Dalja 17:1-16

17  Tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit+ duke udhëtuar me etapa, sipas urdhrit të Jehovait,+ dhe e ngritën kampin në Refidim.+ Por atje populli nuk kishte ujë të pinte.  Prandaj, populli u grind me Moisiun dhe i thanë:+ «Na jep ujë të pimë.» Por Moisiu u tha: «Përse grindeni me mua? Përse vazhdoni ta vini në provë Jehovain?»+  Atje populli pati etje dhe murmuriste kundër Moisiut: «Përse na nxore nga Egjipti, që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtitë tona?»+  Së fundi, Moisiu i thirri Jehovait: «Ç’të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë!»+  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Dil përpara popullit+ dhe merr me vete disa nga pleqtë e Izraelit, si dhe shkopin me të cilin godite lumin Nil.+ Mbaje në dorë dhe vazhdo të ecësh.  Unë do të qëndroj para teje atje, mbi shkëmbin në Horeb. Godite shkëmbin, dhe prej tij do të dalë ujë, që të pijë populli.»+ Prandaj, Moisiu bëri kështu në sy të pleqve të Izraelit.  Ai e quajti atë vend Masah+ dhe Meriba,+ sepse bijtë e Izraelit u grindën dhe e vunë në provë Jehovain,+ duke thënë: «A është Jehovai mes nesh, apo jo?»+  Pastaj, amalekitët+ vajtën të luftonin kundër Izraelit në Refidim.+  Prandaj, Moisiu i tha Josiut:+ «Zgjidh disa burra, dhe dil+ e lufto kundër amalekitëve. Nesër do të zë vend në majë të kodrës, me shkopin e Perëndisë së vërtetë në dorë.»+ 10  Atëherë Josiu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu,+ dhe doli të luftonte kundër amalekitëve. Kurse Moisiu, Aaroni dhe Huri+ u ngjitën në majë të kodrës. 11  Kur Moisiu ngrinte dorën lart, izraelitët kishin epërsi,+ por kur ai e ulte dorën, kishin epërsi amalekitët. 12  Kur duart e Moisiut u rënduan, ata morën një gur, ia vunë nën vete dhe ai u ul. Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri në këtë anë dhe tjetri në atë anë, kështu që duart e tij mbetën të ngritura lart, deri në perëndim të diellit. 13  Kështu, Josiu e mundi Amalekun dhe popullin e tij, e i shkoi në teh të shpatës.+ 14  Jehovai i tha Moisiut: «Shkruaje këtë në libër që të kujtohet,+ dhe thuaji Josiut: ‘Unë do ta shuaj plotësisht kujtimin e Amalekut nën qiell.’»+ 15  Pastaj, Moisiu ndërtoi një altar, e quajti Jehova-Nisi, 16  dhe tha: «Meqë një dorë është ngritur kundër fronit+ të Jah,+ Jehovai do të jetë në luftë me Amalekun brez pas brezi.»+

Shënime në fund të faqes