk do të ndotet më me gjithë ato shkelje që bën. Ata do të jenë populli im, dhe unë do të jem Perëndia i tyre’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»+ 12  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 13  «Bir njeriu, në qoftë se një vend mëkaton kundër meje dhe vepron me pabesi,+ unë do ta shtrij dorën kundër tij, do t’ia thyej shkopinjtë ku varen bukët në formë unaze,+ do të dërgoj zinë e bukës+ kundër tij dhe do të shfaros njerëzit e kafshët.+ 14  Edhe sikur atje të ndodheshin këta tre burra: Noeja,+ Danieli+ dhe Jobi,+ për shkak të drejtësisë së tyre,+ do të shpëtonin vetëm shpirtin e vet,—thotë Zotëria Sovran Jehova.+ 15  Sikur të bëja që nëpër atë vend të kalonin bisha të egra,+ që ta linin pa fëmijë+ dhe ai të katandisej në një shkreti ku të mos kalonte askush për shkak të bishave,+ 16  edhe po të ishin atje këta tre burra, siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta. Do të shpëtonin vetëm veten e tyre, dhe vendi do të kthehej në shkreti.+ 17  Sikur të sillja kundër atij vendi shpatën+ e të thosha: ‘Le të kalojë shpata nëpër vend’ e të shfarosja njerëz e kafshë,+ 18  edhe po të ishin atje këta tre burra,+ siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ata nuk do të shpëtonin as bijtë e as bijat e veta, por do të shpëtonin vetëm veten e tyre.+ 19  Sikur të dërgoja kundër atij vendi murtajën+ e të zbrazja kundër tij tërbimin tim e të derdhja gjak,+ që të shfarosja njerëzit e kafshët, 20  edhe po të ishin atje Noeja,+ Danieli+ dhe Jobi,+ siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta. Do të shpëtonin vetëm shpirtin e tyre për shkak të drejtësisë së tyre.+ 21  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Po njësoj do të jetë kur të dërgoj kundër Jerusalemit katër gjykimet e mia+—shpatën, zinë e bukës, bishat e egra dhe murtajën+—që të shfaros prej tij njerëzit e kafshët.+ 22  Megjithatë, do të mbetet një grup të shpëtuarish me bij e bija, që do të nxirret jashtë.+ Ata do të vijnë te ju, dhe ju do të shihni udhën e veprimet e tyre.+ Atëherë do të ngushëlloheni për të këqijat që kam sjellë mbi Jerusalemin, po, për të gjitha. 23  Kur të shihni udhën dhe veprimet e tyre, do të ngushëlloheni. Kështu, do ta kuptoni se nuk i bëra pa shkak tërë ato që duhej të bëja kundër tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin tek Ezk 6:4.