Eklisiastiu 8:1-17

8  Kush është si i mençuri?+ Kush e njeh interpretimin e një gjëje?+ Mençuria bën që fytyra e një njeriu të shkëlqejë, madje ia ndryshon për mirë edhe vrazhdësinë e fytyrës.+  Unë them: «Ruaje urdhrin e mbretit,+ për shkak të betimit që ke bërë para Perëndisë.+  Mos u nxito të ikësh nga prania e tij.+ Mos u përfshi në asgjë të keqe.+ Sepse ai bën ç’të dojë+  dhe fjala e mbretit është fuqiplotë.+ Kush mund t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’»  Kush e ruan urdhërimin, nuk do të shohë asnjë të keqe,+ dhe zemra e mençur di të dallojë kohën dhe gjykimin.+  Për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim,+ sepse të shumta janë të këqijat që rëndojnë mbi njerëzit.+  Askush nuk e di se ç’do të ndodhë,+ pasi kush mund t’i thotë se si do të bëhet?  S’ka njeri që të ketë fuqi mbi frymën dhe ta ndalë atë.+ Nuk ka asnjë fuqi mbi ditën e vdekjes+ dhe nga kjo luftë nuk ka çlirim.+ Ligësia nuk do t’u sjellë shpëtim atyre që jepen pas saj.+  Të gjithë këtë e kam parë dhe jam dhënë me gjithë zemër pas çdo pune që është bërë nën diell. Gjatë gjithë kësaj kohe, njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.+ 10  Megjithatë i kam parë të ligjtë, që vinin e iknin nga vendi i shenjtë,+ të varroseshin+ e të harroheshin në qytetin ku kishin vepruar kështu.+ Edhe kjo është kotësi. 11  Ngaqë dënimi kundër një vepre të keqe nuk është ekzekutuar me shpejtësi,+ zemra e bijve të njerëzve është plotësisht e vendosur për të bërë keq.+ 12  Edhe pse një mëkatar mund të bëjë keq+ njëqind herë e të jetojë gjatë, duke bërë si i pëlqen, unë e di mirë se atyre që i frikësohen Perëndisë së vërtetë+ do t’u dalë për mirë, sepse kanë pasur frikë nga ai.+ 13  Por të ligut nuk do t’i dalë aspak për mirë,+ as ka për t’i zgjatur ditët e tij që janë posi hije,+ sepse ai nuk i frikësohet Perëndisë.+ 14  Ja një kotësi që bëhet në tokë: ka njerëz të drejtë, të cilët pësojnë atë që e meritojnë veprat e të ligjve,+ ka edhe njerëz të ligj, të cilët shpërblehen siç e meritojnë veprat e të drejtëve.+ Thashë që edhe kjo është kotësi. 15  Unë them se është mirë të gëzosh,+ sepse për njerëzit s’ka asgjë tjetër më të mirë nën diell, se të hanë, të pinë e të gëzojnë, dhe ky do t’i shoqërojë ata në mundin e tyre gjithë ditët e jetës+ që Perëndia i vërtetë u ka dhënë nën diell.+ 16  Në përputhje me këtë, u përpoqa me gjithë zemër+ të njihja mençurinë dhe të shihja punën që bëhet në tokë,+ sepse është dikush, i cili nuk vë gjumë në sy as ditën, as natën.+ 17  Pashë gjithë veprën e Perëndisë+ së vërtetë, se si njerëzit s’janë në gjendje të zbulojnë veprën që është bërë nën diell.+ Sado të mundohen ta kërkojnë, prapë nuk do të zbulojnë gjë.+ Madje edhe sikur të thoshin se janë mjaft të mençur për ta njohur,+ nuk do të ishin në gjendje ta zbulonin.+

Shënime në fund të faqes