Estera 6:1-14

6  Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi,+ ndaj dha urdhër që t’i sillnin librin ku regjistroheshin+ ngjarjet e atyre kohëve. Ato u lexuan para mbretit  dhe u gjet e shkruar ajo që kishte raportuar+ Mordekai për Bigtanin dhe Tereshin, dy zyrtarë të oborrit+ mbretëror, derëtarë, që kërkuan të vritnin mbretin Asuer.  Atëherë mbreti tha: «Si është nderuar e si është lartësuar Mordekai për këtë?» Nëpunësit e mbretit, shërbëtorët e tij, u përgjigjën: «Asgjë nuk është bërë për të.»+  Më vonë, mbreti tha: «Kush është në oborr?» Ndërkohë, Hamani kishte hyrë në oborrin e jashtëm+ të shtëpisë së mbretit për t’i thënë që të varte Mordekain në shtyllën+ që kishte bërë për të.  Shërbëtorët iu përgjigjën mbretit: «Në oborr është Hamani.»+ Atëherë mbreti tha: «Le të hyjë.»  Kur Hamani hyri, mbreti i tha: «Çfarë duhet bërë me atë njeri, që mbreti dëshiron ta nderojë?»+ Mirëpo Hamani tha me vete:* «Kë tjetër, veç meje, do të donte të nderonte mbreti?!»+  Prandaj ia ktheu: «Për atë njeri, të cilin mbreti dëshiron ta nderojë,  le të sjellin veshjen mbretërore+ me të cilën vishet mbreti, një kalë mbi të cilin kalëron+ mbreti dhe në kokë t’i vihet çallma mbretërore.  Veshja dhe kali t’i lihen nën kujdes njërit prej princave fisnikë të mbretit.+ Njeriun që mbreti dëshiron ta nderojë, ta veshin, ta hipin mbi kalë e ta çojnë në sheshin+ e qytetit,+ duke thërritur para tij: ‘Kështu bëhet me atë njeri, të cilin mbreti dëshiron ta nderojë!’»+ 10  Sakaq mbreti i tha Hamanit: «Merr shpejt veshjen dhe kalin, si ke thënë, dhe vepro si the me Mordekain, judeun që rri ulur te porta e mbretit. Të mos lësh asgjë pa plotësuar nga të gjitha ato që the.»+ 11  Kështu, Hamani mori veshjen+ dhe kalin, veshi Mordekain,+ e hipi mbi kalë dhe e çoi në sheshin+ e qytetit, duke thërritur para tij:+ «Kështu bëhet me atë njeri, të cilin mbreti dëshiron ta nderojë!»+ 12  Pas kësaj, Mordekai u kthye te porta e mbretit,+ kurse Hamani nxitoi për në shtëpi i pikëlluar dhe me kokën mbuluar.+ 13  Ai i tregoi Zereshës,+ së shoqes, dhe tërë miqve të tij gjithë sa i kishin ndodhur. Atëherë të mençurit+ që mbante rreth vetes dhe Zeresha, e shoqja, i thanë: «Përderisa Mordekai, para të cilit paske filluar të biesh, është nga fara e judenjve, jo vetëm që nuk do të fitosh, por me siguri do të biesh përpara tij.»+ 14  Ndërkohë që ata ishin ende duke folur me të, mbërritën zyrtarët e oborrit mbretëror dhe e çuan me ngut+ Hamanin në gostinë+ që kishte përgatitur Estera.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «tha në zemër».