Dalja 26:1-37

26  Tabernakullin do ta bësh me dhjetë pëlhura tende+ me li të hollë të dredhur, me fill blu, me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt dhe me fill ngjyrë kërmëzi.+ Në to do të qëndisësh kerubinë.+  Çdo pëlhurë tende është njëzet e tetë kute e gjatë dhe katër kute e gjerë. Të gjitha pëlhurat e tendës+ do të kenë të njëjtën masë.  Pesë pëlhura tende do t’i bashkosh me njëra-tjetrën, që të formojnë një pjesë, dhe pesë pëlhurat e tjera do t’i bashkosh me njëra-tjetrën, që të formojnë një pjesë tjetër.+  Pastaj, me fillin blu bëj iliqe në buzë të njërës pjesë, aty ku do të bashkohet me tjetrën. Bëj të njëjtën gjë edhe në buzë të pjesës tjetër, aty ku do të bashkohet me të parën.+  Do të bësh pesëdhjetë iliqe në njërën pjesë pëlhure dhe pesëdhjetë iliqe në buzë të pjesës tjetër, aty ku bashkohen me njëra-tjetrën. Iliqet do të jenë përballë njëri-tjetrit.+  Bëj edhe pesëdhjetë grremça ari dhe me ta bashkoji pjesët e pëlhurës me njëra-tjetrën, që të bëhet një tabernakull i vetëm.+  Bëj pëlhura me lesh dhie+ për të mbuluar tendën e tabernakullit. Do të bësh njëmbëdhjetë pëlhura të tilla.  Çdo pëlhurë tende është tridhjetë kute+ e gjatë dhe katër kute e gjerë. Njëmbëdhjetë pëlhurat e tendës do të kenë të njëjtën masë.  Pesë pëlhura bashkoji në një pjesë më vete dhe gjashtë të tjerat bashkoji në një pjesë tjetër më vete.+ Pëlhurën e gjashtë që bie në pjesën e përparme të tendës, palose sipër. 10  Bëj pesëdhjetë iliqe në buzë të njërës pjesë të pëlhurës, aty ku do të bashkohet me tjetrën, dhe pesëdhjetë iliqe në buzë të pjesës tjetër, aty ku do të bashkohet me të parën. 11  Bëj pastaj pesëdhjetë grremça bakri,+ futi tek iliqet dhe bashkoje që të bëhet një tendë e vetme.+ 12  Ajo që mbetet nga pëlhurat e tendës, domethënë gjysma e njërës pjesë, do të varet në anën e prapme të tabernakullit. 13  Pjesa prej një kuti në këtë anë dhe në atë anë, që del më e gjatë se pëlhurat e tendës, do të varet anash tabernakullit, për ta mbuluar në këtë anë dhe në atë anë. 14  Bëji tendës edhe një mbulesë me lëkurë dashi, të ngjyrosura në të kuqe, dhe sipër fare një mbulesë tjetër me lëkurë foke. 15  Skeletet me dërrasa+ për tabernakullin bëji me dru akacieje, dhe vëri pingul. 16  Çdo skelet është dhjetë kute i gjatë dhe një kut e gjysmë i gjerë. 17  Çdo skelet ka dy kunja paralel me njëri-tjetrin. Të gjitha skeletet e tabernakullit do t’i bësh në këtë mënyrë. 18  Bëj njëzet skelete me dërrasa për anën e tabernakullit nga Negebi, në jug. 19  Do të bësh dyzet bazamente+ argjendi me fole, që t’i vësh poshtë njëzet skeleteve: dy bazamente poshtë çdo skeleti me dy kunja. 20  Edhe për anën tjetër të tabernakullit, për anën e veriut, bëj njëzet skelete me dërrasa+ 21  dhe dyzet bazamente argjendi me fole: dy bazamente poshtë çdo skeleti.+ 22  Për pjesën e prapme të tabernakullit, në perëndim, do të bësh gjashtë skelete me dërrasa.+ 23  Në pjesën e prapme të tabernakullit do të bësh edhe nga një skelet për të mbajtur dy qoshet.+ 24  Të dyja dërrasat e skeletit do të ngrihen lart, që nga poshtë deri ku majat e tyre të puthiten, në unazën e parë. Në këtë mënyrë do t’i bësh të dyja skeletet. Ato do të shërbejnë si mbajtëse të të dyja qosheve. 25  Pjesa e prapme do të ketë, pra, tetë skelete me dërrasa, me bazamente argjendi me fole, gjashtëmbëdhjetë bazamente gjithsej: dy bazamente poshtë çdo skeleti. 26  Bëj edhe shufra me dru akacieje.+ Pesë për skeletet me dërrasa të njërës anë të tabernakullit, 27  pesë për skeletet e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë për skeletet e anës së prapme të tabernakullit, në perëndim.+ 28  Shufra e mesit, që ndodhet në qendër të skeleteve, kalon nga njëri skaj në tjetrin. 29  Skeletet me dërrasa do t’i veshësh me ar.+ Edhe unazat që do të mbajnë shufrat, do t’i bësh prej ari, dhe shufrat do t’i veshësh me ar. 30  Tabernakullin ndërtoje sipas projektit që t’u tregua në mal.+ 31  Pastaj bëj një perde+ me fill blu, me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, me fill ngjyrë kërmëzi dhe me li të hollë të dredhur. Në të do të qëndisen kerubinë.+ 32  Vendose mbi katër shtylla akacieje, të veshura me ar. Kunjat e tyre do të jenë prej ari. Shtyllat qëndrojnë mbi katër bazamente argjendi me fole. 33  Perden vare te grremçat dhe nga brenda perdes fut arkën e dëshmisë.+ Perdja do të bëjë një ndarje mes së Shenjtës+ dhe Më të Shenjtës.+ 34  Vëri kapakun arkës së dëshmisë në Më të Shenjtën. 35  Tryezën vendose nga jashtë perdes, dhe shandanin+ përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit. Tryezën vendose nga ana e veriut. 36  Bëj edhe një perde+ për hyrjen e tendës, të endur me fill blu, me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, me fill ngjyrë kërmëzi dhe me li të hollë të dredhur. 37  Perdes bëji pesë shtylla akacieje dhe vishi me ar. Edhe kunjat e tyre do të jenë prej ari. Derdh për shtyllat edhe pesë bazamente bakri me fole.

Shënime në fund të faqes