Dalja 20:1-26

20  Pastaj Perëndia nisi të thoshte gjithë këto fjalë:+  «Unë jam Jehovai, Perëndia yt,+ që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.+  Mos ki perëndi të tjera+ përveç meje.*  Mos bëj asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur, asnjë formë të ngjashme me asgjë që është lart në qiell, poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.+  Mos u përkul para tyre dhe mos u shërbe,+ sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua,+ që për fajin e etërve ndëshkoj bijtë, deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.+  Por u tregoj dashamirësi për mijëra breza atyre që më duan dhe që mbajnë urdhërimet e mia.+  Mos e zër në gojë kot emrin e Jehovait, Perëndisë tënd,+ sepse Jehovai nuk do ta lërë pa ndëshkuar atë që e zë në gojë kot emrin e tij.+  Për të kujtuar ditën e sabatit e për ta shenjtëruar,+  do të punosh e do të bësh gjithçka që ke për të bërë për gjashtë ditë.+ 10  Ndërsa dita e shtatë është një sabat për Jehovain, Perëndinë tënd.+ Mos bëni asnjë punë, as ti, as biri e as bija jote, as skllavi e as skllavja jote, as kafsha jote shtëpiake dhe as i ardhuri që gjendet brenda portave të tua.+ 11  Sepse në gjashtë ditë Jehovai bëri qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,+ dhe ditën e shtatë nisi të pushonte.+ Ja përse Jehovai e bekoi ditën e sabatit dhe e bëri të shenjtë.+ 12  Ndero atin dhe nënën tënde,+ që të kesh ditë të gjata në tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt.+ 13  Mos vrit.+ 14  Mos kryej kurorëshkelje.+ 15  Mos vidh.+ 16  Mos jep dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.+ 17  Mos dëshiro shtëpinë e tjetrit. Mos dëshiro gruan e tjetrit,+ as skllavin e as skllaven e tij, as demin e as gomarin e tij, as gjithçka që i përket atij.»+ 18  Gjithë populli i dëgjonte bubullimat dhe tingullin e bririt, si dhe shihte vetëtimat e malin që nxirrte tym. Kur populli i pa dhe i dëgjoi këto, u drodh dhe qëndroi në njëfarë largësie.+ 19  Pastaj, nisën t’i thoshin Moisiut: «Fol ti me ne, dhe ne do të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia, nga frika se mos vdesim.»+ 20  Prandaj, Moisiu i tha popullit: «Mos kini frikë, sepse Perëndia i vërtetë erdhi që t’ju vërë në provë+ dhe që frika ndaj tij t’ju qëndrojë gjithnjë para syve e të mos mëkatoni.»+ 21  Populli qëndronte në njëfarë largësie, kurse Moisiu iu afrua reve të errëta ku ishte Perëndia i vërtetë.+ 22  Jehovai i tha Moisiut:+ «Kështu do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Ju e patë vetë se unë ju fola nga qiejt.+ 23  Mos bëni perëndi prej argjendi, që t’i barazoni me mua dhe as perëndi prej ari.+ 24  Do të më bëni një altar prej dheu+ e mbi të do të flijoni blatimet tuaja të djegura dhe flijimet tuaja në bashkësi, kopetë dhe tufat tuaja.+ Në çdo vend që do të zgjedh ku të kujtohet emri im, do të vij te ju dhe do t’ju bekoj.+ 25  Nëse më bën një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar, sepse po përdore daltën, do ta përdhosësh.+ 26  Në altarin tim nuk do të ngjitesh me shkallë, që të mos zbulohen mbi të pjesët e tua intime.’

Shënime në fund të faqes

Ose «kundër meje».