Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 38:1-31

38  Ai bëri edhe altarin e blatimit të djegur me dru akacieje. Ai ishte katror, pesë kute i gjatë dhe pesë kute i gjerë, kurse i lartë ishte tri kute.+  Pastaj i bëri brirë+ në katër qoshet. Brirët dilnin nga qoshet e altarit, të cilin e veshi me bakër.+  Bëri edhe të gjitha pajisjet e altarit: enët, lopatat, taset, pirunët dhe mbajtëset e zjarrit. Të gjitha pajisjet e tij i bëri prej bakri.+  I bëri altarit edhe një skarë, një rrjetë prej bakri, poshtë buzës së tij, të futur përbrenda, mes për mes altarit.+  Pastaj derdhi katër unaza, në katër qoshet pranë skarës së bakrit, si mbajtëse për shufrat.  Bëri edhe shufra me dru akacieje dhe i veshi me bakër.+  Pastaj i futi shufrat tek unazat që ishin në anët e altarit për ta mbartur.+ E bëri si një arkë dërrase të zgavërt.+  Bëri legenin prej bakri+ dhe mbajtësen e tij prej bakri, me pasqyrat e grave që shërbenin në mënyrë të organizuar në hyrje të tendës së takimit.+  Pastaj bëri edhe oborrin.+ Në anën nga Negebi, në jug, pëlhurat e oborrit ishin prej liri të hollë të dredhur, njëqind kute.+ 10  Njëzet shtyllat dhe njëzet bazamentet e tyre me fole ishin prej bakri. Kunjat në majë të shtyllave dhe lidhjet e tyre ishin prej argjendi.+ 11  Po kështu, edhe në anën veriore kishte njëqind kute pëlhurë. Njëzet shtyllat dhe njëzet bazamentet e tyre me fole ishin prej bakri. Kunjat në majë të shtyllave dhe lidhjet e tyre ishin prej argjendi.+ 12  Por në anën perëndimore kishte pesëdhjetë kute pëlhurë, dhjetë shtylla dhe dhjetë bazamente me fole.+ Kunjat në majë të shtyllave dhe lidhjet e tyre ishin prej argjendi. 13  Nga lindja e diellit kishte pesëdhjetë kute pëlhurë.+ 14  Në njërën anë kishte pesëmbëdhjetë kute pëlhurë, tri shtylla dhe tri bazamente.+ 15  Edhe në anën tjetër, pra si në njërën anë dhe në anën tjetër të portës së oborrit, kishte pesëmbëdhjetë kute pëlhurë, tri shtylla dhe tri bazamente me fole.+ 16  Gjithë pëlhurat rreth e qark oborrit ishin prej liri të hollë të dredhur. 17  Bazamentet e shtyllave ishin prej bakri. Kunjat në majë të tyre, lidhjet dhe kokat e tyre ishin prej argjendi, të gjitha shtyllat e oborrit kishin lidhje prej argjendi.+ 18  Perdja e hyrjes së oborrit ishte e endur me fill blu, me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, me fill ngjyrë kërmëzi dhe me li të hollë të dredhur.+ Ajo ishte njëzet kute e gjatë, dhe gjithandej ishte pesë kute e lartë, njëlloj me pëlhurat e oborrit.+ 19  Katër shtyllat dhe katër bazamentet e tyre me fole ishin prej bakri. Kunjat në majë të tyre ishin prej argjendi. Edhe kokat dhe lidhjet e tyre ishin të veshura me argjend. 20  Të gjithë kunjat për tendën e tabernakullit dhe për oborrin rreth e qark ishin prej bakri.+ 21  Këto janë gjërat e regjistruara në inventarin e tabernakullit të Dëshmisë.+ Inventari u bë me urdhër të Moisiut, nga levitët+ nën drejtimin e Ithamarit,+ birit të priftit Aaron. 22  Bezaleli,+ biri i Urit, nipi i Hurit, nga fisi i Judës, bëri gjithçka që i urdhëroi Jehovai Moisiut. 23  Me të ishte Oholiabi,+ biri i Ahisamakut, nga fisi i Danit, një artizan, qëndistar dhe endës i fillit blu, i leshit të ngjyer në të kuqe të purpurt, i fillit ngjyrë kërmëzi dhe i lirit të hollë. 24  Tërë ari që u përdor në gjithë punën për vendin e shenjtë, ishte njësoj me sasinë e arit të blatimit të tundur:+ njëzet e nëntë talenta dhe shtatëqind e tridhjetë sikla, sipas siklës+ së vendit të shenjtë.+ 25  Argjendi i mbledhur nga ata që u regjistruan nga asambleja, ishte njëqind talenta dhe një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë. 26  Gjysma e siklës për kokë ishte sa gjysma e siklës së vendit të shenjtë, për këdo që përfshihej te të regjistruarit, nga njëzet vjeç e lart.+ Këta ishin gjithsej gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+ 27  Njëqind talenta argjendi u përdorën për derdhjen e bazamenteve me fole të vendit të shenjtë dhe të bazamenteve të perdes. Njëqind bazamente ishin baras me njëqind talenta, një talentë për një bazament.+ 28  Me një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla bëri kunjat e shtyllave, veshi majat e tyre dhe i bashkoi. 29  Bakri i blatimit të tundur ishte shtatëdhjetë talenta dhe dy mijë e katërqind sikla. 30  Me të bëri bazamentet e hyrjes së tendës së takimit, altarin prej bakri, skarën e tij prej bakri, të gjitha pajisjet e altarit, 31  bazamentet e oborrit rreth e qark, bazamentet e hyrjes së oborrit, gjithë kunjat e tendës për tabernakullin dhe gjithë kunjat+ e tendës për oborrin rreth e qark.

Shënime në fund të faqes