Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Eklisiastiu 7:1-29

7  Një emër është më i mirë se vaji i çmuar+ dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.+  Është më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi, se në një shtëpi ku ka gosti,+ sepse ky është fundi i të gjithë njerëzve, dhe i gjalli duhet ta ketë parasysh këtë.*  Shqetësimi është më mirë se e qeshura,+ sepse kur ngryset fytyra, zemra bëhet më mirë.+  Zemra e të mençurve është në shtëpinë ku mbahet zi,+ kurse zemra e budallenjve është në shtëpinë ku ka gëzim.+  Është më mirë të dëgjosh qortimin e një të mençuri,+ se këngën e budallenjve.+  Sepse e qeshura e budallait+ është si zhurma e gjembave nën kazan; edhe kjo është kotësi.  Shtypja mund ta bëjë të mençurin të veprojë çmendurisht+ dhe ryshfeti+ e korrupton zemrën.+  Më mirë se fillimi i një çështjeje është ajo që vjen pas saj.+ Më mirë kush është i durueshëm, se ai që ka frymën e fodullëkut.+  Mos u fyej shpejt,*+ sepse fyerja prehet në gji të budallenjve.+ 10  Mos thuaj: «Si ka mundësi që ditët e mëparshme ishin më të mira se këto?»+ Sepse nuk është e mençur+ të bësh një pyetje të tillë. 11  Mençuria bashkë me trashëgiminë është e mirë dhe dobiprurëse për ata që e shohin diellin.+ 12  Sepse mençuria është mbrojtje+ njëlloj siç është edhe paraja,+ por përparësia e njohurisë është se bashkë me mençurinë i ruan gjallë ata që e zotërojnë.+ 13  Shihe veprën+ e Perëndisë së vërtetë, sepse kush është në gjendje ta drejtojë atë që ai e ka bërë të shtrembër?+ 14  Në ditë të mirë trego mirësi+ dhe në ditë të kobshme pranoje që Perëndia i vërtetë ka bërë si njërën, ashtu edhe tjetrën,+ me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë pas tij.+ 15  Kam parë çdo gjë gjatë ditëve të mia të kota.+ Ka njerëz të drejtë që vdesin në drejtësinë e tyre,+ ka edhe të ligj që jetojnë gjatë në ligësinë e tyre.+ 16  Mos u bëj i drejtë së tepërmi,+ as mos u trego i mençur jashtë mase.+ Përse të shkatërrosh veten?+ 17  Mos ji i lig së tepërmi,+ as mos u bëj i marrë.+ Përse të vdesësh, kur s’e ke kohën?+ 18  Është më mirë të kapesh pas njërës, por as mos hiq dorë nga tjetra;+ sepse atij që i frikësohet Perëndisë do t’i dalë mbarë në të gjitha këto.+ 19  Për të mençurin, mençuria është më e fortë se dhjetë njerëz me pushtet në qytet.+ 20  Sepse nuk ka asnjë njeri të drejtë në tokë, që vazhdon të bëjë të mirën dhe të mos mëkatojë.+ 21  Gjithashtu, mos ua vër veshin* gjithë fjalëve që mund të thonë njerëzit,+ që të mos e dëgjosh shërbëtorin tënd të të mallkojë.+ 22  Sepse zemra jote e di mirë se ti vetë i ke mallkuar shumë herë të tjerët.+ 23  Të gjitha këto unë i kam provuar me anë të mençurisë. Thashë: «Do të bëhem i mençur.» Por kjo ishte larg meje.+ 24  Çfarë është bërë, është larg dhe jashtëzakonisht e thellë. Kush mund ta zbulojë?+ 25  U përpoqa me mendje e me zemër+ të njihja, të rrëmoja e të kërkoja mençurinë+ dhe arsyen e gjërave,+ si dhe të njihja ligësinë e budallallëkut dhe marrëzinë e çmendurisë;+ 26  dhe ja çfarë zbulova: për mua më e hidhur se vdekja+ është gruaja, e cila është si një rrjetë gjuetie, zemra e së cilës është si një rrjetë tratë dhe duart e së cilës janë vargonj.+ Njeriu shihet me sy të mirë nga Perëndia i vërtetë, nëse ikën nga ajo, por mëkaton, nëse ajo e kap.+ 27  «Ja pra, çfarë kam gjetur,—tha ai që mbledh popullin,+—duke i marrë gjërat një nga një për të zbuluar përfundimin+ 28  që shpirti im e ka kërkuar pareshtur, por nuk e ka gjetur. Në një mijë burra, gjeta një të drejtë,+ por mes gjithë këtyre grave nuk gjeta asnjë të drejtë.+ 29  Ja, vetëm këtë kam gjetur, që Perëndia i vërtetë i bëri njerëzit të drejtë,+ por ata kanë kërkuar marifete* të shumta.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «ta mbajë në zemër».
Fjalë për fjalë «mos u nxito në frymën tënde të fyhesh».
Ose «mos i merr për zemër».
Ose «plane».