Estera 10:1-3

10  Mbreti Asuer vuri në punë të detyruar+ vendin dhe ishujt+ e detit.  A nuk është shkruar në Librin e ngjarjeve+ të mbretërve të Medisë dhe të Persisë+ për gjithë punën e madhe të Mordekait,+ fuqinë e tij dhe dokumentimin e saktë të madhështisë së tij, me të cilën mbreti e madhëroi?+  Judeu Mordekai ishte i dyti+ pas mbretit Asuer, ishte me pozitë mes judenjve dhe i miratuar nga tërë vëllezërit e tij, pasi punonte për të mirën e popullit dhe u fliste për paqen+ tërë pasardhësve të tyre.

Shënime në fund të faqes