Estera 2:1-23

2  Pas këtyre gjërave, kur mbretit Asuer+ iu fashit tërbimi, iu kujtua Vashti,+ ç’kishte bërë ajo+ dhe ç’ishte vendosur kundër saj.+  Atëherë, shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij,+ thanë: «Të kërkohen+ për mbretin vajza të reja, të virgjëra+ e të bukura.  Mbreti të caktojë në tërë provincat+ e mbretërisë së tij disa të ngarkuar e ata t’i mbledhin të gjitha vajzat e virgjëra e të bukura në kështjellën+ e Shushanit, në shtëpinë e grave që është nën kujdesin e Hegait,+ eunukut të mbretit+ dhe rojtarit të grave dhe atje t’u bëhen masazhet.  Pastaj vajza që do t’i pëlqejë mbretit, të bëhet mbretëreshë në vend të Vashtit.»+ Mbretit i pëlqeu kjo gjë dhe ashtu bëri.  Në kështjellën e Shushanit+ ishte një burrë, një jude që e kishte emrin Mordekai.+ Ai ishte biri i Jairit, biri i Shimeit, biri i Kishit, një beniaminit.+  Ai kishte mërguar+ nga Jerusalemi bashkë me të mërguarit e tjerë që kishin ardhur aty me Jekoninë,+ mbretin e Judës, të cilin e çoi në mërgim Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë.  Ai u kujdes+ për Hadasën, domethënë për Esterën, që ishte bijë e xhaxhait të tij,+ pasi ajo nuk kishte as nënë, as baba. Vajza kishte trup të hijshëm dhe ishte e bukur.+ Kur i vdiq i ati dhe e ëma, Mordekai e mori si bijën e tij.  Si u shpall fjala dhe ligji që kishte nxjerrë mbreti, u mblodhën shumë vajza në kështjellën e Shushanit,+ nën kujdesin e Hegait.+ Edhe Esterën e morën në shtëpinë e mbretit, nën kujdesin e Hegait, rojtarit të grave.  Vajza i pëlqeu dhe fitoi dashamirësinë+ e tij, kështu që ai nxitoi t’i bënte masazhet,+ t’i jepte ushqimin e përshtatshëm si dhe shtatë vajza të zgjedhura nga shtëpia e mbretit. Pastaj e kaloi atë bashkë me shoqërueset e saj në vendin më të mirë të shtëpisë së grave. 10  Estera nuk tregoi për popullin+ dhe për të afërmit e saj, sepse Mordekai e kishte urdhëruar të mos tregonte.+ 11  Mordekai kalonte ditë për ditë para oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh se si ishte Estera dhe se ç’po bëhej me të. 12  Kur çdonjërës prej vajzave i vinte radha për të shkuar te mbreti Asuer, pasi kishte bërë për dymbëdhjetë muaj trajtime sipas rregullit për gratë—sepse në atë mënyrë plotësoheshin pak e nga pak ditët e trajtimit me masazhe: gjashtë muaj me vaj mirre,+ gjashtë muaj me vaj balsami+ dhe me masazhet e grave— 13  në këto kushte vajza hynte te mbreti. Çfarëdo që të zinte në gojë, i jepej me vete nga shtëpia e grave në shtëpinë e mbretit.+ 14  Në mbrëmje hynte dhe në mëngjes kthehej në shtëpinë e dytë të grave, që ishte nën kujdesin e Shaashgazit, eunukut të mbretit+ dhe rojtarit të konkubinave.* Ajo nuk hynte më te mbreti, veç nëse ai e kishte pëlqyer dhe e thërriste me emër.+ 15  Kur i erdhi radha të hynte te mbreti Esterës, bijës së Abihailit, ungjit të Mordekait, që e kishte marrë si bijën e tij,+ ajo nuk kërkoi asgjë,+ veç asaj që i tha Hegai,+ eunuku i mbretit dhe rojtari i grave. (Ndërkohë Estera fitonte vazhdimisht pëlqimin e kujtdo që e shihte).+ 16  Kështu, Esterën e çuan te mbreti Asuer, në shtëpinë e tij mbretërore, në muajin e dhjetë, domethënë në muajin tebeth, vitin e shtatë+ të mbretërimit të tij. 17  Mbreti e deshi Esterën më shumë se të gjitha gratë e tjera. Ajo fitoi pëlqimin dhe dashamirësinë e tij më shumë se të gjitha virgjëreshat e tjera.+ Ai i vuri në kokë vellon mbretërore dhe e bëri mbretëreshë+ në vend të Vashtit. 18  Pastaj mbreti shtroi një gosti madhështore për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij, gostinë e Esterës. Veç kësaj, ai shpalli një amnisti+ në të gjitha provincat dhe ndau dhurata, se mbreti i kishte mundësitë. 19  Kur virgjëreshat+ u mblodhën për herë të dytë, Mordekai rrinte ulur te porta e mbretit.+ 20  Estera nuk kishte treguar për të afërmit e për popullin e saj,+ ashtu siç e kishte urdhëruar Mordekai.+ Ajo u bindej fjalëve të Mordekait tamam si atëherë kur ishte nën kujdesin e tij.+ 21  Ato ditë, teksa Mordekai rrinte ulur te porta e mbretit, Bigtani dhe Tereshi, dy zyrtarë të oborrit mbretëror, derëtarë, u zemëruan dhe po kërkonin të vritnin+ mbretin Asuer. 22  Këtë gjë e mori vesh Mordekai, i cili ia tregoi menjëherë+ mbretëreshës Ester. Ajo ia bëri të ditur këtë gjë mbretit në emër të Mordekait.+ 23  Kështu, çështja u hetua dhe doli se ishte e vërtetë. Ata të dy u varën+ në shtyllë,+ kurse çështja u shkrua në prani të mbretit në librin e ngjarjeve+ të atyre ditëve.

Shënime në fund të faqes

Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.