Dalja 36:1-38

36  Bezaleli, Oholiabi+ dhe gjithë njerëzit e aftë, që Jehovai u ka dhënë mençuri+ dhe kuptueshmëri+ për këto gjëra, që të dinë se si të bëjnë tërë punën e shërbimit të shenjtë, do të punojnë në përputhje me gjithçka që urdhëron Jehovai.»+  Kështu, Moisiu thirri Bezalelin, Oholiabin dhe gjithë njerëzit e aftë, që Jehovai u kishte shtënë mençuri në zemër,+ këdo që ndihej i shtyrë nga zemra për t’iu futur punës dhe për ta kryer atë.+  Pastaj, ata morën nga Moisiu gjithë kontributin+ që kishin sjellë bijtë e Izraelit, për të kryer punën e shërbimit të shenjtë. Ndërkohë, bijtë e Izraelit ende sillnin te Moisiu blatime vullnetare mëngjes për mëngjes.  Atëherë, gjithë njerëzit e aftë, që po bënin tërë punën e shenjtë, nisën të vinin njëri pas tjetrit  e t’i thoshin Moisiut: «Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për punën që Jehovai urdhëron të bëhet.»  Prandaj, Moisiu urdhëroi që të shpallnin nëpër kamp njoftimin: «Burra e gra, mos përgatitni më gjëra për kontributin e shenjtë.» Kështu, nuk e lanë popullin të sillte më kontribute.  Gjërat që kishin sjellë, ishin të mjaftueshme për punën, madje më se të mjaftueshme.  Të gjithë njerëzit e aftë+ që po bënin punën, nisën të bënin tabernakullin,+ dhjetë pëlhurat e tendës me li të hollë të dredhur, me fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt dhe me fill ngjyrë kërmëzi. Ai* i bëri të qëndisura me kerubinë.  Çdo pëlhurë tende ishte njëzet e tetë kute e gjatë dhe katër kute e gjerë. Të gjitha pëlhurat e tendës kishin një masë. 10  Atëherë ai bashkoi me njëra-tjetrën pesë pëlhura tende,+ dhe po kështu i bashkoi edhe pesë pëlhurat e tjera. 11  Pastaj, me fillin blu bëri iliqe në buzë të njërës pjesë, aty ku do të bashkohej me tjetrën. Bëri të njëjtën gjë edhe në buzën e jashtme të pjesës tjetër, aty ku do të bashkohej me të parën.+ 12  Bëri pesëdhjetë iliqe në njërën pjesë, dhe pesëdhjetë iliqe në fund të pjesës tjetër, aty ku do të bashkoheshin me njëra-tjetrën. Iliqet ishin përballë njëri-tjetrit.+ 13  Në fund, bëri pesëdhjetë grremça ari dhe me ta i bashkoi pjesët e pëlhurës me njëra-tjetrën. Kështu u bë një tabernakull i vetëm.+ 14  Bëri edhe njëmbëdhjetë pëlhura tende me lesh dhie për të mbuluar tabernakullin.+ 15  Secila pëlhurë ishte tridhjetë kute e gjatë dhe katër kute e gjerë. Njëmbëdhjetë pëlhurat kishin të njëjtën masë.+ 16  Pastaj, pesë pëlhura i bashkoi më vete në një pjesë dhe gjashtë pëlhurat e tjera i bashkoi më vete në një pjesë tjetër.+ 17  Bëri edhe pesëdhjetë iliqe në buzë të pëlhurës së fundit të njërës pjesë, aty ku do të bashkohej me tjetrën, dhe pesëdhjetë iliqe në buzë të pjesës tjetër, aty ku do të bashkohej me të parën.+ 18  Pas kësaj, bëri pesëdhjetë grremça bakri që të bashkonte dy pjesët e të bëhej një e vetme.+ 19  I bëri tendës një mbulesë me lëkurë dashi të ngjyrosura në të kuqe, dhe sipër fare një mbulesë me lëkurë foke.+ 20  Pastaj bëri me dru akacieje+ edhe skeletet me dërrasa për tabernakullin, që të rrinin pingul. 21  Skeletet ishin dhjetë kute të gjatë dhe një kut e gjysmë të gjerë.+ 22  Çdo skelet kishte dy kunja paralel me njëri-tjetrin. Të gjitha skeletet e tabernakullit i bëri në këtë mënyrë.+ 23  Kështu, ai bëri njëzet skelete me dërrasa për anën e tabernakullit nga Negebi, në jug.+ 24  Bëri edhe dyzet bazamente argjendi me fole, që t’i vinte poshtë njëzet skeleteve: dy bazamente poshtë çdo skeleti me dy kunja.+ 25  Edhe për anën tjetër të tabernakullit, për anën e veriut, bëri njëzet skelete me dërrasa+ 26  dhe dyzet bazamente argjendi me fole: dy bazamente poshtë çdo skeleti.+ 27  Për pjesën e prapme të tabernakullit, në perëndim, bëri gjashtë skelete me dërrasa.+ 28  Në pjesën e prapme të tabernakullit bëri edhe dy skelete për të mbajtur dy qoshet.+ 29  Të dyja dërrasat e skeletit ngriheshin lart, që nga poshtë deri ku majat e tyre puthiteshin, në unazën e parë. Në këtë mënyrë i bëri të dyja skeletet, që të mbanin të dyja qoshet.+ 30  Gjithsej kishte tetë skelete me dërrasa, me gjashtëmbëdhjetë bazamente argjendi me fole: dy bazamente poshtë çdo skeleti.+ 31  Bëri edhe shufra me dru akacieje. Pesë për skeletet me dërrasa të njërës anë të tabernakullit,+ 32  pesë për skeletet e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë për skeletet e anës së prapme të tabernakullit, në perëndim.+ 33  Pastaj bëri shufrën e mesit, që të kalonte në mes të skeleteve, nga njëri skaj në tjetrin.+ 34  Skeletet me dërrasa i veshi me ar. Bëri edhe unazat prej ari, që mbanin shufrat, dhe i veshi shufrat me ar.+ 35  Pastaj bëri edhe një perde+ me fill blu, me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, me fill ngjyrë kërmëzi dhe me li të hollë të dredhur. Në të qëndisi kerubinë.+ 36  Perdes i bëri katër shtylla akacieje, të veshura me ar. Edhe kunjat e tyre ishin prej ari. Për shtyllat derdhi edhe katër bazamente argjendi me fole.+ 37  Bëri edhe një perde për hyrjen e tendës, të endur me fill blu, me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, me fill ngjyrë kërmëzi dhe me li të hollë të dredhur.+ 38  I bëri perdes pesë shtylla me kunjat e tyre. Majat dhe lidhjet e tyre i veshi me ar, kurse pesë bazamentet me fole ishin prej bakri.+

Shënime në fund të faqes

Me sa duket i referohet Bezalelit.