Ezdra 8:1-36

8  Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore+ dhe ky ishte regjistrimi gjenealogjik+ i atyre që dolën me mua nga Babilonia gjatë mbretërimit të mbretit Artakserks:+  nga bijtë e Finehasit,+ Gershomi; nga bijtë e Ithamarit,+ Danieli;+ nga bijtë e Davidit,+ Hatushi;  nga bijtë e Shekaniahut, nga bijtë e Paroshit,+ Zakaria, dhe me të u regjistruan njëqind e pesëdhjetë meshkuj;  nga bijtë e Pahath-Moabit,+ Eliho-Enai, biri i Zerahiahut, dhe me të dyqind meshkuj;  nga bijtë e Zatuit,+ Shekaniahu, biri i Jahazielit, dhe me të treqind meshkuj;  nga bijtë e Adinit,+ Ebedi, biri i Jonatanit, dhe me të pesëdhjetë meshkuj;  nga bijtë e Elamit,+ Jeshajahu, biri i Atalisë, dhe me të shtatëdhjetë meshkuj;  nga bijtë e Shefatiahut,+ Zebadiahu, biri i Mikaelit, dhe me të tetëdhjetë meshkuj;  nga bijtë e Joabit, Abdia, biri i Jehielit, dhe me të dyqind e tetëmbëdhjetë meshkuj; 10  nga bijtë e Banit,+ Shelomiti, biri i Josifiahut, dhe me të njëqind e gjashtëdhjetë meshkuj; 11  nga bijtë e Bebait, Zakaria, biri i Bebait,+ dhe me të njëzet e tetë meshkuj; 12  nga bijtë e Azgadit,+ Johanani, biri i Hakatanit, dhe me të njëqind e dhjetë meshkuj; 13  ata që ishin të fundit ishin nga bijtë e Adonikamit+ dhe e kishin emrin Elifelet, Jejel dhe Shemajah, dhe bashkë me ta dolën gjashtëdhjetë meshkuj; 14  nga bijtë e Bigvait,+ Utai dhe Zabudi, dhe me ta shtatëdhjetë meshkuj. 15  I mblodha te lumi+ që shkon në Ahava,+ fushuam atje tri ditë, që të këqyrja popullin+ dhe priftërinjtë,+ por atje nuk gjeta asnjë nga bijtë e Levit.+ 16  Prandaj dërgova të thërritnin Eliezerin, Arielin, Shemajahun, Elnatanin, Jaribin, Elnatanin, Natanin, Zakarinë dhe Meshulamin, që ishin krerë, si edhe Jojaribin e Elnatanin, që ishin mësues.+ 17  Atëherë u dhashë një urdhër për Idon, kreun në vendin e quajtur Kasifi, dhe në gojën e tyre vura fjalët+ që do t’i thoshin Idos dhe vëllezërve të tij, nethinimëve,+ në vendin e Kasifisë, që të na sillnin shërbëtorë+ për shtëpinë e Perëndisë tonë. 18  Kështu, meqë dora mirëbërëse+ e Perëndisë tonë ishte me ne, ata na sollën nga bijtë e Mahlit,+ nipit të Levit,+ birit të Izraelit, një burrë që shquhej për maturi,+ domethënë Sherebiahun+ bashkë me bijtë e me vëllezërit e tij: tetëmbëdhjetë veta; 19  Hashabiahun dhe me të Jeshajahun nga bijtë e Merarit+ bashkë me vëllezërit e tij dhe me bijtë e tyre: njëzet veta. 20  Nga nethinimët, që Davidi dhe princat i dhanë në shërbim të levitëve, dyqind e njëzet nethinimë, të cilët ishin caktuar që të gjithë sipas emrave të tyre. 21  Atëherë shpalla një agjërim atje, në lumin Ahava, që të përuleshim+ përpara Perëndisë tonë, që të kërkonim prej tij udhë të mbarë+ për ne, për të vegjlit tanë+ dhe për gjithë të mirat tona, 22  sepse më vinte turp t’i kërkoja forca ushtarake+ dhe kalorës+ mbretit që të na ndihmonte kundër armikut në udhë, pasi ne i kishim thënë mbretit: «Dora+ e Perëndisë tonë është me të gjithë ata që e kërkojnë për të mirë,+ por forca dhe zemërimi i tij+ janë kundër të gjithë atyre që e lënë atë.»