Eklisiastiu 2:1-26

2  Unë thashë me vete:*+ «Eja pra, tani, të provosh gëzimin+ e të shohësh edhe të mira.»+ Por ja, edhe kjo ishte kotësi.  Për të qeshurën thashë: «Marrëzi!»+ Dhe për gëzimin:+ «Po ky çfarë bën?»  Kërkova me gjithë zemër se si ta gëzoja trupin me verë,+ duke e drejtuar zemrën me mençuri,+ për t’u kapur edhe pas marrëzisë, derisa të shihja se ç’të mirë kishin bijtë e njerëzve nga ajo që bënin nën qiej, gjatë gjithë ditëve të jetës së tyre.+  U mora me vepra më të mëdha.+ Ndërtova shtëpi+ dhe mbolla vreshta.+  Bëra kopshte e parqe,+ dhe mbolla në to pemë frutore të çdo lloji.  Bëra edhe rezervuarë me ujë,+ për të vaditur me ta pyllin, ku mugullojnë drurët.+  Mora shërbyes dhe shërbyese,+ dhe pata shërbëtorë që më lindën në shtëpi.+ Po ashtu pata edhe bagëti, gjedhë dhe kope në sasi të madhe, më shumë se të gjithë ata që ishin para meje në Jerusalem.+  Grumbullova argjend dhe ar,+ pronat e mbretërve dhe të provincave.+ Mblodha këngëtarë e këngëtare,+ si dhe ato që janë kënaqësitë e thella+ të bijve të njerëzve: një zonjë, madje disa zonja.+  U madhërova dhe u begatova më shumë se kushdo që kishte qenë para meje në Jerusalem.+ Për më tepër, edhe mençuria nuk u nda nga unë.+ 10  Çdo gjë që sytë e mi e dëshiruan, nuk ua mohova.+ Nuk ia kurseva zemrës asnjë lloj gëzimi, sepse zemra ime gëzonte për shkak të gjithë mundit tim,+ dhe kjo ishte pjesa që më takonte për gjithë mundin tim.+ 11  Pastaj u ktheva të vështroja të gjitha punët që kishin bërë duart e mia dhe mundin për t’i kryer ato+ dhe ja, çdo gjë ishte kotësi dhe një rropatje pas erës+ dhe s’kishte asnjë përfitim nën diell.+ 12  U ktheva për të parë mençurinë,+ çmendurinë dhe marrëzinë.+ Ç’mund të arrijë një njeri i thjeshtë, i cili pas mbretit përpiqet të bëjë të njëjtën gjë? Vetëm atë që tashmë është bërë. 13  Atëherë pashë se ka më shumë përfitim nga mençuria, se nga marrëzia,+ ashtu sikurse ka më shumë përfitim nga drita, se nga errësira.+ 14  Njeriu i mençur i ka sytë në ballë,+ ndërsa budallai ecën në errësirë të plotë.+ Unë vetë kam arritur të kuptoj se fundi vjen për të gjithë.+ 15  Kështu thashë me vete:+ «Edhe unë do të kem po atë fund+ si të budallait.»+ Përse, atëherë, u bëra i mençur, madje së tepërmi?+ Prandaj thashë: «Edhe kjo është kotësi.» 16  Sepse njeriu i mençur s’ka për t’u mbajtur mend më gjatë se budallai.+ Në ditët që po vijnë, secili ka për t’u harruar. Si do të vdesë i mençuri? Ashtu si budallai.+ 17  Kështu e urreva jetën,+ sepse nga këndvështrimi im puna që është bërë nën diell është sfilitëse,+ gjithçka është kotësi dhe rropatje pas erës.+ 18  Atëherë e urreva gjithë punën me të cilën isha munduar nën diell+ e që do t’ia lë atij njeriu që do të vijë pas meje.+ 19  Kush e di nëse ai do të jetë i mençur apo i marrë?+ Gjithsesi, ai do të shtjerë në dorë gjithë punën, me të cilën u mundova dhe për të cilën tregova mençuri nën diell.+ Edhe kjo është kotësi. 20  Kështu që nisa të dëshpërohesha në zemër+ për gjithë punën, me të cilën isha munduar nën diell. 21  Sepse ka një njeri, i cili është munduar me mençuri, njohuri dhe mjeshtëri,+ por pjesa e tij do t’i jepet një njeriu që nuk është munduar për të.+ Edhe kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.+ 22  Sepse çfarë arrin të ketë njeriu nga gjithë mundi i tij dhe nga ankthi i zemrës së tij, me të cilin mundohet nën diell?+ 23  Gjatë gjithë ditëve të tij, puna e tij do të thotë dhembje e pezmatim,+ madje edhe natën zemra nuk i gjen prehje.+ Edhe kjo është vetëm kotësi. 24  Për njeriun s’ka asgjë më të mirë se të hajë e të pijë dhe që shpirti i tij të shohë të mira, për shkak të mundit të tij.+ Edhe këtë e kam parë që është nga dora e Perëndisë së vërtetë.+ 25  Sepse kush ha+ dhe kush pi më mirë se unë?+ 26  Sepse njeriut që është i mirë para syve të tij,+ ai i ka dhënë mençuri, njohuri dhe gëzim,+ kurse mëkatarit i ka dhënë punën që të mbledhë e të grumbullojë vetëm për t’ia dhënë atij që është i mirë para syve të Perëndisë së vërtetë.+ Edhe kjo është kotësi dhe rropatje pas erës.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënim tek Ek 1:16; njësoj edhe në vargun 15.