Eklisiastiu 12:1-14

12  Kujtoje pra tani, Krijuesin tënd të Madh+ në ditët e djalërisë sate,+ para se të vijnë ditët e kobshme+ ose para se të kenë ardhur vitet, kur do të thuash: «Nuk gjej asnjë kënaqësi në to.»+  Para se dielli, drita, hëna dhe yjet të errësohen+ dhe retë të kthehen bashkë me rrebeshin;  ditën kur rojtarët e shtëpisë të+ dridhen, kur burrat e fuqishëm të kërrusen+ dhe gratë që bluajnë+ ta lënë punën, sepse janë pakësuar, kur për zonjat që shohin në dritare+ të ketë errësirë;  kur dyert e rrugës të mbyllen,+ kur zhurma e mullirit të blojës të dobësohet,+ kur njeriu të ngrihet nga cicërima e një zogu dhe gjithë bijat e këngës të dëgjohen dobët.+  Po, kur të frikësohen nga ajo që është e lartë dhe të ketë tmerre udhës. Kur pema e bajames të lëshojë lule+ dhe karkaleci të hiqet zvarrë, kur fryti i kaparinës të çahet, sepse njeriu ecën drejt asaj që do të jetë shtëpia e tij për një kohë të gjatë+ dhe kortezhi i vajtuesve vjen përqark rrugëve;+  para se kordoni prej argjendi të këputet dhe kupa prej ari të copëtohet,+ para se shtamba në krua të thyhet dhe çikriku i sternës të bëhet copë-copë.  Atëherë, pluhuri kthehet në tokë,+ aty ku ishte më parë, dhe fryma+ kthehet te Perëndia i vërtetë+ që e dha.+  «Kotësia më e madhe!—thotë ai që mbledh popullin.+—Çdo gjë është kotësi.»+  Përveçse u bë i mençur vetë,+ ai që mbledh popullin u dha njohuri pareshtur edhe njerëzve,+ bloi në mendje dhe bëri një kërkim të hollësishëm,+ që të vinte sipas radhës shumë proverba.+ 10  Ai kërkoi të gjente fjalë të këndshme+ dhe të shkruante fjalë të sakta të së vërtetës.+ 11  Fjalët e të mençurve janë si hostenë qesh+ dhe si gozhdë të ngulura+ janë ata që jepen pas mbledhjes së thënieve të urta; ato janë dhënë nga një bari i vetëm.+ 12  Për çdo gjë tjetër veç këtyre, o biri im, mbaj parasysh këtë këshillë: nuk ka fund bërja e shumë librave dhe përkushtimi i madh ndaj tyre e lodh trupin.+ 13  Përfundimi i çështjes, pasi është dëgjuar çdo gjë, është: frikësoju Perëndisë së vërtetë+ dhe përmbushi urdhërimet e tij.+ Sepse ky është tërë detyrimi i njeriut. 14  Sepse Perëndia i vërtetë do të gjykojë çdo lloj vepre dhe çdo gjë të fshehur, qoftë kjo e mirë ose e keqe.+

Shënime në fund të faqes