Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Estera 9:1-32

9  Muajin e dymbëdhjetë, domethënë në muajin adar,+ ditën e trembëdhjetë të tij, kur erdhi koha që të zbatohej+ fjala e mbretit dhe ligji i tij, atë ditë, të cilën armiqtë e judenjve e kishin pritur për të sunduar mbi ta, ndodhi krejt e kundërta, pasi judenjtë sunduan mbi ata që i urrenin.+  Judenjtë u mblodhën+ nëpër qytetet e tyre në tërë provincat e mbretit Asuer,+ për të shtrirë dorën kundër atyre që kërkonin t’u bënin keq.+ Asnjeri nuk u bëri dot ballë, sepse të gjithë popujt i kishte zënë tmerri nga ata.+  Të gjithë princat+ e provincave, satrapët,*+ guvernatorët dhe ata që merreshin me punët+ e mbretit i ndihmonin judenjtë, sepse i kishte zënë tmerri+ nga Mordekai.  Ai ishte bërë i madh+ në shtëpinë e mbretit dhe fama e tij+ po përhapej në të gjitha provincat anembanë, sepse ky njeri, Mordekai, po bëhej gjithnjë e më i madh.+  Judenjtë i goditën të gjithë armiqtë e tyre, duke i prerë me shpatë,+ duke i vrarë e duke i shfarosur. Ata bënin çfarë t’u pëlqente me ata që i urrenin.+  Në kështjellën e Shushanit+ judenjtë vranë dhe shfarosën pesëqind burra.  Vranë edhe Parshandatain, Dalfonin, Aspatain,  Poratain, Adalinë, Aridatain,  Parmashtain, Arisain, Aridain dhe Vaizatain, 10  dhjetë bijtë+ e Hamanit,+ birit të Hamedatit, atij që tregonte armiqësi ndaj judenjve.+ Ata i vranë të gjithë, por mbi plaçkën+ nuk vunë dorë. 11  Po atë ditë, mbretit iu tregua numri i atyre që u vranë në kështjellën e Shushanit. 12  Mbreti i tha mbretëreshës Ester:+ «Në kështjellën e Shushanit+ judenjtë vranë dhe shfarosën pesëqind burra bashkë me dhjetë bijtë e Hamanit. Ç’të kenë bërë në pjesën tjetër të provincave të mbretit?+ Cila është kërkesa jote? Të qoftë falë!+ Ç’lutje tjetër ke?+ Ashtu u bëftë!» 13  Atëherë Estera tha: «Nëse mbreti e sheh të udhës,+ le t’u lejohet judenjve që janë në Shushan të bëjnë edhe nesër sipas ligjit të sotëm,+ kurse dhjetë bijtë e vrarë të Hamanit të varen në shtyllë.»+ 14  Mbreti tha që të bëhej ashtu.+ Kështu, në Shushan doli një ligj dhe dhjetë bijtë e Hamanit u varën. 15  Judenjtë që ishin në Shushan u mblodhën edhe ditën e katërmbëdhjetë+ të muajit adar dhe vranë treqind burra në Shushan, por mbi plaçkën nuk vunë dorë.+ 16  Judenjtë e tjerë që ishin në provincat+ e mbretit u mblodhën e dolën në mbrojtje të jetës*+ së tyre. Ata u hakmorën+ kundër armiqve dhe vranë mes atyre që i urrenin shtatëdhjetë e pesë mijë veta, por mbi plaçkën nuk vunë dorë. 17  Kjo ndodhi ditën e trembëdhjetë të muajit adar. Ditën e katërmbëdhjetë të tij pushuan dhe e kthyen atë në një ditë gostie+ dhe gëzimi.+ 18  Judenjtë që ishin në Shushan u mblodhën ditën e trembëdhjetë+ e të katërmbëdhjetë të tij, kurse ditën e pesëmbëdhjetë pushuan. Ata e kthyen atë në një ditë gostie dhe gëzimi.