Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 11:1-10

11  Jehovai vazhdoi t’i thoshte Moisiut: «Edhe një plagë do të sjell mbi faraonin dhe Egjiptin. Pas asaj, ai do t’ju lërë të ikni.+ Kur t’ju lërë të ikni me gjithë ç’keni, ai do t’ju dëbojë që këtej për fare.+  Foli tani popullit, që çdo burrë t’i kërkojë shokut të tij dhe çdo grua shoqes së saj sende argjendi dhe ari.»+  Kështu, Jehovai bëri që populli të gjente hir në sy të egjiptianëve.+ Vetë Moisiu ishte njeri shumë i madh në vendin e Egjiptit, në sy të shërbëtorëve të faraonit dhe në sy të popullit.+  Më tej Moisiu tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Aty nga mesnata do të kaloj nëpër Egjipt,+  dhe çdo i parëlindur+ në vendin e Egjiptit do të vdesë, nga i parëlinduri i faraonit që rri në fron, deri tek i parëlinduri i shërbyeses që punon në mokër, si dhe çdo pjellë e parë e kafshëve.+  Në mbarë vendin e Egjiptit do të dëgjohet një klithmë aq e madhe sa s’është dëgjuar kurrë më parë, dhe as do të dëgjohet kurrë më.+  Por bijve të Izraelit nuk do t’u skërmitet asnjë qen, as njerëzve, as kafshëve,+ që ta dini se Jehovai do të bëjë dallim mes egjiptianëve dhe bijve të Izraelit.’+  Gjithë shërbëtorët e tu do të vijnë tek unë, do të bien përmbys para meje+ dhe do të thonë: ‘Ikni, ti dhe tërë populli që të ndjek pas.’ Pas kësaj, unë do të iki.» Pastaj, Moisiu u largua nga faraoni plot zemërim.  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Faraoni nuk do t’ju dëgjojë,+ me qëllim që mrekullitë e mia të shtohen në vendin e Egjiptit.»+ 10  Moisiu dhe Aaroni i kryen gjithë këto mrekulli para faraonit,+ por Jehovai lejonte që zemra e faraonit të bëhej kryeneçe, dhe ky nuk i lejonte bijtë e Izraelit të largoheshin nga vendi i tij.+

Shënime në fund të faqes