Danieli 1:1-21

1  Vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit,+ mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi në Jerusalem dhe e rrethoi.+  Jehovai i dha në dorë Jehojakimin, mbretin e Judës,+ bashkë me një pjesë të pajisjeve+ të shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, dhe ai i çoi në vendin e Shinarit,+ në shtëpinë e perëndisë së tij, e i vuri në shtëpinë e thesarit të perëndisë së tij.+  Atëherë mbreti i tha Ashpenazit, kreut të zyrtarëve të oborrit,+ që të sillte disa të rinj nga bijtë e Izraelit, nga pasardhësit e mbretit dhe nga fisnikët.+  Ata s’duhej të kishin asnjë të metë,+ por duhej të ishin të pashëm, të zotë në çdo lloj mençurie+ dhe me njohuri e aftësi dalluese.+ Gjithashtu duhej të ishin të aftë të shërbenin në pallatin e mbretit.+ Atyre duhej t’u mësonin shkrimin dhe gjuhën e kaldeasve.  Mbreti u caktoi një racion të përditshëm nga ushqimet e tij të zgjedhura+ dhe nga vera që pinte. Gjithashtu, dha urdhër që për tre vjet të kujdeseshin për ta, dhe në fund të këtyre viteve ata do të qëndronin në shërbim të mbretit.  Mes tyre ishin disa nga bijtë e Judës: Danieli,+ Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu.+  Kreu i zyrtarëve të oborrit u vuri atyre emra të tjerë.+ Kështu, Danielin e quajti Belteshazar;+ Hananiahun, Shadrak; Mishaelin, Meshak dhe Azariahun, Abednego.+  Por Danieli ishte i vendosur në zemër të mos ndotej+ me ushqimet e zgjedhura të mbretit dhe me verën që pinte ai. Prandaj i kërkonte vazhdimisht kreut të zyrtarëve të oborrit që të mos ndotej.+  Kështu, Perëndia i vërtetë bëri që kreu i zyrtarëve të oborrit ta shihte Danielin me dashamirësi dhe mëshirë.+ 10  Ai i tha Danielit: «Kam frikë nga imzot, mbreti, sepse ai e ka caktuar ushqimin dhe pijen tuaj.+ Përse t’i shohë ai fytyrat tuaja të hequra në krahasim me djelmoshat që kanë të njëjtën moshë me ju, dhe përse të ma vini kokën në rrezik para mbretit?» 11  Atëherë Danieli i tha rojtarit që kreu i zyrtarëve të oborrit+ e kishte caktuar për Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azariahun: 12  «Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe le të na japin perime+ për të ngrënë dhe ujë për të pirë. 13  Pastaj shihi fytyrat tona dhe fytyrat e djelmoshave që hanë ushqimet e zgjedhura të mbretit, dhe vepro me shërbëtorët e tu sipas asaj që sheh.» 14  Së fundi, ai ua pranoi këtë kërkesë dhe i vuri në provë për dhjetë ditë. 15  Në fund të dhjetë ditëve, fytyrat e tyre dukeshin më mirë dhe ishin më të mbushura se ato të gjithë djelmoshave që hanin ushqimet e zgjedhura të mbretit.+ 16  Kështu, rojtari ua hiqte ushqimet e zgjedhura dhe verën që duhej të pinin, dhe u jepte perime.+ 17  Katër djelmoshave Perëndia i vërtetë u dha njohuri, gjykim të thellë në çdo shkrim dhe mençuri.+ Kurse Danieli kuptonte çdo lloj vegimi dhe ëndrre.+ 18  Në fund të ditëve që mbreti kishte caktuar t’ia sillnin,+ kreu i zyrtarëve të oborrit i çoi përpara Nabukodonosorit. 19  Mbreti filloi të fliste me ta, dhe nga të gjithë askush nuk doli si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu.+ Prandaj, ata qëndruan në shërbim të mbretit.+ 20  Për çdo çështje mençurie dhe kuptueshmërie+ që i pyeti, mbreti vuri re se ata ishin dhjetë herë më të mirë se gjithë priftërinjtë që merreshin me magji+ dhe ndjellësit e frymërave+ në gjithë mbretërinë e tij. 21  Danieli qëndroi atje deri në vitin e parë të mbretërimit të mbretit Kir.+

Shënime në fund të faqes