Eklisiastiu 6:1-12

6  Kam parë një të keqe nën diell, që ndodh shpesh mes njerëzve:  një njeri, të cilit Perëndia i vërtetë i jep pasuri, të mira materiale dhe lavdi.+ Atij nuk i mungon asgjë nga të gjitha ato që ia dëshiron shpirti.+ Megjithatë, Perëndia i vërtetë nuk i jep mundësinë t’i hajë,+ ndonëse një i huaj+ mund t’i hajë. Kjo është kotësi dhe një sëmundje e keqe.  Sikur njeriu të bëhet njëqind herë baba e të jetojë shumë vjet,+ aq sa ditët e viteve të tij të bëhen të shumta,+ e prapëseprapë shpirti i tij të mos ngopet me të mira+ dhe të mos ketë as varr për vete,+ atëherë unë them se më mirë se ai është një dështak.+  Sepse ky më kot ka ardhur e në errësirë shkon dhe me errësirë do të mbulohet emri i tij.+  Edhe diellin as nuk e ka parë, as nuk e ka njohur.+ Ky ka pushuar, dhe jo ai tjetri.+  Edhe sikur të ketë jetuar dy herë nga një mijë vjet e të mos ketë parë atë që është e mirë,+ a nuk shkojnë të gjithë në një vend të vetëm?+  Gjithë mundi i njerëzve është për gojën e tyre,+ por shpirti i tyre nuk ngopet.  Sepse ç’epërsi ka i mençuri mbi budallanë?+ Ç’dobi ka i munduari, që di si të ecë përpara të gjallëve?  Më mirë ajo që sheh syri, se ajo që dëshiron shpirti.+ Edhe kjo është kotësi dhe një rropatje pas erës.+ 10  Çdo gjë që është bërë, emri i saj është thënë tashmë, dhe është marrë vesh se ç’është njeriu+ dhe se nuk është në gjendje ta mbrojë çështjen e vet kundër atij që është më i fuqishëm.+ 11  Meqë ka shumë gjëra që shkaktojnë shumë kotësi,+ ç’përfitim ka njeriu? 12  Kush e di, pra, se ç’të mira ka një njeri në jetë+ gjithë ditët e jetës së tij të kotë, që i kalon si një hije?+ Kush mund t’i thotë, pra, njeriut se ç’do të ndodhë pas tij nën diell?+

Shënime në fund të faqes