Dalja 28:1-43

28  Nga bijtë e Izraelit, merr Aaronin,+ vëllanë tënd, dhe bijtë e tij, Nadabin, Abihun,+ Eleazarin dhe Ithamarin,+ që të më shërbejnë si priftërinj.+  Bëji Aaronit, vëllait tënd, rroba të shenjta për t’i dhënë lavdi e hijeshi.+  Do të flasësh me gjithë njerëzit e zotë, të cilëve ua kam mbushur zemrat me frymën e mençurisë.+ Ata do të bëjnë rrobat e Aaronit për ta shenjtëruar, që të më shërbejë si prift.+  Ja çfarë do të bëjnë: një copë që vendoset në kraharor,+ një efod,+ një petk pa mëngë,+ një petk të gjatë të endur me kuadrate, një çallmë+ e një rrip.+ Ata do të bëjnë rrobat e shenjta për Aaronin, vëllanë tënd, dhe bijtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj.  Ata do të marrin ar, fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, fill ngjyrë kërmëzi dhe li të hollë.  Efodi të punohet nga një qëndistar+ me ar, fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, fill ngjyrë kërmëzi dhe li të hollë të dredhur.  Do të ketë dy supore që bashkojnë dy pjesët e tij, që të jetë një i tërë.+  Edhe brezi+ që është mbi të për ta shtrënguar, do të bëhet me të njëjtin punim dhe me të njëjtat materiale: ar, fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, fill ngjyrë kërmëzi dhe li të hollë të dredhur.  Merr dy gurë oniksi+ e skalit+ në ta emrat e bijve të Izraelit:+ 10  gjashtë emra në njërin gur dhe gjashtë emra në gurin tjetër, sipas radhës së lindjes.+ 11  Emrat e bijve të Izraelit do t’i skalitësh te të dy gurët, ashtu si një artizan punon gurët, ashtu si skalitet një vulë.+ Do t’i ngallmosh në skelete ari.+ 12  Dy gurët vendosi mbi suporet e efodit si gurë kujtimi për bijtë e Izraelit.+ Aaroni do t’i mbajë emrat e tyre para Jehovait mbi dy suporet si një kujtim. 13  Bëj skelete ari 14  dhe dy zinxhirë prej ari të kulluar.+ Do t’i bësh si kordonë, ashtu si punohet litari. Zinxhirët mbërtheji te skeletet.+ 15  Bëj edhe copën e gjykimit që vendoset para kraharorit,+ të punuar nga një qëndistar. Do ta bësh me të njëjtin punim si të efodit. Do ta bësh me ar, fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, me fill ngjyrë kërmëzi dhe li të hollë të dredhur.+ 16  Kur të paloset më dysh, të jetë katrore, një pëllëmbë e gjatë dhe një pëllëmbë e gjerë.+ 17  Vëri katër radhë gurësh të çmuar.+ Radha e parë do të ketë rubin,+ topaz+ dhe smerald.+ 18  Radha e dytë do të ketë bruz,+ safir+ dhe diaspër.+ 19  Radha e tretë do të ketë gur leshemi, agat+ dhe ametist.+ 20  Radha e katërt do të ketë krizolit,+ oniks+ dhe nefrit. Do t’i ngallmosh në fole prej ari.+ 21  Gurët duhet të jenë sipas radhës së emrave të bijve të Izraelit, dymbëdhjetë, sipas emrave të tyre.+ Do të skaliten ashtu si skalitet një vulë, në secilin gur emrin e njërit prej dymbëdhjetë fiseve.+ 22  Mbi copën që vendoset para kraharorit, bëj zinxhirë të thurur prej ari të kulluar, ashtu si punohet litari.+ 23  Bëj dy unaza ari dhe vëri në dy cepat e sipërm të copës që vendoset para kraharorit.+ 24  Dy zinxhirët prej ari kaloji nëpër unazat në cepat e copës që vendoset para kraharorit.