Dalja 40:1-38

40  Atëherë Jehovai i tha Moisiut:  «Ditën e parë të muajit të parë+ do të ngresh tabernakullin, tendën e takimit.+  Fut arkën e dëshmisë,+ dhe hyrjen për tek Arka mbylle me perde.+  Fut tryezën+ dhe vëre në rregull, fut shandanin+ dhe ndiz llambat.+  Vër përpara arkës së dëshmisë altarin e artë për temjanin+ dhe vendos perden në hyrje të tabernakullit.+  Vendose altarin+ e blatimit të djegur përpara hyrjes së tabernakullit, tendës së takimit,  kurse legenin vëre ndërmjet tendës së takimit dhe altarit, dhe mbushe me ujë.+  Oborrin+ ngrije rreth e qark dhe vendos perden+ në hyrje të oborrit.  Merr vajin për mirosje+ dhe mirose tabernakullin, bashkë me gjithçka që është në të,+ shenjtëro atë dhe gjithë pajisjet e tij. Në këtë mënyrë do të bëhet diçka e shenjtë. 10  Mirose altarin e blatimit të djegur, bashkë me gjithë pajisjet e tij, dhe shenjtëroje altarin,+ kështu do të bëhet një altar shumë i shenjtë.+ 11  Mirose edhe legenin, bashkë me mbajtësen e vet, dhe shenjtëroje. 12  Pastaj, afroji Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të tendës së takimit, dhe laji me ujë.+ 13  Vishi Aaronit rrobat e shenjta,+ mirose+ dhe shenjtëroje. Kështu ai do të më shërbejë si prift. 14  Pas kësaj, afro edhe bijtë e tij dhe vishu petkat e gjata.+ 15  Mirosi ata ashtu si mirose edhe atin e tyre,+ dhe në këtë mënyrë do të më shërbejnë si priftërinj. Mirosja do t’u shërbejë atyre vazhdimisht si shenjë e priftërisë, në kohë të pafundme, brez pas brezi.»+ 16  Kështu, Moisiu veproi në përputhje me gjithçka që i urdhëroi Jehovai.+ Ai bëri pikërisht ashtu. 17  Tabernakulli u ngrit+ muajin e parë, vitin e dytë, ditën e parë të muajit. 18  Moisiu nisi ta ngrinte tabernakullin: vendosi bazamentet me fole,+ vuri skeletet me dërrasa,+ futi shufrat+ dhe ngriti shtyllat.+ 19  Pastaj shtriu tendën+ mbi tabernakull dhe sipër saj hodhi mbulesat,+ ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 20  Paskëtaj, mori Dëshminë,+ e futi në Arkë,+ i futi shufrat+ Arkës dhe vuri edhe kapakun+ mbi Arkë.+ 21  Pastaj, e futi Arkën në tabernakull, vuri perden+ ndarëse dhe e mbylli hyrjen për tek arka e dëshmisë,+ ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 22  Më pas, vendosi në tendën e takimit tryezën,+ nga ana veriore e tabernakullit, jashtë perdes, 23  dhe sipër saj vuri në stivë bukët+ para Jehovait, ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 24  Pastaj, përballë tryezës vuri shandanin+ në tendën e takimit, nga ana jugore e tabernakullit. 25  Ndezi llambat+ para Jehovait, ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 26  Vuri edhe altarin+ e artë në tendën e takimit, përpara perdes, 27  që të digjte në të temjanin aromatik,+ ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 28  Së fundi, vuri perden+ në hyrje të tabernakullit. 29  Altarin+ e blatimit të djegur e vendosi në hyrje të tabernakullit, të tendës së takimit, që të flijonte në të blatimin e djegur+ dhe blatimin në drithë, ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 30  Pastaj, ndërmjet tendës së takimit dhe altarit vuri legenin, dhe e mbushi me ujë për t’u larë.+ 31  Kështu, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij, lanë atje duart dhe këmbët. 32  Kur futeshin në tendën e takimit dhe kur i afroheshin altarit, laheshin,+ ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 33  Më në fund, ngriti oborrin+ rreth e qark tabernakullit e altarit, dhe vuri perden në hyrje të oborrit.+Kështu, Moisiu e mbaroi punën. 34  Atëherë reja+ nisi të mbulonte tendën e takimit, kurse lavdia e Jehovait mbushi tabernakullin. 35  Moisiu nuk mundi të hynte në tendën e takimit, sepse reja+ qëndronte mbi të, dhe lavdia e Jehovait e mbushi tabernakullin.+ 36  Kur reja ngrihej sipër tabernakullit, bijtë e Izraelit e hiqnin kampin, gjatë gjithë etapave të udhëtimit të tyre.+ 37  Por, nëse reja nuk ngrihej, ata nuk e hiqnin kampin, deri ditën kur ajo të ngrihej.+ 38  Sepse reja e Jehovait rrinte ditën mbi tabernakull, kurse natën mbi të qëndronte një zjarr, në sy të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë etapave të udhëtimit të tyre.+

Shënime në fund të faqes