Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 35:1-35

35  Më vonë, Moisiu mblodhi gjithë asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha: «Këto janë fjalët që Jehovai ju urdhëron të zbatoni:+  Gjashtë ditë do të punoni,+ kurse dita e shtatë do të jetë për ju diçka e shenjtë, një sabat, pushim i plotë për Jehovain. Kushdo që punon atë ditë, do të vritet.+  Mos ndizni zjarr në asnjë nga vendbanimet tuaja ditën e sabatit.»  Moisiu vazhdoi t’i thoshte gjithë asamblesë së bijve të Izraelit: «Kështu ju urdhëron Jehovai:  ‘Mblidhni një kontribut për Jehovain.+ Kush të ketë një zemër të gatshme,+ le të sjellë këtë kontribut për Jehovain: ar, argjend, bakër,+  fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, fill ngjyrë kërmëzi, li të hollë, lesh dhie,+  lëkurë dashi, të ngjyrosura në të kuqe, lëkurë foke, dru akacieje,  vaj për ndriçuesin, vaj balsami për vajin e mirosjes dhe për temjanin aromatik,+  gurë oniksi, gurë për t’i vënë tek efodi+ dhe te copa që vendoset para kraharorit.+ 10  Të gjithë njerëzit e aftë+ të vijnë e të bëjnë gjithçka që urdhëron Jehovai: 11  tabernakullin bashkë me tendën e mbulesën, grremçat dhe skeletet me dërrasa, shufrat, shtyllat dhe bazamentet me fole; 12  Arkën+ bashkë me shufrat,+ kapakun+ dhe perden+ ndarëse; 13  tryezën+ bashkë me shufrat dhe gjithë pajisjet e saj, bukët e paraqitjes,+ 14  shandanin+ për ndriçim bashkë me pajisjet e tij, llambat dhe vajin+ e ndriçimit; 15  altarin e temjanit+ bashkë me shufrat; vajin e mirosjes dhe temjanin aromatik;+ perden e hyrjes për hyrjen e tabernakullit; 16  altarin+ e blatimit të djegur dhe skarën e bakrit, shufrat dhe gjithë pajisjet e tij; legenin+ bashkë me mbajtësen; 17  pëlhurat e varura të oborrit,+ shtyllat dhe bazamentet e tyre me fole; perden e portës së oborrit; 18  kunjat e tendës së tabernakullit, kunjat e tendës së oborrit dhe litarët;+ 19  rrobat+ e endura hollë për shërbimin në shenjtërore, rrobat e shenjta+ për priftin Aaron, dhe rrobat e bijve të tij, për të shërbyer si priftërinj.’» 20  Pastaj, gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga Moisiu. 21  Tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra+ dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, u kthyen dhe sollën kontributin për Jehovain, për punën e tendës së takimit, për gjithë shërbimet e tjera dhe për rrobat e shenjta. 22  Vazhdonin të vinin, burra e gra, çdo njeri me zemër të gatshme. Sollën karfica, vathë, unaza, zbukurime grash, gjithfarëlloj sendesh ari. Erdhën të gjithë ata që i paraqitën Jehovait blatimin e tundur të arit.+ 23  Të gjithë që kishin fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, fill ngjyrë kërmëzi, li të hollë, lesh dhie, lesh dashi, të ngjyrosur në të kuqe, dhe lëkurë foke, i sollën.+ 24  Të gjithë që kontribuan argjend dhe bakër, sollën kontributin për Jehovain. Edhe të gjithë ata që kishin dru akacieje, të nevojshëm për tërë punën e shërbimit, e sollën. 25  Të gjitha gratë e afta+ torën me duart e tyre dhe sollën fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, fill ngjyrë kërmëzi dhe li të hollë, që të përdorej si pe. 26  Të gjitha gratë e afta, të shtyra nga zemra, torën leshin e dhisë. 27  Prijësit sollën gurë oniksi dhe gurë për t’i vënë tek efodi dhe te copa që vendoset para kraharorit,+ 28  vaj balsami, vaj për ndriçim, për vajin e mirosjes dhe për temjanin aromatik.+ 29  Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, të nxitur nga zemra që të sillnin diçka për gjithë punën që Jehovai urdhëroi të bëhej me anë të Moisiut, i sollën Jehovait një blatim vullnetar.+ 30  Atëherë Moisiu u tha bijve të Izraelit: «Jehovai ka thirrur me emër Bezalelin,+ birin e Urit, nipin e Hurit, nga fisi i Judës. 31  Ai e mbushi me frymën e Perëndisë, me mençuri, kuptueshmëri e njohuri, që të jetë i aftë në çdo lloj zanati: 32  të skicojë modele, të punojë arin, argjendin dhe bakrin,+ 33  të punojë gurët për t’i ngallmuar dhe drurin për të bërë prodhime mjeshtërore të çdo lloji.+ 34  Atij dhe Oholiabit,+ birit të Ahisamakut, nga fisi i Danit, u ka dhënë* edhe aftësi për të mësuar të tjerët. 35  Ai ua ka mbushur zemrat me mençuri,+ që të bëjnë tërë punën e një artizani, qëndistari,+ endësi të fillit blu, të leshit të ngjyer në të kuqe të purpurt, të fillit ngjyrë kërmëzi dhe të lirit të hollë, e të një tezgjahisti. Ata janë burra që bëjnë çdo lloj pune dhe që skicojnë modele.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i ka dhënë në zemër».