Danieli 10:1-21

10  Vitin e tretë të Kirit,+ mbretit të Persisë, Danielit, emri i të cilit ishte Belteshazar,+ iu zbulua një çështje. Ajo ishte e vërtetë dhe kishte të bënte me një luftë të madhe.+ Ai e kuptoi çështjen dhe gjithçka që pa.+  Në ato ditë, unë, Danieli, mbajta zi+ plot tri javë.  Nuk hëngra bukë të zgjedhur dhe nuk vura në gojë as mish, as verë, dhe nuk u leva fare me vaj, deri në përfundim të tri javëve.+  Ditën e njëzetekatërt të muajit të parë, kur gjendesha buzë lumit të madh, Hidekelit,+  ngrita sytë dhe pashë një burrë të veshur me li,+ me mesin+ të ngjeshur me ar të Ufazit.+  Trupin e kishte si krizolit,+ fytyrën si vetëtimë,+ sytë si pishtarë të zjarrtë,+ krahët dhe këmbët si bakër i lustruar,+ kurse tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme.  Vetëm unë, Danieli, e pashë pamjen, kurse njerëzit që ishin me mua nuk e panë.+ Megjithatë, ata i zunë dridhma të mëdha, aq sa ia mbathën për t’u fshehur.  Kurse unë mbeta vetëm, kështu që e pashë këtë pamje madhështore. Por fuqitë m’u shterën, u katandisa si mos më keq dhe u preva fare.+  Atëherë nisa të dëgjoja tingullin e fjalëve të tij dhe duke dëgjuar rashë në një gjumë të thellë+ me fytyrë përdhe.+ 10  Kur ja, më preku një dorë,+ e cila dalëngadalë më tundi që të ngrihesha mbi gjunjë dhe mbi pëllëmbët e duarve. 11  Ndërsa ai nisi të më thoshte: «O Daniel, njeri shumë i vyer,+ kuptoji fjalët që po të them+ dhe qëndro në këmbë aty ku ishe, sepse më kanë dërguar te ti.» Kur më tha këto fjalë, u çova në këmbë, duke u dridhur i tëri. 12  Ai më tha: «Mos ki frikë,+ o Daniel, sepse që ditën e parë që e hape zemrën për të fituar kuptueshmëri+ dhe u përule para Perëndisë,+ fjalët e tua u dëgjuan, prandaj unë erdha për shkak të fjalëve të tua.+ 13  Por princi+ i mbretërisë së Persisë+ m’u kundërvu+ për njëzet e një ditë, dhe Mikaeli,+ një nga princat e parë,+ erdhi të më ndihmonte. Unë mbeta atje, pranë mbretërve të Persisë.+ 14  Erdha që të të bëj të kuptosh se ç’do të ndodhë me popullin tënd+ në ditët e fundit,+ sepse ka një vegim+ për ditët që do të vijnë.»+ 15  Kur më foli kështu, u përkula me fytyrë përdhe+ dhe mbeta pa fjalë. 16  Por ja, dikush që ngjante me bijtë e njerëzve po më prekte buzët+ dhe nisa të hapja gojën, e t’i thosha+ atij që qëndronte përballë meje: «O imzot,+ për shkak të pamjes, papritur zura të përpëlitesha dhe nuk më mbeti pikë fuqie.+ 17  Prandaj, si mund të fliste shërbëtori yt, me ty, o imzot?+ Deri tani s’kisha pikë fuqie dhe nuk më kishte mbetur frymë.»+ 18  Ai që ngjante me një njeri, më preku përsëri dhe më dha forcë.+ 19  Pastaj tha: «Mos ki frikë,+ o njeri shumë i vyer!+ Paqja qoftë me ty!+ Ji i fortë, po, ji i fortë!»+ Sapo më foli, i mblodha forcat dhe më në fund i thashë: «Le të flasë zotëria im,+ sepse më dhe forcë.»+ 20  Kështu, ai më tha: «A e di pse erdha te ti? Tani do të kthehem të luftoj me princin e Persisë.+ Kur të shkoj, edhe princi i Greqisë do të vijë.+ 21  Megjithatë, do të të tregoj gjërat e shënuara në librin e së vërtetës,+ dhe s’ka asnjë që të më mbështetë fortësisht në këto gjëra, përveç Mikaelit,+ princit tuaj.+

Shënime në fund të faqes