Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ezekieli 13:1-23

13  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, profetizo dhe thuaju profetëve+ të Izraelit, që po profetizojnë ashtu siç u thotë mendja:+ “Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai.+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mjerë profetët e pamend+ që ecin sipas frymës së tyre,+ edhe pse nuk kanë parë asgjë!+  Profetët e tu janë bërë si dhelprat nëpër gërmadhat e shkreta, o Izrael!+  Ata nuk do të ngjiten në mur për të riparuar të çarat+ dhe as do të ndërtojnë ndonjë mur prej guri+ për shtëpinë e Izraelit, për t’i bërë ballë betejës ditën e Jehovait.’+  Ata që thonë: ‘Jehovai thotë’, ndonëse nuk i ka dërguar Jehovai, kanë parë në vegim gjëra të pavërteta e në fall gjëra të gënjeshtërta+ dhe kanë pritur që të dalë e vërtetë ndonjë fjalë.+  A nuk keni parë vegime të pavërteta dhe a nuk keni nxjerrë nga goja një fall të gënjeshtërt, kur keni thënë: ‘Jehovai thotë’, kur unë s’kam thënë asgjë?+  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse keni thënë gjëra të pavërteta dhe keni parë në vegim gënjeshtra, unë jam kundër jush,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—  Dora ime do të bjerë mbi ju, o profetë, që shihni në vegim gjëra të pavërteta dhe që gënjeni duke hedhur fall.+ Ju nuk do të jeni më në këshillin+ e popullit tim, nuk do të shkruheni në regjistrin+ e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të hyni në Izrael.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.+ 10  Po, sepse ju, o profetë, e keni çuar popullin tim në rrugë të gabuar, duke i thënë: “Ka paqe”, kur paqe s’ka.+ Kur populli ndërton një mur, ju më kot+ e vishni me gëlqere.’+ 11  Thuaju atyre që e veshin murin me gëlqere, se ai ka për të rënë. Do të bjerë një shi i rrëmbyer, do të bjerë breshër kokërrmadh dhe një shkulm stuhie do të hapë një të çarë.+ 12  Dhe ja, kur muri të bjerë, a nuk do t’ju thonë: ‘Ku është suvaja që i vutë?’+ 13  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Do të bëj që të shpërthejë një shkulm stuhie nga tërbimi, do të bëj që të bjerë një shi i rrëmbyer nga zemërimi dhe do të sjell një breshër kokërrmadh, që të shfarosë gjithçka nga tërbimi.+ 14  Unë do ta shemb murin që keni veshur me gëlqere, do ta bëj rrafsh me tokën dhe themelet e tij do të zbulohen.+ Qyteti do të bjerë dhe ju do të merrni fund në të. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’+ 15  Kështu, kur ta kem shfryrë tërbimin tim mbi murin dhe mbi ata që e vishnin me gëlqere, unë do t’u them: ‘Muri nuk është më dhe as ata që e vishnin me gëlqere,+ 16  domethënë profetët e Izraelit, që kanë profetizuar për Jerusalemin dhe që kanë parë për të vegime paqeje,+ kur paqe nuk ka’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.+ 17  Ti, o bir njeriu, ktheje fytyrën+ nga bijat e popullit tënd, që shërbejnë si profetesha+ ashtu siç u thotë mendja,+ dhe profetizo kundër tyre. 18  Thuaju: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Mjerë gratë që qepin rripa për bërrylat dhe bëjnë vel për kokat e çdo shtati për të gjuajtur shpirtra!+ Po ju o gra, shpirtrat e popullit tim gjuani? Mos vallë kujtoni se kështu mund të ruani gjallë shpirtrat tuaj? 19  Vallë, për ca grushte elb dhe për disa kafshata bukë+ do të më përdhosni para popullit tim, duke vrarë shpirtrat që nuk duhet të vdesin+ dhe duke lënë gjallë shpirtrat që nuk duhet të jetojnë, me gënjeshtrat që i thoni popullit tim, i cili ua vë veshin?!”+ 20  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘O gra, unë jam kundër rripave tuaj, me të cilët gjuani shpirtra si të ishin zogj. Unë do t’i shqit nga krahët tuaj dhe do t’i çliroj shpirtrat, që ju i gjuani si të ishin zogj.+ 21  Gjithashtu, do të heq velat tuaj dhe do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do të jetë më një pre në duart tuaja. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 22  Ju e keni brengosur zemrën e të drejtit me gënjeshtra,+ kur unë nuk i kisha shkaktuar dhembje, dhe i keni dhënë zemër të ligut+ që të mos kthehet nga rruga e tij e keqe e të mbetet gjallë.+ 23  Prandaj, ju o gra, nuk do të shihni më gjëra të pavërteta në vegime+ dhe nuk do të hidhni më fall.+ Unë do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja,+ dhe ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»+

Shënime në fund të faqes