Danieli 7:1-28

7  Vitin e parë të Belshazarit,+ mbretit të Babilonisë, ndërsa ishte në shtratin e tij, Danieli pa një ëndërr+ dhe nëpër kokë i kaluan vegime. Atëherë ai e shkroi ëndrrën+ dhe e tregoi tërë çështjen.  Danieli tha:«Në vegimet e natës po shihja katër erërat+ e qiejve që trazonin detin e paanë.+  Katër bisha të stërmëdha+ po dilnin nga deti+ dhe secila ndryshonte+ nga tjetra.  E para ishte si luan+ dhe kishte krahë shqiponje.+ Pashë derisa krahët e saj u këputën. Atë e ngritën nga toka+ dhe e vunë të qëndronte mbi dy këmbë, si një njeri, dhe iu dha një zemër njeriu.+  Kur ja, një bishë tjetër, një e dytë, që ishte si ari.+ Ajo ishte ngritur mbi një anë+ dhe në gojë kishte tri brinjë midis dhëmbëve. Ja çfarë po i thoshin: ‘Ngrihu dhe ha shumë mish.’+  Pas kësaj pashë një bishë tjetër, si leopard,+ por që në kurriz kishte katër krahë shpendi. Bisha kishte katër koka+ dhe asaj iu dha në të vërtetë sundimi.  Pas kësaj, pashë në vegimet e natës një bishë të katërt, të frikshme, të tmerrshme dhe jashtëzakonisht të fortë.+ Ajo kishte dhëmbë të mëdhenj hekuri. Përpinte dhe thërrmonte, ndërsa atë që mbetej e shtypte me këmbë. Ajo ishte e ndryshme nga të gjitha bishat e tjera para saj dhe kishte dhjetë brirë.+  Vështrova brirët dhe ja, një bri tjetër i vogël+ doli midis tyre dhe tre nga brirët e parë u këputën përpara tij. Në këtë bri kishte sy, si sytë e njeriut, dhe një gojë që fliste gjëra të mëdha.+  Pashë deri kur u vunë frone+ dhe i Lashti i Ditëve+ u ul. Rrobat i kishte të bardha si bora+ dhe flokët e kokës si lesh i pastër.+ Froni i tij ishte si flakë zjarri+ dhe rrotat i kishte si një zjarr përvëlues.+ 10  Një rrëke zjarri rridhte dhe dilte nga prania e tij.+ Një mijë mijëra i shërbenin+ dhe dhjetë mijë herë dhjetë mijë qëndronin pikërisht përpara tij.+ Trupi Gjykues+ zuri vend dhe u hapën librat. 11  Atëherë pashë për shkak të tingullit të fjalëve të mëdha që thoshte briri.+ Pashë derisa bisha u vra dhe trupi i saj u shkatërrua e ajo u hodh në zjarrin përvëlues.+ 12  Bishave+ të tjera iu hoq sundimi, dhe atyre iu lejua ta zgjatnin jetën për një kohë dhe një stinë.+ 13  Pashë në vegimet e natës dikë si një bir njeriu,+ i cili po vinte me retë+ e qiejve. Atij iu lejua të hynte tek i Lashti i Ditëve+ dhe e afruan pranë, pikërisht përpara Tij.+ 14  Atij iu dha sundim,+ lavdi+ dhe mbretëri,+ që t’i shërbenin gjithë popujt, kombet dhe gjuhët.+ Sundimi i tij do të zgjatë përgjithmonë dhe nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet.+ 15  Mua, Danielit, m’u zu fryma për shkak të kësaj ëndrre dhe vegimet që më kalonin nëpër kokë nisën të më trembnin.+ 16  I shkova afër njërit prej atyre që qëndronin në këmbë, që t’i kërkoja të dhëna të besueshme për gjithë këtë.+ Kështu, ndërsa nisi të më tregonte interpretimin e këtyre gjërave, ai më tha: 17  ‘Këto bisha të stërmëdha, meqenëse janë katër,+ përfaqësojnë katër mbretër që do të ngrihen nga toka.+ 18  Por të shenjtët+ e Tejet të Lartit+ do të marrin mbretërinë dhe do ta zotërojnë atë+ ndër shekuj, po, në shekuj të shekujve.’ 19  Atëherë desha të sigurohesha për bishën e katërt, që ishte e ndryshme nga gjithë të tjerat, jashtëzakonisht e frikshme, me dhëmbë hekuri dhe me kthetra bakri, që përpinte e thërrmonte dhe që shtypte me këmbë edhe atë që mbetej.+ 20  Desha të sigurohesha edhe për dhjetë brirët në kokën e saj,+ për bririn tjetër+ që doli dhe përpara të cilit ranë tre,+ po, për atë bri që kishte sy dhe një gojë që thoshte gjëra të mëdha,+ dhe që dukej më i madh se të tjerët. 21  Pashë kur pikërisht ai bri bëri luftë kundër të shenjtëve dhe ngadhënjeu mbi ta,+ 22  deri kur erdhi i Lashti i Ditëve+ dhe gjykimi u dha në favor të të shenjtëve të Tejet të Lartit,+ dhe erdhi koha e caktuar, në të cilën të shenjtët morën në zotërim mbretërinë.+ 23  Ja çfarë tha ai: ‘Bisha e katërt është një mbretëri e katërt që do të vijë në tokë dhe do të jetë e ndryshme nga të gjitha mbretëritë e tjera. Ajo do të përpijë gjithë tokën, do ta shkelë e do ta thërrmojë.+ 24  Dhjetë brirët tregojnë se nga ajo mbretëri do të dalin dhjetë mbretër.+ Pas tyre do të dalë edhe një tjetër, që do të jetë i ndryshëm nga të parët+ dhe do të poshtërojë tre mbretër.+ 25  Ai do të thotë fjalë edhe kundër Më të Lartit+ dhe do t’u bjerë vazhdimisht në qafë të shenjtëve të Tejet të Lartit.+ Do të ketë ndër mend të ndryshojë kohët+ dhe ligjin,+ kurse ata do të lihen në dorë të tij për një kohë, dy kohë dhe gjysmë kohe.*+ 26  Trupi Gjykues u ul+ dhe së fundi ata ia hoqën atij sundimin, që ta shfarosnin e ta shkatërronin krejtësisht.+ 27  Mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt iu dhanë popullit që janë të shenjtët e Tejet të Lartit.+ Mbretëria e tyre zgjat përgjithmonë+ dhe gjithë sundimet do t’u shërbejnë e do t’u binden atyre.’+ 28  Këtu merr fund tregimi. Unë, Danieli, u tremba aq shumë nga mendimet e mia, sa u preva në fytyrë. Megjithatë, këtë çështje e ruajta në zemër.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «për një stinë, stinë dhe gjysmë stine». Aramaisht ʽadh-ʽiddán weʽiddanín uphelágh ʽiddán. Këtu weʽiddanín merret si e dyfishtë, domethënë «dhe dy kohë»; shih edhe shën. te Dn 4:16 dhe 12:7.