+ 23  Prandaj agjëruam+ dhe iu lutëm+ Perëndisë tonë për këtë, kështu që ai iu përgjigj përgjërimeve+ tona. 24  Nga krerët e priftërinjve veçova dymbëdhjetë veta, domethënë Sherebiahun,+ Hashabiahun+ dhe dhjetë nga vëllezërit e tyre. 25  U peshova atyre argjendin, arin dhe pajisjet,+ kontributin që mbreti,+ këshilltarët+ e tij, princat e tij dhe të gjithë izraelitët+ që u gjendën aty kishin dhënë për shtëpinë e Perëndisë tonë. 26  Kështu peshova në duart e tyre gjashtëqind e pesëdhjetë talenta argjendi,+ njëqind pajisje argjendi me vlerë dy talenta dhe ar me vlerë njëqind talenta, 27  njëzet kupa ari me vlerë një mijë darikë dhe dy pajisje prej bakri të mirë që ishte i kuq i shndritshëm e po aq i dëshirueshëm sa ari. 28  Atëherë u thashë: «Ju jeni të shenjtë+ për Jehovain dhe pajisjet+ janë gjë e shenjtë, ndërsa argjendi e ari janë një blatim vullnetar për Jehovain, Perëndinë e etërve tuaj. 29  Rrini zgjuar dhe kini kujdes derisa t’i peshoni+ në sallat e ngrënies+ së shtëpisë së Jehovait përpara krerëve të priftërinjve dhe të levitëve, si edhe përpara princave të etërve të Izraelit në Jerusalem.» 30  Priftërinjtë dhe levitët morën argjendin, arin dhe pajisjet e peshuara për t’i çuar në Jerusalem, në shtëpinë e Perëndisë tonë.+ 31  Në fund u larguam nga lumi Ahava+ ditën e dymbëdhjetë të muajit të parë+ për të shkuar në Jerusalem. Dora e Perëndisë tonë ishte mbi ne, kështu që ai na çliroi+ gjatë udhës nga dora e armikut dhe nga prita. 32  Kështu arritëm në Jerusalem+ dhe qëndruam atje tri ditë. 33  Ditën e katërt peshuam në shtëpinë e Perëndisë tonë argjendin, arin+ dhe pajisjet.+ I peshuam dhe ia dhamë në dorë Meremotit,+ birit të priftit Urijah, me të cilin ishte Eleazari, biri i Finehasit. Bashkë me ta ishin Jozabadi,+ biri i Jeshuait, dhe Noadjahu, biri i Binuit,+ levitët. 34  Këtë e bëmë duke numëruar dhe duke peshuar çdo gjë dhe pastaj e gjithë pesha u shkrua në atë kohë. 35  Ish-mërgimtarët që vinin nga robëria+ i paraqitën Perëndisë së Izraelit flijime të djegura:+ dymbëdhjetë dema+ për tërë Izraelin, nëntëdhjetë e gjashtë desh,+ shtatëdhjetë e shtatë qengja meshkuj dhe dymbëdhjetë cjep+ si blatim për mëkatin, çdo gjë si blatim të djegur për Jehovain. 36  Pastaj ua dhamë ligjet+ e mbretit satrapëve*+ të mbretit dhe guvernatorëve+ në krahinat matanë Lumit.*+ Këta e ndihmuan popullin+ dhe shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.

Shënime në fund të faqes

Emërtimi për qeveritarët e lartë të provincave.
Shih shënimin te Ezd 4:9