Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 3:1-22

3  Moisiu u bë bari i kopeve të Jetroit,+ priftit të Midianit, tek i cili ishte dhëndër.+ Kur po e çonte kopenë në perëndim të shkretëtirës, mbërriti në malin e Perëndisë së vërtetë,+ në Horeb.+  Atëherë engjëlli i Jehovait iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një kaçube me gjemba.+ Ai po shihte dhe ja, kaçubën e kishte përfshirë zjarri, e megjithatë nuk digjej.  Atëherë Moisiu tha: «Pa të bëj ca mënjanë, që të vëzhgoj këtë dukuri madhështore, se përse nuk digjet kaçuba.»+  Kur Jehovai e pa se ai u kthye për të vëzhguar, Perëndia i thirri menjëherë nga mesi i kaçubës: «Moisi, Moisi!» Ai iu përgjigj: «Ja ku jam.»+  Atëherë ai i tha: «Mos u afro këtu. Hiqi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po rri, është tokë e shenjtë.»+  Pastaj, vazhdoi: «Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit.»+ Atëherë Moisiu fshehu fytyrën, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë e vërtetë.  Jehovai shtoi: «Pa dyshim e kam parë mundimin e popullit tim në Egjipt, dhe kam dëgjuar si klithin për shkak të atyre që i shtrëngojnë të punojnë, sepse i di dhembjet që heqin.+  Prandaj, po gatitem të zbres që t’i çliroj nga dora e egjiptianëve,+ t’i nxjerr nga ai vend e t’i çoj në një vend të mirë e të gjerë, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë,+ atje ku janë kananitët, hititët, amoritët, perezitët, hivitët dhe jebusitët.+  Ja, klithma e bijve të Izraelit ka ardhur deri tek unë, dhe e kam parë se si po i shtypin egjiptianët.+ 10  Eja, po të dërgoj te faraoni, dhe nxirre popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti.»+ 11  Megjithatë, Moisiu i tha Perëndisë së vërtetë: «Po kush jam unë, që të shkoj te faraoni, dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?!»+ 12  Ai ia ktheu: «Unë do të jem me ty,+ dhe kjo është për ty shenja që të kam dërguar unë:+ pasi ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t’i shërbeni Perëndisë së vërtetë në këtë mal.»+ 13  Prapëseprapë, Moisiu i tha Perëndisë së vërtetë: «Ta zëmë se vajta te bijtë e Izraelit dhe u thashë: ‘Perëndia i paraardhësve tuaj më ka dërguar te ju.’ Çfarë t’u them nëse më pyesin: ‘Si e ka emrin?’»+ 14  Atëherë Perëndia i tha Moisiut: «UNË DO TË BËHEM ÇDO GJË QË DUA TË BËHEM+ Pastaj shtoi: «Ja çfarë do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘UNË DO TË BËHEM më ka dërguar te ju.’»+ 15  Perëndia i tha prapë Moisiut:«Ja çfarë do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, Perëndia i Abrahamit,+ Perëndia i Isakut+ dhe Perëndia i Jakobit,+ më ka dërguar te ju.’ Ky është emri im në jetë të jetëve,+ dhe me të do të kujtohem brez pas brezi.+ 16  Shko e mblidh pleqtë e Izraelit dhe thuaju: “Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, m’u shfaq+ dhe më tha: ‘Do ta drejtoj patjetër vëmendjen+ nga ju dhe nga ajo që po ju bëjnë në Egjipt. 17  Prandaj them: do t’ju nxjerr nga mundimi+ i egjiptianëve dhe do t’ju çoj në vendin e kananitëve, hititëve, amoritëve,+ perezitëve, hivitëve dhe jebusitëve,+ në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.’”+ 18  Ata kanë për ta dëgjuar zërin tënd,+ prandaj shko bashkë me pleqtë e Izraelit te mbreti i Egjiptit, dhe thuajini: ‘Jehovai, Perëndia i hebrenjve,+ na u shfaq,+ prandaj, të lutemi, na lër të shkojmë tri ditë udhë larg në shkretëtirë, sepse duam t’i bëjmë flijime Jehovait, Perëndisë tonë.’+ 19  Megjithatë, unë e di mirë se mbreti i Egjiptit nuk do t’ju lejojë të shkoni, veç po të detyrohet nga një dorë e fortë.+ 20  Kështu, do të më duhet ta shtrij dorën+ dhe ta godas Egjiptin me gjithë veprat e mia të mrekullueshme, që do të bëj mes tij. Pas kësaj, ai do t’ju lërë të shkoni.+ 21  Do të bëj që ky popull të gjejë hir në sy të egjiptianëve, prandaj kur të shkoni, nuk do të largoheni duarbosh.+ 22  Çdo grua do t’i kërkojë fqinjës së vet dhe gruas që banon në shtëpinë e saj si e ardhur, sende argjendi, ari e mantele. Ato do t’ua vini bijve dhe bijave tuaja, dhe keni për t’i zhveshur egjiptianët.»+

Shënime në fund të faqes