Dalja 18:1-27

18  Jetroi, prifti i Midianit, vjehrri i Moisiut,+ dëgjoi gjithçka që kishte bërë Perëndia për Moisiun dhe Izraelin, popullin e tij, dhe se si Jehovai e kishte nxjerrë Izraelin nga Egjipti.+  Kështu Jetroi, vjehrri i Moisiut, mori Ziporën, gruan e Moisiut, që ky e kishte dërguar atje,  dhe dy bijtë e saj.+ Njëri quhej Gershom,+ «sepse,—si tha Moisiu,—jam një i ardhur në vend të huaj».  Tjetri quhej Eliezer,+ «sepse,—si tha Moisiu,—Perëndia i atit tim është ndihma ime, dhe më çliroi nga shpata e faraonit».+  Kështu, Jetroi, vjehrri i Moisiut, bijtë dhe gruaja e tij vajtën te Moisiu në shkretëtirë, ku ai kishte ngritur kampin, në malin e Perëndisë së vërtetë.+  Pastaj i çoi fjalë Moisiut: «Unë, vjehrri yt, Jetroi,+ kam ardhur te ti, bashkë me gruan tënde dhe me dy bijtë e saj.»  Menjëherë, Moisiu doli jashtë të takonte vjehrrin, ra përmbys dhe e puthi.+ Pastaj nisën të pyetnin shoqi-shoqin se si ia kishin kaluar. Më pas, hynë në tendë.  Moisiu nisi t’i tregonte vjehrrit gjithçka që Jehovai i kishte bërë faraonit dhe Egjiptit për shkak të Izraelit,+ tërë vështirësitë që kishin hequr udhës,+ por edhe se si po i çlironte Jehovai.+  Kështu, Jetroi u gëzua kur dëgjoi për gjithë të mirat që i kishte bërë Izraelit Jehovai dhe që i kishte çliruar nga dora e Egjiptit.+ 10  Atëherë, Jetroi tha: «Bekuar qoftë Jehovai, që ju ka çliruar nga dora e Egjiptit dhe nga dora e faraonit, dhe që e ka çliruar popullin nga zgjedha e Egjiptit!+ 11  Tani e di që Jehovai është më i madh se gjithë perënditë e tjera,+ sepse e tregoi këtë kur egjiptianët vepruan me arrogancë* kundër izraelitëve.» 12  Pastaj, Jetroi, vjehrri i Moisiut, bëri një blatim të djegur dhe flijime për Perëndinë.+ Aaroni dhe gjithë pleqtë e Izraelit shkuan të hanin bukë me vjehrrin e Moisiut, përpara Perëndisë së vërtetë.+ 13  Të nesërmen, Moisiu u ul si zakonisht që të gjykonte para popullit,+ dhe populli qëndroi para tij, nga mëngjesi deri në mbrëmje. 14  Vjehrri i tij pa gjithçka që bënte ai për popullin. Prandaj e pyeti: «Ç’po bën kështu me popullin? Përse ulesh i vetëm, kurse gjithë populli rri para teje nga mëngjesi në mbrëmje?» 15  Atëherë Moisiu iu përgjigj: «Sepse populli vjen tek unë për të pyetur Perëndinë.+ 16  Në rast se lind ndonjë çështje mes tyre,+ dalin para meje dhe unë gjykoj mes palëve, si dhe u bëj të njohura vendimet e Perëndisë së vërtetë dhe ligjet e tij.»+ 17  Vjehrri ia ktheu: «Nuk është mirë kështu si vepron ti. 18  Do të rraskapiteni, ti dhe populli, sepse kjo punë është goxha ngarkesë për ty.+ S’mund ta bësh vetëm.+ 19  Tani, më dëgjo.+ Unë do të të jap një këshillë, dhe Perëndia qoftë me ty!+ Ti shërbe si përfaqësues për popullin para Perëndisë së vërtetë+ dhe çoje çështjen para Perëndisë së vërtetë.+ 20  Tregoju rregullat dhe ligjet.+ Bëju të njohur udhën ku duhet të ecin dhe çfarë duhet të bëjnë.+ 21  Megjithatë, zgjidh nga populli burra të zotë,+ që i frikësohen Perëndisë,+ të denjë për besim+ dhe që e urrejnë përfitimin e padrejtë.+ Vendosi këta mbi popullin si krerë të mijësheve,+ të qindësheve, të pesëdhjetësheve dhe të dhjetësheve.+ 22  Le ta gjykojnë ata popullin sa herë të ketë nevojë. Çdo çështje të madhe ta paraqitin ty,+ por çdo çështje të vogël ta gjykojnë vetë. Kështu lehtëson veten, dhe ata mbajnë ngarkesën bashkë me ty.+ 23  Nëse vepron në këtë mënyrë, duke shpresuar që Perëndia po të urdhëron kështu, ke për t’i bërë ballë punës, dhe njerëzit do të kthehen në paqe në shtëpitë e veta.»+ 24  Moisiu e dëgjoi menjëherë vjehrrin dhe bëri gjithçka që i tha.+ 25  Zgjodhi burra të zotë nga gjithë Izraeli dhe i vuri si krerë të popullit,+ si krerë të mijësheve, të qindësheve, të pesëdhjetësheve dhe të dhjetësheve. 26  Ata e gjykonin popullin sa herë që kishte nevojë. Çështjet e rënda ia çonin Moisiut,+ kurse çështjet e vogla i gjykonin vetë. 27  Pastaj, Moisiu u nda me vjehrrin,+ i cili u kthye në vendin e vet.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2.