+ 19  Ja pse judenjtë që banonin në qytetet e krahinave të largëta, ditën e katërmbëdhjetë të muajit adar+ e kishin një ditë gëzimi+ e gostie; për ta ishte një ditë e bardhë.+ Atë ditë ata i dërgonin njëri-tjetrit ushqime.+ 20  Mordekai+ i shkroi këto gjëra dhe ua dërgoi dokumentet e shkruara të gjithë judenjve që ishin në tërë provincat+ e mbretit Asuer, afër dhe larg. 21  Sipas shkresave, vit për vit+ ata duhej të mbanin rregullisht ditën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të muajit adar, 22  si ditët në të cilat judenjtë kishin gjetur prehje nga armiqtë e tyre+ dhe si muaji që për ta ishte kthyer nga hidhërim në gëzim dhe nga ditë zije+ në një ditë të bardhë. Ai kërkoi që t’i mbanin ato si ditë gostie e gëzimi dhe t’i dërgonin ushqime njëri-tjetrit,+ kurse të varfërve+ dhurata. 23  Judenjtë pranuan të kremtonin gjithmonë atë që tashmë kishin filluar të bënin dhe atë që u kishte shkruar Mordekai. 24  Hamani,+ biri i Hamedatit,+ agagitit,+ ai që tregonte armiqësi+ ndaj të gjithë judenjve, kishte kurdisur plane kundër judenjve për t’i shfarosur+ dhe kishte hedhur Purin,+ domethënë shortin,+ për t’i alarmuar dhe për t’i shkatërruar. 25  Por, kur Estera hyri te mbreti, ai dha urdhër me anë të një dokumenti të shkruar:+ «Plani i keq+ që ai ka kurdisur kundër judenjve, rëntë mbi kokën e tij!»+ Kështu varën të vrarë në shtyllë atë dhe bijtë e tij.+ 26  Prandaj i quajtën këto ditë Purim, nga fjala Pur.+ Ja pse në përputhje me të gjitha fjalët e kësaj letre,+ me ato që kishin parë dhe me atë që u kishte ndodhur, 27  judenjtë vendosën dhe pranuan që ata vetë, pasardhësit e tyre dhe të gjithë ata që do të bashkoheshin me ta,+ të përmbushnin detyrimin për t’i kremtuar rregullisht vit për vit këto dy ditë. Ata do t’i mbanin sipas udhëzimeve të shkruara dhe kohës së caktuar, me qëllim që të mos liheshin pa u kremtuar. 28  Këto ditë duheshin kujtuar e mbajtur brez pas brezi, në çdo familje, në çdo provincë e në çdo qytet. Këto ditë të Purimit nuk duheshin lënë pa u kremtuar nga judenjtë dhe kujtimi+ i tyre nuk duhej harruar nga pasardhësit e tyre. 29  Mbretëresha Ester, bija e Abihailit,+ dhe judeu Mordekai shkruan me të gjithë forcën për ta vërtetuar letrën e dytë për Purimin. 30  Pastaj ai u dërgoi dokumente të shkruara të gjithë judenjve në njëqind e njëzet e shtatë provincat+ e mbretërisë së Asuerit,+ me fjalë paqeje dhe të vërteta,+ 31  për të vërtetuar se ditët e Purimit do të kremtoheshin në kohën e caktuar, ashtu si judeu Mordekai dhe mbretëresha Ester kishin vendosur për ta,+ ashtu si kishin vendosur për veten* e tyre dhe për pasardhësit e tyre,+ në lidhje me çështjen e agjërimeve+ dhe me britmën e tyre për ndihmë.+ 32  Fjala e Esterës i vërtetoi këto çështje të Purimit,+ dhe kjo u shkrua në një libër.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ezd 8:36.
Shih shënimin tek Es 8:11.
Ose «shpirtin» fjalë për fjalë.