Estera 7:1-10

7  Kështu, mbreti dhe Hamani+ shkuan në gostinë e mbretëreshës Ester.  Tani, edhe ditën e dytë gjatë gostisë me verë,+ mbreti i tha Esterës: «Cila është kërkesa jote,+ o mbretëresha Ester? Të qoftë falë!+ Cila është lutja jote? Edhe sikur të duash gjysmën e mbretërisë,+ ashtu u bëftë!»  Atëherë, mbretëresha Ester u përgjigj: «Në paça gjetur hir në sytë e tu, o mbret, dhe nëse mbreti e sheh të udhës, kërkesa ime është që të më falet jeta*+ dhe lutja ime është që të mos shfaroset populli im!+  Sepse unë dhe populli im jemi shitur+ për t’u shfarosur, për t’u vrarë dhe për t’u zhdukur.+ Po të ishim shitur për t’u bërë skllevër+ e shërbyese, do të kisha heshtur. Por vuajtja nuk është me vend, kur bëhet në dëm të mbretit.»  Mbreti Asuer e pyeti mbretëreshën Ester: «Kush na qenka ky?+ Ku ndodhet ky që qenka kaq trim+ sa të bëjë kështu?!»  Atëherë, Estera tha: «Ja kush është kundërshtari+ dhe armiku,+ ky Hamani i poshtër.»Sakaq Hamanit i hyri tmerri+ prej mbretit dhe mbretëreshës.  I tërbuar,+ mbreti u çua nga gostia me verë për të shkuar në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani u ngrit që t’i lutej mbretëreshës Ester+ t’i falte jetën,* se e pa që mbreti kishte vendosur t’i bënte gjëmën.+  Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit në shtëpinë ku ishte shtruar gostia me verë.+ Hamani kishte rënë mbi divanin+ ku ishte Estera, prandaj mbreti tha: «Dashke edhe të përdhunosh mbretëreshën, kur unë jam në shtëpi?» Sa dolën këto fjalë nga goja e mbretit, Hamanit+ erdhën e ia mbuluan fytyrën.  Harbonai,+ një nga zyrtarët e oborrit+ që i shërbenin mbretit, tha: «Në shtëpinë e Hamanit qëndron në këmbë një shtyllë+ pesëdhjetë kute e lartë, që Hamani e bëri për Mordekain, për atë që foli për të mirën e mbretit.»+ Atëherë, mbreti tha: «Atje vareni!»+ 10  Kështu, ata e varën Hamanin në shtyllën+ që ai kishte përgatitur për Mordekain+ dhe tërbimi i mbretit u fashit.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shpirti».
Shih shënimin në vargun 3.