Ezdra 3:1-13

3  Kur erdhi muaji i shtatë,+ bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre dhe populli filloi të mblidhej si një trup i vetëm+ në Jerusalem.+  Jeshuai,+ biri i Jehozadakut me vëllezërit e tij priftërinj dhe Zorobabeli,+ biri i Shealtielit+ me vëllezërit e tij, u ngritën e ndërtuan altarin e Perëndisë së Izraelit për të bërë flijime të djegura mbi të, siç është shkruar+ në ligjin e Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë.  Kështu e vendosën altarin patundshmërisht në vendin e vet,+ sepse ata morën lemeri për shkak të popujve të vendeve+ përreth. Mbi të nisën t’i bënin Jehovait flijime të djegura, flijimet e djegura të mëngjesit dhe të mbrëmjes.+  Atëherë kremtuan festën e kasolleve+ siç është shkruar,+ duke bërë përditë atë numër flijimesh të djegura që kërkohej çdo ditë sipas rregullit.+  Pastaj u bë blatimi i djegur i vazhdueshëm,+ ai për hënën e re,+ ai për gjithë periudhat e festave të shenjtëruara+ të Jehovait, si edhe për këdo që me dëshirën e vet i bëri Jehovait një blatim vullnetar.+  Ata filluan t’i bënin Jehovait flijime të djegura që ditën e parë të muajit të shtatë,+ kur ende nuk ishin hedhur themelet e tempullit të Jehovait.  U dhanë para+ gurprerësve+ dhe mjeshtërve,+ kurse sidonitëve+ dhe tirasve+ u dhanë ushqime,+ pije dhe vaj,+ me qëllim që të sillnin nëpër det dru cedri nga Libani+ deri në Jopë,+ sipas lejes që u kishte dhënë Kiri,+ mbreti i Persisë.  Vitin e dytë të ardhjes së tyre në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë në Jerusalem, muajin e dytë,+ Zorobabeli,+ biri i Shealtielit,+ Jeshuai,+ biri i Jehozadakut, dhe pjesa tjetër e vëllezërve të tyre, priftërinjtë dhe levitët, si edhe të gjithë ata që ishin çliruar nga robëria+ për t’u kthyer në Jerusalem, filluan punën. Ata u ngarkuan levitëve+ nga mosha njëzet vjet e lart detyrën që të drejtonin punën në shtëpinë e Jehovait.+  Kështu Jeshuai+ me bijtë e me vëllezërit e tij, si edhe Kadmieli me bijtë e tij, bij të Judës, u ngritën si një grup i vetëm që të drejtonin ata që bënin punën në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Kështu bënë edhe bijtë e Henadadit,+ bijtë e tyre dhe vëllezërit e tyre, levitët. 10  Kur ndërtuesit hodhën themelet+ e tempullit të Jehovait, atëherë priftërinjtë me veshjen+ e tyre e me trumbeta+ dhe levitët, bijtë e Asafit,+ me cimbale,+ u ngritën për të lëvduar Jehovain sipas udhëzimeve+ të Davidit, mbretit të Izraelit. 11  Ata nisën të përgjigjeshin duke lëvduar+ e duke falënderuar Jehovain, «sepse ai është i mirë,+ sepse dashamirësia e tij ndaj Izraelit zgjat brez pas brezi».+ Tërë populli lëshonte një britmë të fortë+ duke lëvduar Jehovain për themelet e hedhura të shtëpisë së Jehovait. 12  Shumë priftërinj,+ levitë dhe krerë të shtëpive atërore,+ që ishin të moshuar e që kishin parë shtëpinë e mëparshme,+ qanin+ me të madhe kur hidhej themeli+ i kësaj shtëpie para syve të tyre, ndërsa shumë të tjerë ngrinin zërin e bërtitnin nga gëzimi.+ 13  Kështu që populli nuk e dallonte dot britmën e gëzimit+ nga e qara, sepse britma ishte aq e fortë, sa zëri dëgjohej shumë larg.

Shënime në fund të faqes