Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Eklisiastiu 3:1-22

3  Për çdo gjë ka një kohë të caktuar,+ ka një kohë për çdo punë nën qiej:  një kohë për të lindur+ dhe një kohë për të vdekur;+ një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që ishte mbjellë;+  një kohë për të vrarë+ dhe një kohë për të shëruar;+ një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar;+  një kohë për të qarë+ dhe një kohë për të qeshur;+ një kohë për të vajtuar+ dhe një kohë për të kërcyer;+  një kohë për të flakur gurë+ dhe një kohë për të mbledhur gurë;+ një kohë për të përqafuar+ dhe një kohë për të qëndruar larg përqafimeve;+  një kohë për të kërkuar+ dhe një kohë për të hequr dorë; një kohë për të mbajtur dhe një kohë për të flakur;+  një kohë për të grisur+ dhe një kohë për të qepur;+ një kohë për të heshtur+ dhe një kohë për të folur;+  një kohë për të dashur dhe një kohë për të urryer;+ një kohë për luftë+ dhe një kohë për paqe.+  Ç’përfitim ka ai që punon nga gjërat për të cilat po mundohet?+ 10  I kam parë punët që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve me të cilat të merren.+ 11  E ka bërë të bukur çdo gjë në kohën e vet.+ Ka vënë edhe përjetësinë në zemrën e tyre,+ që njerëzit të mos e zbulojnë kurrë nga fillimi deri në fund punën që ka bërë Perëndia i vërtetë.+ 12  Kam arritur të kuptoj se s’ka gjë më të mirë për ta, se të gëzojnë dhe të bëjnë mirë gjatë jetës së tyre;+ 13  dhe që çdo njeri të hajë e të pijë e të shohë të mira për gjithë mundin e tij.+ Është dhuratë nga Perëndia.+ 14  Kam arritur të kuptoj se çdo gjë që Perëndia i vërtetë bën, do të jetë përgjithnjë.+ Asaj s’ka asgjë për t’i shtuar dhe nga ajo s’ka asgjë për të hequr,+ por Perëndia i vërtetë e ka bërë,+ që njerëzit të kenë frikë prej tij.+ 15  Ajo që ka ndodhur, tashmë ka qenë, dhe ajo që do të bëhet, tashmë është bërë.+ Perëndia i vërtetë+ vazhdon të kërkojë të mirën e atyre që përndiqen.+ 16  Veç kësaj kam parë nën diell vendin e drejtësisë aty ku ishte ligësia dhe vendin e së drejtës aty ku ishte ligësia.+ 17  Prandaj thashë me vete:*+ «Perëndia i vërtetë do të gjykojë si të drejtin, ashtu edhe të ligun,+ sepse ka një kohë për çdo gjë dhe për çdo punë.»+ 18  Atëherë thashë me vete për bijtë e njerëzve se Perëndia i vërtetë do t’i shoshitë, që të shohin se edhe ata janë si kafshët.+ 19  Sepse ka një fund, si për bijtë e njerëzve, ashtu edhe për kafshët. Ata kanë të njëjtin fund.+ Si vdes njëri, ashtu vdes edhe tjetri.+ Të gjithë kanë vetëm një frymë,+ kështu që njeriu s’ka asnjë epërsi mbi kafshët, sepse çdo gjë është kotësi. 20  Të gjithë shkojnë në një vend.+ Të gjithë janë bërë nga pluhuri+ dhe në pluhur kthehen të gjithë.+ 21  Kush e di nëse fryma e bijve të njerëzve ngjitet lart dhe nëse fryma e kafshëve zbret poshtë në tokë?+ 22  Prandaj kam parë që s’ka asgjë më të mirë për njeriun, sesa të gëzojë në punët e tij,+ sepse kjo është pjesa që i takon. Vërtet, kush do ta kthejë prapë atë, që të shohë se çfarë do të ndodhë pas tij?+

Shënime në fund të faqes

Shih shënim tek Ek 1:16; njësoj edhe në vargun 18.