Dalja 6:1-30

6  Prandaj, Jehovai i tha Moisiut: «Tani do të shohësh se ç’do t’i bëj faraonit!+ I detyruar nga një dorë e fortë, ai do t’i lërë të shkojnë, i detyruar nga një dorë e fortë, do t’i dëbojë nga vendi i tij.»+  Perëndia i tha akoma Moisiut: «Unë jam Jehovai.+  Abrahamit,+ Isakut+ dhe Jakobit+ i shfaqesha si Perëndi i Plotfuqishëm,+ por me emrin tim Jehova,+ nuk u bëra plotësisht i njohur+ për ta.  Bëra një besëlidhje me ta, që t’u jepja vendin e Kanaanit, vendin ku ata ishin banorë të ardhur.+  Unë vetë e dëgjova rënkimin e bijve të Izraelit,+ që janë nën skllavërinë egjiptiane, dhe kujtova besëlidhjen time.+  Prandaj, thuaju bijve të Izraelit: ‘Unë jam Jehovai, dhe do t’jua heq barrën e egjiptianëve, do t’ju çliroj nga skllavëria+ e tyre, do t’ju rimarr me krah të shtrirë dhe me gjykime të mëdha.+  Do t’ju marr si popullin tim,+ dhe do të jem Perëndia juaj.+ Ju do ta merrni vesh që unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që po ju heq barrën e Egjiptit.+  Do t’ju çoj në vendin për të cilin ngrita dorën dhe zura be+ se do t’ia jepja Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Vërtet, do t’jua jap juve si zotërim.+ Unë jam Jehovai.’»+  Pastaj, Moisiu ua tha këto fjalë bijve të Izraelit, por ata nuk e dëgjuan, sepse ishin shkurajuar dhe po përjetonin një skllavëri të rëndë.+ 10  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 11  «Shko t’i thuash faraonit, mbretit të Egjiptit,+ se duhet t’i lërë bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij.»+ 12  Mirëpo, Moisiu i tha Jehovait: «Përderisa nuk më dëgjuan bijtë e Izraelit,+ si do të më dëgjojë vallë faraoni?!+ Sepse unë jam i parrethprerë në buzë.»+ 13  Por Jehovai i foli prapë Moisiut dhe Aaronit, e nëpërmjet tyre u dha urdhër bijve të Izraelit dhe faraonit, mbretit të Egjiptit, që t’i linte bijtë e Izraelit të dilnin nga vendi i Egjiptit.+ 14  Këta janë krerët e shtëpive të tyre atërore: bijtë e Rubenit, të parëlindurit+ të Izraelit, ishin Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+ Këto janë familjet e fisit të Rubenit.+ 15  Bijtë e Simeonit ishin: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Zohari dhe Shauli, biri i një kananiteje.+ Këto janë familjet e fisit të Simeonit.+ 16  Këta janë emrat e bijve të Levit,+ sipas familjeve të tyre:+ Gershoni, Kehathi dhe Merari.+ Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. 17  Bijtë e Gershonit ishin Libni dhe Shimei,+ sipas familjeve të tyre.+ 18  Bijtë e Kehathit ishin: Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+ Kehathi jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet. 19  Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.+Këto ishin familjet e levitëve, sipas prejardhjes së tyre.+ 20  Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij.+ Ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun.+ Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. 21  Bijtë e Izarit ishin Korahu,+ Nefegu dhe Zikri. 22  Bijtë e Uzielit ishin Mishaeli, Elizafani dhe Sitri.+ 23  Aaroni mori për grua Elishebën, bijën e Aminadabit, motrën e Nahasonit.+ Ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.+ 24  Bijtë e Korahut ishin Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi.+ Këto ishin familjet e korahitëve.+ 25  Eleazari, biri i Aaronit,+ mori për grua një nga bijat e Putielit. Ajo i lindi Finehasin.+Këta janë krerët e shtëpive atërore të levitëve, sipas familjeve të tyre.+ 26  Këta janë Aaroni dhe Moisiu, të cilëve Jehovai u tha:+ «Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, në formacion ushtarak.»+ 27  Ata i thanë faraonit, mbretit të Egjiptit, që t’i nxirrte bijtë e Izraelit nga Egjipti.+ Këta janë Moisiu dhe Aaroni. 28  Ditën që Jehovai i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,+ 29  Jehovai i tha atij: «Unë jam Jehovai.+ Thuaji faraonit, mbretit të Egjiptit, çdo gjë që po të them.» 30  Atëherë Moisiu i tha Jehovait: «Unë jam i parrethprerë në buzë, prandaj si do të më dëgjojë vallë faraoni?!»+

Shënime në fund të faqes