Estera 5:1-14

5  Ditën e tretë+ Estera u vesh me rrobën mbretërore+ e pas kësaj zuri vend në oborrin e brendshëm+ të shtëpisë së mbretit, përballë shtëpisë së tij. Mbreti ishte ulur në fronin mbretëror në shtëpinë mbretërore, përballë hyrjes së saj.  Sapo mbreti pa mbretëreshën Ester në këmbë në oborr, ajo gjeti hir në sytë e tij.+ Kështu, ai shtriu drejt saj skeptrin prej ari+ që kishte në dorë. Estera u afrua dhe preku majën e skeptrit.  Atëherë, mbreti i tha: «Çfarë ke, o mbretëresha Ester? Cila është lutja jote?+ Edhe sikur të duash gjysmën e mbretërisë,+ të qoftë falë!»  Estera iu përgjigj: «Nëse mbreti e sheh të udhës, le të vijë sot bashkë me Hamanin+ në gostinë+ që kam përgatitur për të.»  Atëherë mbreti tha: «Thuajini Hamanit që të bëjë shpejt+ si ka thënë Estera.» Më vonë, mbreti dhe Hamani vajtën në gostinë që kishte përgatitur Estera.  Pas njëfarë kohe, mbreti i tha Esterës gjatë gostisë me verë: «Cila është kërkesa jote?+ Të qoftë falë! Cila është lutja jote? Qoftë edhe gjysma e mbretërisë, ashtu u bëftë!»  Estera iu përgjigj: «Kërkesa dhe lutja ime është kjo:  në paça gjetur hir në sytë e mbretit+ dhe nëse mbreti e sheh të udhës të plotësojë kërkesën dhe lutjen time, le të vijnë nesër mbreti dhe Hamani në gostinë që do të shtroj për ta dhe nesër do të bëj si ka thënë mbreti.»+  Atë ditë Hamani doli i gëzuar+ dhe me hare në zemër. Mirëpo sa pa Mordekain në portën e mbretit+ që as u ngrit+ e as u drodh para tij,+ u mbush menjëherë me tërbim+ kundër tij. 10  Megjithatë, e mbajti veten dhe vajti në shtëpi. Më pas, dërgoi të thërritnin miqtë e tij dhe të shoqen, Zereshën.+ 11  Hamani foli me ta për lavdinë e pasurisë së tij,+ për numrin e madh të bijve të tij+ e për gjithçka me të cilën mbreti e kishte lartësuar dhe e kishte ngritur mbi princat dhe mbi shërbëtorët e mbretit.+ 12  Pastaj Hamani tha: «Për më tepër, mbretëresha Ester nuk mori askënd tjetër veç meje dhe mbretit në gostinë që kishte përgatitur.+ Madje edhe nesër+ jam i ftuar tek ajo bashkë me mbretin. 13  Por e gjithë kjo nuk më hyn fare në sy, përderisa shoh judeun Mordekai të ulur në portën e mbretit.» 14  Atëherë Zeresha, e shoqja, dhe tërë miqtë e tij i thanë: «Jep urdhër që të bëjnë një shtyllë+ pesëdhjetë kute të lartë dhe në mëngjes+ thuaji mbretit që atje të varet Mordekai.+ Pastaj shko i gëzuar në gosti bashkë me mbretin.» Kjo gjë i pëlqeu+ Hamanit, i cili dha urdhër që të bëhej shtylla.+

Shënime në fund të faqes