Estera 1:1-22

1  Në ditët e Asuerit,+ domethënë të Asuerit që mbretëronte nga India deri në Etiopi, mbi njëqind e njëzet e shtatë provinca,+  në kohën kur mbreti Asuer rrinte në fronin e tij mbretëror+ që gjendej në kështjellën+ e Shushanit,+  në vitin e tretë të mbretërimit të tij, ai shtroi një gosti+ për të gjithë princat dhe shërbëtorët e vet, për komandantët e ushtrisë së Persisë+ e të Medisë,+ për fisnikët+ dhe princat e provincave, të cilët u mblodhën para tij.+  Për shumë ditë, për njëqind e tetëdhjetë ditë, ai tregoi pasuritë+ e mbretërisë së tij të lavdishme, nderin+ dhe shkëlqimin e madhështisë së tij.  Kur u mbushën këto ditë, mbreti shtroi në oborrin e kopshtit të pallatit mbretëror një gosti për shtatë ditë me radhë për të gjithë ata që gjendeshin në kështjellën e Shushanit, për të mëdhenj e për të vegjël.  Kishte pëlhura liri, copa prej pambuku të hollë e stofra blu,+ të kapura me litarë të bërë me copa të punuara hollë. Kishte edhe të leshta në ngjyrë të kuqe të purpurt,+ që ishin varur nëpër unaza argjendi e mbi shtylla mermeri. Divanët+ prej ari e prej argjendi ishin mbi dysheme porfiri, mermeri, sedefi dhe mermeri të zi.  Vera shërbehej në enë prej ari+ të formave të ndryshme dhe vera e mbretit+ ishte me bollëk, sepse mbreti i kishte mundësitë.  Në atë rast, asnjë nuk i detyronte ata të pinin sipas ligjit, sepse ashtu kishte vendosur mbreti për të gjithë ata që ishin me pozitë në shtëpinë e tij: që secili dhe kushdo të bënte si t’i pëlqente.  Edhe mbretëresha Vashti+ shtroi një gosti për gratë që ishin në shtëpinë mbretërore të mbretit Asuer. 10  Ditën e shtatë, kur mbreti erdhi në qejf nga vera,+ i tha Mehumanit, Biztait, Harbonait,+ Bigtait, Abagthait, Zetarit dhe Karkasit, shtatë zyrtarëve të oborrit që i shërbenin+ vetë mbretit Asuer, 11  që të sillnin para tij mbretëreshën Vashti me vellon mbretërore në kokë për t’u treguar njerëzve dhe princave hijeshinë e saj, sepse ajo ishte e bukur.+ 12  Mirëpo mbretëresha Vashti nuk pranonte+ të vinte sipas fjalës që i kishte çuar mbreti nëpërmjet zyrtarëve të oborrit. Kjo e indinjoi së tepërmi mbretin, i cili vlonte përbrenda nga tërbimi.+ 13  Atëherë, mbreti i pyeti të mençurit+ që njihnin ngjarjet e kohëve të shkuara.+ (Sepse në këtë mënyrë mbreti ua paraqiste çështjen tërë atyre që ishin njohës të mirë të ligjit dhe të çështjeve ligjore. 14  Më të afërt për të ishin: Karshenai, Shetari, Admatai, Tarshishi, Meresi, Marsenai dhe Memukani, shtatë+ princat e Persisë dhe të Medisë, të cilët lejoheshin të hynin te mbreti+ dhe kishin postet e para në mbretëri.) 15  Ai u tha: «Sipas ligjit, çfarë duhet bërë me mbretëreshën Vashti, meqë ajo nuk e zbatoi fjalën që dërgoi mbreti Asuer nëpërmjet zyrtarëve të oborrit?» 16  Atëherë Memukani+ tha para mbretit dhe princave: «Mbretëresha Vashti nuk ka gabuar vetëm kundër mbretit,+ por edhe kundër të gjithë princave dhe të gjithë popujve që janë në tërë provincat e mbretit Asuer. 17  Sepse punën e mbretëreshës do ta marrin vesh të gjitha gratë, e kështu edhe ato do t’i përbuzin+ burrat e tyre+ e do të thonë: ‘Mbreti Asuer dha urdhër që mbretëresha Vashti të shkonte para tij e ajo nuk vajti.’ 18  Madje sot princeshat e Persisë dhe të Medisë do t’ua thonë të gjithë princave të mbretit atë që kanë dëgjuar për mbretëreshën, dhe kjo do të ngjallë shumë përçmim e indinjatë.+ 19  Nëse mbreti e sheh të udhës,+ le të nxjerrë një urdhëresë* dhe të shkruhet ndër ligjet+ e Persisë dhe të Medisë, që të jetë e pakthyeshme.+ Në bazë të saj Vashti nuk duhet të dalë para mbretit Asuer. Pozitën e saj mbretërore mbreti le t’ia japë një gruaje tjetër më të mirë se ajo. 20  Dekreti që do të nxjerrë mbreti duhet të dëgjohet në tërë mbretërinë e tij (që është e paanë). Kështu, të gjitha gratë do t’i nderojnë+ burrat e tyre,+ qofshin këta të mëdhenj ose jo.» 21  Kjo gjë i pëlqeu mbretit+ e princave dhe mbreti bëri si tha Memukani. 22  Kështu, ai dërgoi dokumente+ të shkruara në tërë provincat e mbretërisë, çdo province+ sipas shkrimit të vet dhe çdo populli në gjuhën e vet, që çdo burrë të ishte zot në shtëpinë e tij+ dhe të fliste në gjuhën e popullit të vet.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «fjalë mbretërore».