+ 25  Dy anët e tjera të zinxhirëve kaloji përmes skeleteve dhe vëri mbi suporet e efodit, në pjesën e tij të përparme.+ 26  Bëj dy unaza ari dhe vëri në dy cepat e poshtëm të copës që vendoset para kraharorit, në buzën e brendshme, nga ana e efodit.+ 27  Bëj edhe dy unaza ari dhe vendosi në pjesën e prapme të efodit, pranë vendit ku bashkohet me suporet, lart brezit të efodit.+ 28  Me një kordon të hollë blu, do t’i lidhin këto unaza me unazat e copës që vendoset para kraharorit, që ajo të rrijë lart brezit dhe të mos lëvizë nga efodi.+ 29  Aaroni do t’i mbajë vazhdimisht emrat e bijve të Izraelit në copën e gjykimit që vendoset para kraharorit, mbi zemër, kur të hyjë në të Shenjtën, si kujtim para Jehovait. 30  Brenda copës së gjykimit që vendoset para kraharorit, fut Urimin+ dhe Thumimin. Ata do të jenë mbi zemrën e Aaronit, kur ai të dalë para Jehovait. Aaroni do t’i mbajë vazhdimisht mbi zemër, para Jehovait, vendimet gjyqësore+ për bijtë e Izraelit. 31  Petkun pa mëngë poshtë efodit bëje krejt me fill blu.+ 32  Sipër do të ketë në mes një grykë të hapur. Gryka duhet të ketë rreth e përqark një buzë të punuar në tezgjah. Duhet të jetë si gryka e një thuraku, që të mos griset.+ 33  Në buzën e poshtme bëj rreth e qark shegë të punuara me fill blu, lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt dhe me fill ngjyrë kërmëzi. Mes tyre vër rreth e qark zile+ ari: 34  një zile ari dhe një shegë, një zile ari dhe një shegë, rreth e qark buzës së poshtme të petkut pa mëngë.+ 35  Aaroni do ta veshë që të shërbejë, dhe tringëllima e zileve do të dëgjohet kur të futet dhe kur të dalë në shenjtërore para Jehovait, që të mos vdesë.+ 36  Bëj edhe një pllakë të ndritshme prej ari të kulluar dhe në të skalit, ashtu si skalitet një vulë: ‘Shenjtëria i përket Jehovait.’+ 37  Shtrëngoje me një kordon të hollë blu dhe vëre mbi çallmë.+ Vëre në pjesën e përparme të çallmës. 38  Do ta mbajë në ballë Aaroni, i cili do të përgjigjet për gabimet kundër objekteve të shenjta,+ domethënë, kundër gjithë dhuratave të tyre të shenjta, që bijtë e Izraelit do t’i shenjtërojnë. Ai do ta mbajë vazhdimisht në ballë, që të fitojë për ta miratimin+ para Jehovait. 39  Petkun e gjatë prej liri të hollë ende me kuadrate. Bëj një çallmë me li të hollë+ dhe një rrip,+ të punuar nga një endës. 40  Do të bësh petka të gjata edhe për bijtë e Aaronit.+ Bëju edhe rripa dhe sarëkë*+ për t’u dhënë lavdi e hijeshi.+ 41  Vish me to Aaronin, vëllanë tënd, dhe bijtë e tij, mirosi,+ emëroji,*+ shenjtëroji, dhe ata do të më shërbejnë si priftërinj. 42  Bëju edhe mbathje liri, që të mbulojnë mishin e zhveshur.+ Ato do të jenë nga mesi deri te kofshët. 43  Do t’i veshin Aaroni dhe bijtë e tij kur të hyjnë në tendën e takimit ose kur t’i afrohen altarit për të shërbyer në vendin e shenjtë, që të mos bëhen fajtorë e të mos vdesin. Do të jetë një ligj brez pas brezi për të dhe për pasardhësit e tij.+

Shënime në fund të faqes

Një lloj çallme. Njësoj edhe te 29:9.
Kjo shprehje hebraike fjalë për fjalë do të thotë «mbush dorën», dhe përdoret në rastet kur u jepet fuqi e plotë në dorë atyre që shërbejnë si priftërinj.