Dalja 7:1-25

7  Prandaj, Jehovai i tha Moisiut: «Unë të kam bërë Perëndi për faraonin,+ dhe Aaroni, yt vëlla, do të bëhet profeti yt.+  Ti do të thuash gjithçka që do të të urdhëroj unë,+ ndërsa Aaroni, vëllai yt, do t’i flasë faraonit,+ dhe ky do t’i lërë bijtë e Izraelit të ikin nga vendi i tij.+  Unë do të lejoj që zemra e faraonit të bëhet kryeneçe,+ dhe do t’i shtoj shenjat e mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.+  Faraoni nuk do t’ju dëgjojë,+ prandaj do të më duhet ta shtrij dorën mbi Egjiptin dhe t’i nxjerr që andej ushtritë e mia,+ popullin tim,+ bijtë e Izraelit,+ me gjykime të mëdha.+  Egjiptianët kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, kur ta shtrij dorën kundër Egjiptit+ dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit që andej.»+  Kështu, Moisiu dhe Aaroni bënë siç i urdhëroi Jehovai.+ Ata bënë pikërisht ashtu.+  Moisiu ishte tetëdhjetë vjeç, kurse Aaroni tetëdhjetë e tre vjeç, kur i folën faraonit.+  Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit:  «Në rast se faraoni ju thotë: ‘Bëni një mrekulli’,+ thuaji Aaronit: ‘Merre shkopin tënd+ dhe hidhe përtokë para faraonit.’ Shkopi do të shndërrohet në një gjarpër të madh.»+ 10  Atëherë, Moisiu dhe Aaroni hynë te faraoni dhe bënë pikërisht siç i urdhëroi Jehovai. Kështu, Aaroni e hodhi përtokë shkopin para faraonit e shërbëtorëve të tij, dhe ai u shndërrua në një gjarpër të madh. 11  Megjithatë, edhe faraoni thirri njerëzit e mençur dhe shtriganët.+ Priftërinjtë e Egjiptit, që merreshin me magji, bënë të njëjtën gjë me magjitë e tyre.+ 12  Kështu, secili hodhi përtokë shkopin e vet, dhe ata u shndërruan në gjarpërinj të mëdhenj. Por shkopi i Aaronit i përpiu shkopinjtë e tyre. 13  Gjithsesi, zemra e faraonit u bë kryeneçe,+ dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu si kishte thënë Jehovai. 14  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Zemra e faraonit është e pandjeshme.+ Ai nuk ka pranuar ta lërë popullin të shkojë.+ 15  Shko te faraoni në mëngjes. Kur ai të shkojë për t’u futur në ujë,+ ti dili përpara për ta takuar buzë lumit Nil.+ Merr me vete në dorë shkopin që u kthye në gjarpër.+ 16  Do t’i thuash: “Jehovai, Perëndia i hebrenjve, më ka dërguar te ti,+ që të të them: ‘Lëre popullin tim të shkojë e të më shërbejë në shkretëtirë.’+ Por deri tani ti nuk je bindur. 17  Kështu thotë Jehovai:+ ‘Nga kjo ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ Unë do të godas me shkopin që kam në dorë, ujin e lumit Nil,+ dhe ai do të kthehet në gjak.+ 18  Peshqit e lumit Nil do të ngordhin,+ dhe lumi do të bjerë erë të qelbur.+ Egjiptianëve do t’u vijë ndot të pinë ujin e Nilit.”»+ 19  Pastaj, Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aaronit: ‘Merre shkopin dhe shtrije dorën+ mbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë, mbi kanalet e Nilit, mbi pellgjet me kallamishte+ dhe mbi gjithë ujërat që kanë mbledhur, që të kthehen në gjak.’ Do të ketë gjak në gjithë vendin e Egjiptit, në enët prej druri dhe në enët prej guri.» 20  Menjëherë, Moisiu dhe Aaroni bënë pikërisht ashtu+ siç i urdhëroi Jehovai.+ Ai e ngriti shkopin, goditi ujin e lumit Nil në sy të faraonit e të shërbëtorëve të tij,+ dhe gjithë uji i lumit Nil u kthye në gjak.+ 21  Peshqit në lumin Nil ngordhën,+ dhe Nili nisi të binte erë të qelbur. Egjiptianët nuk mund ta pinin ujin e Nilit,+ dhe në mbarë Egjiptin kishte gjak. 22  Mirëpo priftërinjtë e Egjiptit që merreshin me magji, bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta.+ Prandaj zemra e faraonit mbeti kryeneçe,+ dhe ai nuk i dëgjoi ata, pikërisht ashtu si kishte thënë Jehovai.+ 23  Pastaj, faraoni u kthye e shkoi në shtëpi, por zemra e tij nuk u prek, dhe ai nuk ia vuri veshin as kësaj.+ 24  Gjithë egjiptianët gërmonin rreth e qark lumit Nil për të gjetur ujë, që të pinin, sepse nuk mund ta pinin ujin e Nilit.+ 25  Kështu, kaluan shtatë ditë që kur Jehovai goditi lumin Nil.

Shënime në fund të faqes