Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 30:1-38

30  Bëj një altar me dru akacieje për të djegur temjan.+  Duhet të jetë katror, një kut i gjatë dhe një kut i gjerë, kurse i lartë dy kute. Brirët do të dalin nga qoshet e tij.+  Sipërfaqen e sipërme, anët rreth e qark dhe brirët vishi me ar të kulluar. Përreth bëji një bordurë ari.+  Do t’i bësh edhe dy unaza ari nën bordurë, në dy anët e tij të kundërta, që të shërbejnë si mbajtëse për shufrat me të cilat do të mbartet.+  Shufrat bëji me dru akacieje dhe vishi me ar.+  Vendose altarin përpara perdes që ndodhet pranë arkës së dëshmisë,+ përpara kapakut të Dëshmisë, ku unë do të të shfaqem.+  Aaroni do të djegë mbi të temjan aromatik,+ mëngjes për mëngjes, kur të përgatitë llambat.+  Aaroni do të djegë temjan edhe kur të ndezë llambat ndaj të ngrysur. Është temjan që do t’i paraqitet vazhdimisht Jehovait, brez pas brezi.  Mos paraqit mbi të temjan të palejueshëm,+ blatim të djegur a blatim në drithë. Mos derdh mbi të as blatim në pije. 10  Një herë në vit, Aaroni do të bëjë shlyerjen mbi brirët e tij.+ Me ca nga gjaku i blatimit për mëkatin,+ që flijohet ditën e shlyerjes, do të bëjë shlyerjen për të një herë në vit, brez pas brezi. Është shumë i shenjtë për Jehovain.» 11  Jehovai vazhdoi t’i thoshte Moisiut: 12  «Kur të numërosh bijtë e Izraelit për t’i regjistruar,+ secili do t’i japë Jehovait një shpërblesë për shpirtin e tij,+ që të mos bjerë mbi ta asnjë plagë, kur t’i regjistrosh.+ 13  Ja çfarë do të japin të gjithë ata që do të përfshihen te të numëruarit: gjysmë sikle, sipas siklës së vendit të shenjtë.+ Njëzet gera janë baras me një sikël. Një gjysmë sikle është kontributi për Jehovain.+ 14  Kushdo që përfshihet te të regjistruarit, nga njëzet vjeç e lart, do të japë kontributin për Jehovain.+ 15  I pasuri nuk duhet të japë më shumë, as i varfri nuk duhet të japë më pak se gjysmë sikle,+ kur të jepni kontributin për Jehovain, që të bëni shlyerjen për shpirtrat tuaj.+ 16  Merri monedhat e argjendta të shlyerjes nga bijtë e Izraelit dhe jepi për shërbimin në tendën e takimit.+ Kjo do të shërbejë si kujtim për Jehovain, në dobi të bijve të Izraelit, që të bëni shlyerjen për shpirtrat tuaj.» 17  Jehovai i tha përsëri Moisiut: 18  «Bëj një legen bakri dhe mbajtësen e tij prej bakri, për t’u larë.+ Vendose ndërmjet tendës së takimit e altarit, dhe mbushe me ujë.+ 19  Aaroni dhe bijtë e tij do të lajnë atje duart dhe këmbët.+ 20  Kur të hyjnë në tendën e takimit, do të lahen me ujë, që të mos vdesin. Do të lahen edhe kur të shkojnë për të shërbyer pranë altarit, për të bërë një blatim me zjarr për Jehovain.+ 21  Do të lajnë duart e këmbët, që të mos vdesin.+ Ky do të jetë për ta një rregull brez pas brezi, për të dhe pasardhësit e tij nga brezi në brez.»+ 22  Jehovai i tha prapë Moisiut: 23  «Merr aromatikët më të zgjedhur:+ pesëqind njësi mirrë+ në pika të mpiksura; kanellë+ të ëmbël, gjysmën e kësaj sasie, domethënë dyqind e pesëdhjetë njësi; kallam erëmirë+ dyqind e pesëdhjetë njësi 24  dhe pesëqind njësi kasi,+ të gjitha sipas siklës së vendit të shenjtë,+ dhe një hin+ vaj ulliri. 25  Pastaj bëj me to një vaj të shenjtë për mirosje, një pomadë, një përzierje të bërë me mjeshtërinë e një pomadëbërësi.+ Do të jetë vaj i shenjtë për mirosje.+ 26  Me të miros tendën e takimit,+ arkën e dëshmisë, 27  tryezën me gjithë pajisjet e saj, shandanin dhe pajisjet e tij, altarin e temjanit, 28  altarin e blatimit të djegur me gjithë pajisjet e tij, si dhe legenin me mbajtësen e vet. 29  Shenjtëroji që të bëhen shumë të shenjta.+ Kushdo që i prek ato, duhet të jetë i shenjtë.+ 30  Do të mirosësh Aaronin+ dhe bijtë e tij,+ dhe do t’i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj.+ 31  Do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Ky do të jetë për mua një vaj i shenjtë për mirosje, brez pas brezi.+ 32  Nuk do të lyeni me të trupin e njeriut dhe me përbërësit e tij nuk do të bëni asgjë të ngjashme me të. Është diçka e shenjtë. Do të mbetet për ju diçka e shenjtë. 33  Kushdo që bën një pomadë ngjashëm këtij vaji a vë ca nga ai mbi dikë tjetër, do të shfaroset nga populli i tij.’»+ 34  Jehovai i tha akoma Moisiut: «Merr ca aromatikë:+ pika stakti, guaskë erëmirë, galban aromatik dhe temjan të bardhë+ të kulluar. Secili duhet të jetë në masë të njëjtë. 35  Me ta do të bësh temjanin,+ një përzierje erëzash, të bërë me mjeshtërinë e një pomadëbërësi, të kripur,+ të kulluar, pra diçka të shenjtë. 36  Pak nga ai bluaje e bëje pluhur të imët dhe vër ca para Dëshmisë në tendën e takimit,+ ku unë do të të shfaqem.+ Duhet të jetë për ju diçka shumë e shenjtë. 37  Mos bëni për vete temjan me këta përbërës.+ Do të mbetet për ty diçka e shenjtë për Jehovain.+ 38  Kushdo që bën diçka të ngjashme me të, që t’i marrë erë, do të shfaroset+ nga populli i tij.»

Shënime në fund të faqes