Dalja 33:1-23

33  Më tej, Jehovai i tha Moisiut: «Ngrihu që këtu, bashkë me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit,+ dhe nisu në vendin për të cilin iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit: ‘Do t’ia jap farës sate.’+  Do të dërgoj para teje një engjëll+ dhe do të dëboj kananitët, amoritët, hititët, perezitët, hivitët dhe jebusitët.+  Shko në një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë,+ sepse unë nuk do të jem mes jush, që të mos ju shfaros udhës,+ sepse jeni një popull me qafë të fortë.»+  Kur dëgjoi këto fjalë të kobshme, populli nisi të mbante zi,+ dhe asnjë prej tyre nuk i vuri zbukurimet e veta.  Jehovai i tha Moisiut: «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Ju jeni një popull me qafë të fortë.+ Në çast+ do të ngjitesha te ju e do t’ju shfarosja. Hiqini zbukurimet tuaja, sa të shoh se ç’do të bëj me ju.’»+  Që nga koha kur ishin në malin Horeb,+ bijtë e Izraelit e bënë zakon të hiqnin zbukurimet e tyre.  Moisiu e hoqi tendën e tij dhe e ngriti jashtë kampit, shumë larg tij, dhe e quajti tenda e takimit. Kushdo që kërkonte+ Jehovain, shkonte në tendën e takimit, që ndodhej jashtë kampit.  Sapo Moisiu shkonte te tenda, gjithë populli ngrihej,+ dhe secili rrinte në hyrje të tendës së vet e ia ngulte sytë Moisiut, derisa ai hynte në tendë.  Kur Moisiu hynte në tendë, shtylla e resë+ zbriste, qëndronte në hyrje të tendës, dhe Perëndia fliste+ me Moisiun. 10  Gjithë populli e shihte shtyllën e resë+ që qëndronte në hyrje të tendës, prandaj secili ngrihej e përkulej në hyrje të tendës së vet.+ 11  Jehovai i fliste Moisiut sy për sy,+ pikërisht sikurse një njeri do të fliste me një tjetër. Kur ai kthehej në kamp, shërbëtori i tij,+ Josiu, biri i Nunit,+ si një ndihmës, nuk largohej nga tenda. 12  Moisiu i tha Jehovait: «Ja, ti po më thua: ‘Nxirre këtë popull’, por nuk më ke thënë se kë do të dërgosh me mua. Për më tepër, ti vetë më ke thënë: ‘Unë të njoh me emër+ dhe ti ke gjetur hir në sytë e mi.’ 13  Prandaj, të lutem, nëse kam gjetur hir në sytë e tu,+ bëmë të njoh udhët e tua,+ që të të njoh e të gjej hir në sytë e tu. Dhe mos harro që ky komb është populli yt.»+ 14  Atëherë, ai tha: «Unë vetë do të vij me ty+ dhe do të të jap prehje.»+ 15  Moisiu i tha: «Nëse nuk vjen ti vetë, mos na nxirr që këtej. 16  Si do të merret vesh se unë dhe populli yt kemi gjetur hir në sytë e tu, në qoftë se ti nuk vjen me ne,+ që unë dhe populli yt të dallohemi nga të gjithë popujt e tjerë mbi faqen e dheut?»+ 17  Jehovai i tha Moisiut: «Do ta bëj edhe këtë që më the,+ sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh me emër.» 18  Ai i tha: «Të lutem, më trego lavdinë tënde.»+ 19  Por Perëndia ia ktheu: «Unë do të bëj që gjithë mirësia ime të kalojë para teje+ dhe do të shpall para teje emrin e Jehovait.+ Do t’i jap hir atij që dua t’i jap dhe do t’i tregoj mëshirë atij që dua t’i tregoj.»+ 20  Pastaj shtoi: «Ti s’mund ta shohësh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shohë e të jetojë.»+ 21  Jehovai i tha: «Ja tek është një vend pranë meje, prandaj rri mbi shkëmb. 22  Kur lavdia ime të kalojë, unë do të të vë në një guvë të shkëmbit, dhe do të të mbuloj me pëllëmbë, derisa të kem kaluar. 23  Paskëtaj, do ta heq pëllëmbën, dhe ti ke për të parë shpinën time, por s’mund ta shohësh fytyrën time.»+

Shënime në fund të faqes