Dalja 23:1-33

23  Mos përhap një lajm të rremë.+ Mos bashkëpuno me të ligun, duke u bërë dëshmitar që kurdis të keqen.+  Mos shko pas shumicës për qëllime të liga.+ Në një çështje mos jep dëshmi të rreme, duke marrë anën e shumicës, që të shtrembërosh drejtësinë.+  As të varfrin mos e privilegjo kur të ketë një çështje.+  Nëse gjen demin e armikut ose gomarin e tij që ka humbur rrugën, do t’ia kthesh patjetër.+  Nëse sheh gomarin e dikujt që të urren, të rrëzuar nën ngarkesën e tij, ruhu se mos ikën. Do ta ndihmosh që ta zgjidhë.+  Mos e shtrembëro vendimin gjyqësor në çështjen e një të varfri.+  Qëndroju larg fjalëve të rreme.+ Mos e vrit të pafajshmin dhe të drejtin, sepse unë nuk do ta shpall të drejtë atë që është i lig.+  Mos merr ryshfet, sepse ryshfeti i verbon ata që shohin qartë dhe mund të shtrembërojë fjalët e njerëzve të drejtë.+  Mos e shtypni të ardhurin,+ sepse ju e dini vetë ç’do të thotë të jesh* i ardhur, meqë ishit të tillë në vendin e Egjiptit.+ 10  Gjashtë vjet do ta mbjellësh tokën dhe do të mbledhësh prodhimin e saj.+ 11  Por vitin e shtatë mos e puno, lëre ugar,+ që të hanë prej saj të varfrit e popullit. Ç’të lënë ata, do ta hanë kafshët e fushës.+ Kështu do të bësh edhe me vreshtin, edhe me ullishten tënde. 12  Gjashtë ditë do të punosh,+ por ditën e shtatë do ta ndërpresësh punën, që të pushojnë demi e gomari yt, dhe të çlodhen edhe biri i skllaves sate, edhe i ardhuri.+ 13  Kini kujdes gjithçka që ju kam thënë.+ Mos i zini me gojë emrat e perëndive të tjera. Të mos dëgjohen nga goja juaj.+ 14  Tri herë në vit kremto një festë për mua.+ 15  Do të kremtosh festën e kuleçve të ndormë.+ Do të hash shtatë ditë kuleç të ndormë,+ ashtu si të urdhërova, në kohën e caktuar të muajit abib,+ sepse atë muaj dole nga Egjipti. Askush të mos vijë para meje duarbosh.+ 16  Do të mbash edhe festën e korrjes së fryteve të hershme+ të punës sate, të asaj që ke mbjellë në arë,+ dhe festën e mbledhjes në të dalë të vitit, kur të mbledhësh nga ara frytin e mundit tënd.+ 17  Tri herë në vit çdo mashkull yti do të paraqitet para Zotërisë së vërtetë, Jehovait.+ 18  Mos e paraqit gjakun e flijimit tim bashkë me gjëra të mbrujtura. Dhjami i festës sime nuk duhet të mbetet deri në mëngjes.+ 19  Pjesën më të mirë të fryteve të hershme të tokës sate, do ta çosh në shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tënd.+Mos e ziej kecin në qumështin e nënës së tij.+ 20  Ja, unë po dërgoj një engjëll+ përpara teje, që të të ruajë rrugës dhe të të çojë në vendin që kam përgatitur.+ 21  Ki kujdes nga ai dhe bindju zërit të tij. Mos u rebelo kundër tij, sepse ai nuk do ta falë shkeljen tënde,+ mbasi emri im është në të. 22  Megjithatë, nëse i bindesh pikë për pikë zërit të tij dhe bën gjithçka që do të të them unë,+ atëherë unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe do të bëhem hasmi i hasmëve të tu.+ 23  Sepse engjëlli im do të ecë përpara teje dhe do të të çojë tek amoritët, hititët, perezitët, kananitët, hivitët e jebusitët, dhe unë do t’i shfaros.+ 24  Mos u përkul para perëndive të tyre dhe mos u shërbe. Mos bëj asgjë të ngjashme me veprat e tyre,+ por do t’i rrëzosh dhe do t’i thyesh kolonat e tyre të shenjta.+ 25  Shërbejini Jehovait, Perëndisë tuaj,+ dhe ai do t’ju bekojë bukën dhe ujin.+ Unë do të largoj nga ti sëmundjen.+ 26  Në vendin tënd nuk do të ketë asnjë grua që të dështojë dhe asnjë grua shterpë.+ Unë do të të ngop me ditë.+ 27  Do të dërgoj lemerinë time përpara teje,+ do t’i bëj rrëmujë gjithë popujt mes të cilëve do të shkosh, dhe armiqtë e tu do t’ia mbathin para teje.+ 28  Do të përhap përpara teje tmerrin,+ i cili do t’i dëbojë hivitët, kananitët dhe hititët.+ 29  Nuk do t’i dëboj brenda vitit, që të mos shkretohet toka dhe të mos shumohen kundër teje egërsirat e fushës.+ 30  Do t’i dëboj pak nga pak, derisa të bëhesh i frytshëm dhe ta shtiesh vendin në dorë.+ 31  Unë do t’i vë kufijtë e tu nga Deti i Kuq deri në detin e filistinëve, dhe nga shkretëtira deri te Lumi.*+ Do të të jap në dorë banorët e vendit, dhe ti do t’i dëbosh.+ 32  Nuk do të bësh besëlidhje me ta ose me perënditë e tyre.+ 33  Ata nuk duhet të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje. Në rast se do t’u shërbesh perëndive të tyre, kjo do të bëhet një lak për ty.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «e njihni shpirtin e një të ardhuri».
Domethënë, lumi Eufrat.