Danieli 3:1-30

3  Mbreti Nabukodonosor bëri një shëmbëlltyrë+ prej ari, gjashtëdhjetë kute të lartë dhe gjashtë kute të gjerë. Ai e ngriti në rrafshinën e Durës, në provincën e Babilonisë.+  Pastaj mbreti Nabukodonosor dërgoi të mblidhnin satrapët,* prefektët,+ guvernatorët, këshilltarët, nëpunësit e thesarit, gjykatësit, krerët,*+ si dhe gjithë administratorët e provincave, që të vinin në përurimin+ e shëmbëlltyrës që kishte ngritur mbreti Nabukodonosor.  Kështu, satrapët,+ prefektët, guvernatorët, këshilltarët, nëpunësit e thesarit, gjykatësit, krerët dhe gjithë administratorët e provincave u mblodhën për përurimin e shëmbëlltyrës që kishte ngritur mbreti Nabukodonosor dhe qëndruan në këmbë përballë saj.  Ndërsa kasneci+ thërriste me zë të lartë: «Mbani vesh, o popuj, kombe dhe gjuhë:+  kur të dëgjoni tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të veglës me tela, të gajdes dhe të të gjitha llojeve të veglave muzikore,+ bini përmbys dhe adhuroni shëmbëlltyrën prej ari që ka ngritur mbreti Nabukodonosor!  Kushdo që nuk bie përmbys dhe nuk adhuron,+ do të hidhet në çast+ në furrën me zjarr përvëlues.»+  Prandaj, kur popujt dëgjuan tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të veglës me tela dhe të të gjitha llojeve të veglave muzikore, gjithë popujt,+ kombet dhe gjuhët ranë në çast përmbys dhe adhuruan shëmbëlltyrën prej ari që kishte ngritur mbreti Nabukodonosor.  Por, atë çast, disa kaldeas u afruan dhe i akuzuan judenjtë.+  Ata i thanë mbretit Nabukodonosor: «O mbret, rrofsh në jetë të jetëve!+ 10  Ti vetë, o mbret, nxore urdhrin se çdo njeri që dëgjon tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të veglës me tela, të gajdes dhe të çdo lloj vegle muzikore,+ duhet të bjerë përmbys e të adhurojë shëmbëlltyrën prej ari; 11  dhe se kushdo që nuk bie përmbys dhe nuk adhuron duhet të hidhet në furrën me zjarr përvëlues.+ 12  E pra, janë ca judenj që ti i emërove në krye të administratës së provincës së Babilonisë,+ Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja, të cilët nuk të kanë përfillur, o mbret. Ata nuk po u shërbejnë perëndive të tua dhe nuk po e adhurojnë shëmbëlltyrën prej ari që ke ngritur.»+ 13  Atëherë, i tërbuar dhe i xhindosur,+ Nabukodonosori tha që t’i sillnin Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon.+ Prandaj i sollën këta burra para mbretit 14  dhe Nabukodonosori u tha: «A është e vërtetë, o Shadrak, Meshak dhe Abednego, se nuk po u shërbeni perëndive të mia+ dhe nuk po e adhuroni shëmbëlltyrën prej ari që kam ngritur unë?+ 15  Në rast se kur të dëgjoni tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të veglës me tela, të gajdes dhe të çdo lloj vegle muzikore,+ jeni gati të bini përmbys e të adhuroni shëmbëlltyrën që kam bërë, në rregull. Por, nëse nuk adhuroni, do të hidheni në çast në furrën me zjarr përvëlues. Atëherë, cili është ai perëndi që mund t’ju çlirojë nga duart e mia?!»+ 16  Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja ia kthyen mbretit: «O Nabukodonosor, ne nuk kemi nevojë të të përgjigjemi për këtë.+ 17  Nëse na hidhni në furrë, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendje të na çlirojë. Ai do të na çlirojë nga furra me zjarr përvëlues dhe nga dora jote, o mbret.+ 18  Por edhe sikur të mos e bëjë, ta dish, o mbret, se ne nuk u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do ta adhurojmë shëmbëlltyrën prej ari që ke ngritur.»+ 19  Atëherë Nabukodonosori u tërbua dhe shprehja e fytyrës së tij ndryshoi kundrejt Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos. Prandaj tha që ta nxehnin furrën shtatë herë më shumë se zakonisht. 20  Pastaj, u tha disa burrave të fuqishëm+ të forcave të tij ushtarake, që të lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon e t’i hidhnin në furrën me zjarr përvëlues.+ 21  Kështu, i lidhën këta të tre, dhe ashtu siç ishin, të veshur me mantele, me rroba, me kësula dhe me veshjet e tjera, i hodhën në furrën me zjarr përvëlues. 22  Por ngaqë fjala e mbretit ishte e ashpër dhe furra ishte nxehur tej mase, flaka e zjarrtë vrau pikërisht ata që morën Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon. 23  Kurse këta të tre, Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja, ranë të lidhur në mes të furrës me zjarr përvëlues.+ 24  Në atë kohë, mbreti Nabukodonosor u tremb dhe u çua me nxitim. Ai u tha zyrtarëve të tij të lartë mbretërorë: «A nuk hodhëm tre burra të lidhur në mes të zjarrit?»+ Ata iu përgjigjën: «Po, o mbret.» 25  Ai u tha: «Ja, unë po shoh katër burra që ecin të zgjidhur në mes të zjarrit dhe nuk kanë asnjë dëmtim, kurse i katërti përngjan nga pamja me një bir perëndish.»+ 26  Atëherë Nabukodonosori iu afrua derës së furrës me zjarr përvëlues+ dhe tha: «Shadrak, Meshak, Abednego, o ju shërbëtorë të Perëndisë Më të Lartë,+ dilni dhe ejani këtu!» Kështu, Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja dolën nga zjarri. 27  Satrapët, prefektët, guvernatorët dhe zyrtarët+ e lartë të mbretit që ishin mbledhur, po i shihnin këta burra. Zjarri s’u kishte bërë asgjë trupave të tyre+ dhe asnjë fije floku e kokës+ nuk u ishte përcëlluar, madje as mantelet nuk u ishin prekur dhe as nuk mbanin erë të djegur. 28  Prandaj Nabukodonosori tha: «Bekuar qoftë Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abednegos,+ i cili dërgoi engjëllin e vet+ dhe i çliroi shërbëtorët e tij që patën besim tek ai,+ që kundërshtuan fjalën e mbretit dhe i dorëzuan trupat e tyre, sepse nuk donin t’i shërbenin+ e të adhuronin+ asnjë perëndi tjetër, përveç Perëndisë së tyre!+ 29  Unë po nxjerr një urdhër:+ nga çdo popull, komb ose gjuhë, kushdo që thotë ndonjë gjë të gabuar për Perëndinë e Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos, do të gjymtohet+ dhe shtëpia e tij do të kthehet në nevojtore publike,+ përderisa nuk ka asnjë perëndi tjetër që të jetë në gjendje të çlirojë si ky!»+ 30  Atëherë mbreti bëri që Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja të kishin mbarësi në provincën e Babilonisë.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ezd 8:36.
Ose «krerët që vinin në zbatim ligjin».