Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 19:1-25

19  Muajin e tretë pasi bijtë e Izraelit dolën nga vendi i Egjiptit,+ pikërisht atë ditë, ata arritën në shkretëtirën e Sinait.+  U larguan nga Refidimi,+ arritën në shkretëtirën e Sinait dhe fushuan në shkretëtirë.+ Izraeli e ngriti kampin atje përballë malit.+  Moisiu u ngjit te Perëndia i vërtetë, dhe Jehovai nisi ta thërriste nga mali+ e t’i thoshte: «Thuaji shtëpisë së Jakobit dhe tregoju bijve të Izraelit:  ‘Ju e patë vetë se ç’u bëra egjiptianëve,+ se si ju mbajta mbi krahë si shqiponjat dhe ju solla pranë meje.+  Nëse i bindeni pikë për pikë+ zërit tim dhe mbani besëlidhjen+ time, nga të gjithë popujt e tjerë, ju keni për t’u bërë prona ime e veçantë,+ sepse gjithë toka më përket mua.+  Ju do të bëheni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë.’+ Këto fjalë do t’u thuash bijve të Izraelit.»  Kështu, Moisiu thirri pleqtë+ e popullit dhe u tha tërë fjalët që i urdhëroi Jehovai.+  Atëherë gjithë populli u përgjigj njëzëri: «Jemi gati të bëjmë gjithçka që thotë Jehovai.»+ Menjëherë, Moisiu ia njoftoi Jehovait fjalët e popullit.+  Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Ja, po vij te ti në një re të errët,+ që populli të dëgjojë kur të të flas+ dhe të tregojnë besim edhe te ti, brez pas brezi.»+ Kështu, Moisiu ia njoftoi Jehovait fjalët e popullit. 10  Jehovai i tha përsëri Moisiut: «Shko te populli, shenjtëroji sot e nesër dhe thuaju të lajnë mantelet e tyre.+ 11  Të jenë gati për ditën e tretë, sepse ditën e tretë Jehovai do të zbresë para syve të të gjithë popullit në malin Sinai.+ 12  Vendos rreth e qark caqe për popullin dhe thuaju: ‘Ruhuni se ngjiteni në mal dhe mos prekni as rrëzën e tij. Kushdo që prek malin, ka për të vdekur.+ 13  Askush të mos e zërë me dorë trupin e atij njeriu, përndryshe do të vritet me gurë ose do ta shponi tejpërtej. Kafshë a njeri qoftë, nuk do të jetojë.’+ Vetëm kur të ketë rënë briri i dashit,+ mund t’i afrohen malit.» 14  Atëherë Moisiu zbriti nga mali, vajti te populli dhe nisi t’i shenjtëronte. Kështu, ata zunë të lanin mantelet.+ 15  Pastaj, ai i tha popullit: «Bëhuni gati+ për ditën e tretë. Ju burra, mos iu afroni grave.»+ 16  Ditën e tretë në mëngjes, pati bubullima dhe rrufe,+ në mal u pa një re e dendur+ dhe u dëgjua një tingull briri shumë i fortë,+ aq sa gjithë populli në kamp nisi të dridhej.+ 17  Moisiu e nxori popullin nga kampi që të dilte para Perëndisë së vërtetë, dhe ata zunë vend në rrëzë të malit.+ 18  Mali Sinai nxirrte tym gjithandej,+ sepse Jehovai zbriti mbi të në zjarr.+ Tymi ngjitej lart si tymi i një furre tullash,+ dhe tërë mali dridhej shumë.+ 19  Ndërsa tingulli i bririt bëhej gjithnjë e më i fortë, Moisiu filloi të fliste, kurse Perëndia i vërtetë i përgjigjej me një zë të fortë.+ 20  Kështu, Jehovai zbriti në malin e Sinait, në majë të malit. Atëherë Jehovai e thirri Moisiun në majë të malit, dhe ai u ngjit.+ 21  Jehovai i tha Moisiut: «Zbrit poshtë dhe paralajmëroje popullin që të mos përpiqen t’i kapërcejnë caqet për t’u ngjitur te Jehovai që të shohin, përndryshe shumë do të bien të vdekur.+ 22  Edhe priftërinjtë, që i afrohen rregullisht Jehovait, të shenjtërohen,+ që Jehovai të mos lëshohet mbi ta.»+ 23  Moisiu i tha Jehovait: «Populli nuk mund të ngjitet në malin Sinai, sepse ti na paralajmërove tashmë dhe na the: ‘Vendosni caqe përqark malit dhe shenjtërojeni.’»+ 24  Megjithatë, Jehovai i tha: «Shko, zbrit dhe pastaj ngjitu prapë, bashkë me Aaronin. Por as priftërinjtë, as populli të mos i kapërcejnë caqet për t’u ngjitur te Jehovai, që ai të mos lëshohet mbi ta.»+ 25  Atëherë, Moisiu zbriti te populli dhe ua tha këto fjalë.+

Shënime në fund të faqes