Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 22:1-31

22  Në rast se dikush vjedh një dem a një dele dhe e ther ose e shet, do të japë si dëmshpërblim për demin pesë kokë nga tufa e tij dhe për delen katër kokë nga kopeja e tij.+  (Nëse një hajdut+ kapet duke hyrë në shtëpi,+ dhe goditet e vdes, i zoti i shtëpisë nuk do të jetë fajtor për gjakun e tij.+  Por nëse dielli kishte lindur, i zoti i shtëpisë do të jetë fajtor për gjakun e tij.)Kush vjedh, do të dëmshpërblejë patjetër. Nëse nuk ka asgjë, do të shitet për gjërat që ka vjedhur.+  Nëse kafsha e vjedhur gjendet e gjallë në duart e tij, qoftë dem, gomar a dele, ai do ta dëmshpërblejë dyfish.  Nëse dikush ka një arë a një vresht që e përdor si kullotë, por i lëshon kafshët e barrës të kullotin në arën e një tjetri, dhe ato bëjnë kërdinë atje, ai do ta dëmshpërblejë+ me pjesën më të mirë të prodhimeve të arës a të vreshtit të vet.  Në rast se përhapet një zjarr, u vë flakën gjembave dhe djeg duaj, drithin e pakorrur a një arë,+ ai që vuri zjarrin do ta dëmshpërblejë patjetër atë që u dogj.  Në rast se dikush i jep një tjetri para a sende që t’ia mbajë,+ dhe këto vidhen në shtëpinë e atij njeriu, nëse hajduti gjendet, do të dëmshpërblejë dyfish.+  Nëse hajduti nuk gjendet, atëherë të zotin e shtëpisë do ta nxjerrin para Perëndisë së vërtetë+ për të parë nëse ka vënë apo jo dorë mbi të mirat e tjetrit.  Për çdo rast shkeljeje,+ qoftë për një dem, gomar, dele, rrobë a për çdo gjë të humbur, për të cilën dikush mund të thotë: ‘Kjo është!’, çështja e atyre të dyve do të dalë para Perëndisë së vërtetë.+ Ai që Perëndia do ta shpallë fajtor, do ta dëmshpërblejë tjetrin dyfish.+ 10  Në rast se dikush i jep një tjetri që të mbajë një gomar, dem, dele a ndonjë kafshë tjetër shtëpiake, por kjo ngordh, gjymtohet ose e rrëmbejnë, dhe askush nuk sheh gjë, 11  ata të dy do të zënë be+ për Jehovain që njëri nuk ka vënë dorë mbi të mirat e tjetrit,+ dhe i zoti do ta pranojë, kurse tjetri nuk do të dëmshpërblejë. 12  Por nëse faktikisht ia kanë vjedhur, ai do ta dëmshpërblejë të zotin.+ 13  Nëse e ka shqyer ndonjë kafshë e egër,+ ai do ta sjellë si provë.+ Kafshën e shqyer nuk do ta dëmshpërblejë. 14  Por në rast se dikush i kërkon një tjetri+ një kafshë shtëpiake, dhe ajo gjymtohet ose ngordh, kur i zoti nuk është i pranishëm, ai do ta dëmshpërblejë patjetër.+ 15  Por nëse i zoti është aty, nuk do ta dëmshpërblejë. Nëse është marrë me qira, dëmi do të përfshihet në pagesë. 16  Në rast se një burrë josh një virgjëreshë të pafejuar, dhe shtrihet me të,+ ai do ta marrë patjetër për grua dhe do të paguajë çmimin e blerjes.+ 17  Nëse babai i vajzës nuk pranon absolutisht t’ia japë, ai do të paguajë paratë që kërkohen për blerjen e virgjëreshave.+ 18  Mos e lër gjallë një shtrigë.+ 19  Kushdo që shtrihet me një kafshë, do të vritet patjetër.+ 20  Kush u bën flijime perëndive të tjera, përveç Jehovait, do të shfaroset.+ 21  Mos e keqtrajtoni dhe mos e shtypni të ardhurin,+ sepse edhe ju ishit të ardhur në vendin e Egjiptit.+ 22  Mos mundoni asnjë vejushë a jetim.*+ 23  Nëse i mundon në ndonjë mënyrë, dhe ata më thërrasin mua, unë do ta dëgjoj patjetër klithmën e tyre.+ 24  Do të më ndizet zemërimi+ e do t’ju vras me shpatë, dhe gratë tuaja do të bëhen vejusha e bijtë tuaj jetimë.+ 25  Nëse i jep para hua ndonjë nevojtari+ nga populli im, mos u sill me të si fajdexhi. Mos i kërko kamatë.+ 26  Nëse i mban peng+ rrobën një tjetri, do t’ia kthesh në perëndim të diellit. 27  Sepse është e vetmja gjë që ka për t’u mbuluar.+ Është manteli me të cilin mbështjell trupin. Me çfarë tjetër do të shtrihet të flejë? Ai do të më thërrasë, dhe unë do ta dëgjoj, sepse jam hirmadh.+ 28  Mos e mallko Perëndinë,+ as mos mallko ndonjë nga krerët e popullit tënd.+ 29  Mos ngurro të më japësh frytet e para të prodhimit tënd të bollshëm dhe atë që vërshon nga shtypëset e tua.+ Të parëlindurin e bijve të tu do të ma japësh mua.+ 30  Kështu do të bësh edhe me demin, edhe me delen tënde:+ shtatë ditë do të rrijë me t’ëmën.+ Ditën e tetë do të ma japësh mua. 31  Jini populli im i shenjtë.+ Mos e hani mishin e një kafshë të shqyer nga egërsirat në fushë,+ por hidhuani qenve.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «djalë pa baba».