Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 8:1-32

8  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Shko te faraoni dhe thuaji: “Kështu thotë Jehovai: ‘Lëre popullin tim të shkojë e të më shërbejë.+  Nëse vazhdon të mos pranosh, do ta godas gjithë territorin tënd me plagën e bretkosave.+  Lumi Nil do të mizërojë nga bretkosat. Ato do të vërshojnë e do të hyjnë në shtëpinë tënde, në dhomën tënde të gjumit, në shtratin tënd, në shtëpitë e shërbëtorëve të tu, te populli yt, në furrat dhe në magjet e tua.+  Bretkosat do të vërshojnë mbi ty, mbi popullin tënd dhe mbi gjithë shërbëtorët e tu.’”»+  Më vonë, Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aaronit: ‘Shtrije dorën dhe shkopin+ mbi lumenjtë, mbi kanalet e Nilit e mbi pellgjet me kallamishte, dhe bëji bretkosat të vërshojnë mbi vendin e Egjiptit.’»  Kështu, Aaroni e shtriu dorën mbi ujërat e Egjiptit, dhe bretkosat nisin të vërshonin e të mbulonin vendin e Egjiptit.  Megjithatë, priftërinjtë që merreshin me magji, bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta, dhe bënë që bretkosat të vërshonin në Egjipt.+  Atëherë faraoni i thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: «Përgjërojuni Jehovait,+ që t’i heqë bretkosat nga unë dhe nga populli im, sepse do ta lë popullin tuaj të shkojë e t’i bëjë flijime Jehovait.»+  Atëherë Moisiu i tha faraonit: «Bëmë nderin të më thuash se kur t’i përgjërohem Perëndisë për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd, që t’i shfarosë bretkosat nga ti dhe nga shtëpitë e tua. Ato do të mbeten vetëm në lumin Nil.» 10  Ai ia ktheu: «Nesër.» Prandaj, Moisiu i tha: «Do të bëhet sipas fjalës sate, që të dish se s’ka asnjë tjetër si Jehovai, Perëndia ynë.+ 11  Bretkosat do të ikin nga ti, nga shtëpitë e tua, nga shërbëtorët e tu dhe nga populli yt. Ato do të mbeten vetëm në lumin Nil.»+ 12  Kështu, Moisiu dhe Aaroni u larguan nga faraoni, dhe Moisiu iu lut Jehovait+ lidhur me bretkosat që Ai kishte çuar mbi faraonin. 13  Atëherë Jehovai veproi sipas fjalës së Moisiut,+ dhe bretkosat nisën të ngordhnin nëpër shtëpi, oborre dhe fusha. 14  Ata i grumbullonin togje-togje, dhe vendi nisi të binte erë të qelbur.+ 15  Kur pa se gjendja u lehtësua, faraoni e bëri të pandjeshme zemrën+ dhe nuk i dëgjoi, pikërisht ashtu si kishte thënë Jehovai.+ 16  Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aaronit: ‘Shtrije shkopin+ dhe godit pluhurin e tokës. Do të kthehet në harrje në gjithë vendin e Egjiptit.’» 17  Ata bënë ashtu. Aaroni e shtriu dorën dhe shkopin, duke goditur pluhurin e tokës, dhe harrjet mbuluan njerëz e kafshë. Gjithë pluhuri i tokës u kthye në harrje në mbarë vendin e Egjiptit.+ 18  Priftërinjtë që merreshin me magji, u përpoqën të bënin të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta,+ por nuk mundën+ të sillnin harrje. Dhe harrjet mbuluan njerëz e kafshë. 19  Prandaj, priftërinjtë që merreshin me magji, i thanë faraonit: «Ky është gishti+ i Perëndisë!»+ Por zemra e faraonit mbeti kryeneçe,+ dhe ai nuk i dëgjoi, pikërisht ashtu si kishte thënë Jehovai. 20  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Ngrihu herët në mëngjes dhe dili para faraonit.+ Kur ai të shkojë për t’u futur në ujë, thuaji: “Kështu thotë Jehovai: ‘Lëre popullin tim të shkojë e të më shërbejë.+ 21  Por nëse nuk e lë, do të dërgoj zektha+ mbi ty, mbi shërbëtorët e tu, mbi popullin tënd dhe nëpër shtëpitë e tua. Shtëpitë e Egjiptit dhe tërë dheu do të mbushen me zektha. 22  Atë ditë do ta bëj të dallohet vendin e Goshenit, ku gjendet populli im, sepse atje nuk do të ketë asnjë zekth,+ që ta marrësh vesh se unë jam Jehovai në mbarë tokën.+ 23  Do të vendos vërtet një kufi mes popullit tim dhe popullit tënd.+ Kjo shenjë do të ndodhë nesër.’”» 24  Jehovai bëri kështu. Mizëri të mëdha zekthash nisën të pushtonin shtëpinë e faraonit, shtëpitë e shërbëtorëve të tij dhe gjithë vendin e Egjiptit.+ Vendi u rrënua nga zekthat.+ 25  Më në fund, faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin, dhe u tha: «Shkoni, bëni flijime për Perëndinë tuaj në këtë vend.»+ 26  Por Moisiu ia ktheu: «Kjo nuk është e lejueshme, sepse do të flijonim për Jehovain, Perëndinë tonë, një gjë të pështirë për egjiptianët.+ A nuk do të na vritnin egjiptianët me gurë, po të flijonim një gjë të pështirë para syve të tyre? 27  Do të shkojmë tri ditë udhë larg në shkretëtirë, dhe atje do t’i bëjmë flijime Jehovait, Perëndisë tonë, pikërisht ashtu si na tha ai.»+ 28  Faraoni u tha: «Unë vetë do t’ju lë të ikni,+ që t’i bëni flijime Jehovait, Perëndisë tuaj, në shkretëtirë.+ Vetëm mos shkoni tepër larg. Bëni përgjërime për mua.»+ 29  Atëherë Moisiu i tha: «Ja, unë po iki dhe do t’i bëj përgjërime Jehovait. Zekthat do të largohen nga faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij nesër. Mjaft që faraoni të mos luajë përsëri, duke mos e lënë popullin të shkojë për t’i bërë flijime Jehovait.»+ 30  Kështu, Moisiu u largua nga faraoni dhe i bëri përgjërime Jehovait.+ 31  Prandaj, Jehovai veproi sipas fjalës së Moisiut,+ dhe zekthat u larguan nga faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij.+ Nuk mbeti asnjë. 32  Megjithatë, edhe kësaj here, faraoni e bëri zemrën të pandjeshme dhe nuk e la popullin të shkonte.+

Shënime në fund të faqes