Danieli 8:1-27

8  Vitin e tretë të mbretërimit të mbretit Belshazar,+ mua, Danielit, m’u shfaq një vegim, pas atij që m’u shfaq në fillim.+  Atëherë nisa të shihja në vegim dhe ndërsa po shihja, u gjenda në kështjellën e Shushanit,+ në provincën e Elamit.+ Shihja në vegim dhe gjendesha pranë rrjedhës së ujit të Ulait.+  Kur ngrita sytë, pashë një dash me dy brirë+ që qëndronte para rrjedhës së ujit. Dy brirët ishin të lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, dhe më i larti doli më pas.+  E pashë dashin të godiste me brirë drejt perëndimit, veriut dhe jugut. Asnjë bishë e egër nuk qëndronte dot para tij dhe askush nuk të çlironte dot nga dora e tij.+ Ai bënte si t’i pëlqente dhe mbahej me të madh.  Pastaj pashë një cjap+ që po vinte nga perëndimi i diellit mbi sipërfaqen e tërë tokës, dhe nuk e prekte tokën. Cjapi kishte midis syve një bri që spikaste.+  Ai erdhi deri te dashi me dy brirë, të cilin e kisha parë të qëndronte para rrjedhës së ujit. Erdhi duke vrapuar drejt tij, plot tërbim e fuqi.  E pashë të vinte fare pranë dashit, dhe i mbushur plot vrer kundër tij, nisi ta godiste e t’ia thyente dy brirët, dhe dashi s’pati fuqi të qëndronte para tij. Kështu, ai e hodhi përtokë, e shtypi me këmbë, dhe askush s’e shpëtoi dot dashin nga dora e tij.+  Cjapi u mbajt tej mase me të madh,+ por sapo u bë i fuqishëm, briri i madh u thye dhe në vend të tij nisën të dilnin në mënyrë të spikatshme katër të tjerë, në drejtim të katër anëve* të qiellit.+  Nga një prej tyre doli një bri tjetër, një i vogël.+ Ai rritej gjithnjë e më shumë drejt jugut, drejt lindjes së diellit dhe drejt Stolisë.+ 10  Ai u rrit gjithnjë e më shumë, deri tek ushtria e qiejve,+ dhe bëri të binin në tokë disa nga ushtria e disa nga yjet,+ dhe i shtypi me këmbë.+ 11  U mbajt me të madh deri te Princi+ i ushtrisë, nga i cili u hoq flijimi i vazhdueshëm,+ kurse vendi me themele të forta i shenjtërores së tij u hodh poshtë.+ 12  Pak nga pak një ushtri iu la në dorë+ bashkë me flijimin e vazhdueshëm+ për shkak të shkeljes.+ Ai e hodhi përtokë të vërtetën,+ veproi dhe pati sukses.+ 13  Dëgjova një të shenjtë+ të fliste dhe një i shenjtë tjetër i thoshte atij që po fliste: «Deri kur do të vazhdojë vegimi për flijimin e vazhdueshëm,+ për shkeljen që shkakton shkretim+ dhe për shtypjen me këmbë të vendit të shenjtë dhe të ushtrisë?»+ 14  Kështu, ai më tha: «Derisa të kalojnë dy mijë e treqind mbrëmje e mëngjese. Atëherë vendi i shenjtë do të kthehet në gjendjen e duhur.»+ 15  Pastaj, ndërsa unë Danieli po shihja vegimin dhe po kërkoja të kuptoja,+ ja, përballë meje po qëndronte dikush që nga pamja ngjante me një burrë.+ 16  Nisa të dëgjoja zërin e një njeriu në mes të Ulait,+ ndërsa ai thërriste e thoshte: «Gabriel,+ bëje atë njeri të kuptojë atë që pa.»+ 17  Kështu, ai erdhi pranë vendit ku po qëndroja unë, por kur erdhi u tmerrova dhe u përkula me fytyrë përdhe. Ai nisi të më thoshte: «Kuptoje,+ o bir njeriu,+ se vegimi është për kohën e fundit.»+ 18  E ndërsa ai po më fliste, mua më zuri një gjumë i rëndë me fytyrën përdhe.+ Prandaj, ai më preku dhe më bëri të qëndroja në këmbë aty ku kisha qenë.+ 19  Ai më tha: «Ja, unë po të tregoj çfarë do të ndodhë në fund të shpalljes së dënimit, sepse vegimi është për kohën e caktuar të fundit.+ 20  Dashi me dy brirë përfaqëson mbretin e Medisë e të Persisë.+ 21  Cjapi leshtor përfaqëson mbretin e Greqisë,+ kurse briri i madh midis syve të tij përfaqëson mbretin e parë.+ 22  Meqenëse ai u thye dhe në vend të tij dolën së fundi katër të tjerë,+ kjo do të thotë se nga kombi i tij do të dalin katër mbretëri, por që nuk do të kenë fuqinë e tij. 23  Në fund të mbretërisë së tyre, kur shkelësit ta kenë mbushur kupën, do të dalë një mbret me fytyrë të egër, që i kupton thëniet me dy kuptime.+ 24  Pushteti i tij do të fuqizohet, por jo falë fuqisë së tij.+ Ai do të shkaktojë rrënim+ në mënyrë të mrekullueshme, do të ketë sukses dhe do të veprojë me efektshmëri. Ai do t’i rrënojë të fuqishmit dhe popullin e përbërë nga të shenjtët.+ 25  Në saje të gjykimit të tij të thellë, do të bëjë që mashtrimi të ketë sukses falë ndikimit të tij.*+ Në zemrën e tij do të mbahet me të madh+ dhe gjatë një kohe pa shqetësime+ do të rrënojë shumë veta. Ai do të ngrihet kundër Princit të princave,+ por do të thyhet pa e prekur kush me dorë.+ 26  Ajo që është parë dhe që tashmë është thënë, në lidhje me mbrëmjen dhe mëngjesin, është e vërtetë.+ Ti mbaje të fshehtë vegimin, sepse duhet të kalojnë ende shumë ditë.»+ 27  Atëherë unë, Danieli, u ndjeva i sfilitur dhe u sëmura për disa ditë.+ Pastaj u ngrita dhe bëra punët që më kishte ngarkuar mbreti.+ Megjithatë, isha ende i mpirë për shkak të asaj që kisha parë, dhe askush nuk e kuptonte atë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «erërave».
Fjalë për fjalë «në dorën e tij».