Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Dalja 10:1-29

10  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Shko te faraoni, sepse unë kam lejuar që zemra e tij dhe zemrat e shërbëtorëve të tij të bëhen të pandjeshme,+ që të bëj përpara tij shenjat e mia,+  që t’i tregosh birit tënd dhe birit të birit tënd se sa rreptë u solla me Egjiptin dhe shenjat që bëra mes tyre.+ Kështu, ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.»+  Atëherë, Moisiu dhe Aaroni shkuan te faraoni dhe i thanë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i hebrenjve: ‘Deri kur nuk do të pranosh të më nënshtrohesh?+ Lëre popullin tim të shkojë, që të më shërbejë.  Por nëse vazhdon të mos pranosh, nesër do të sjell karkaleca në territorin tënd.+  Ata do të mbulojnë sipërfaqen e tokës deri ku të sheh syri, aq sa toka nuk do të shihet. Do të përpijnë ç’të ketë shpëtuar nga breshri dhe do të hanë çdo pemë që ka lëshuar sythe në fushë.+  Shtëpitë e tua, shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe shtëpitë e gjithë Egjiptit do të mbushen aq shumë, sa etërit tuaj dhe etërit e etërve tuaj nuk e kanë parë një gjë të tillë, që nga dita kur kanë qenë mbi tokë e deri më sot.’»+ Pastaj, ai u kthye dhe doli nga faraoni.+  Pas kësaj, shërbëtorët e faraonit i thanë atij: «Deri kur ky njeri do të jetë si një lak për ne?+ Lëri të shkojnë burrat, që t’i shërbejnë Jehovait, Perëndisë së tyre. Ende nuk e ke kuptuar se Egjipti ka marrë fund?»+  Prandaj, i kthyen prapë te faraoni Moisiun dhe Aaronin dhe ai u tha atyre: «Shkoni t’i shërbeni Jehovait, Perëndisë tuaj.+ Kush e kush do të shkojë?»  Atëherë Moisiu iu përgjigj: «Do të shkojnë të rinj e të moshuar. Do të shkojnë bijtë dhe bijat tona,+ me dhen e me gjedhë,+ sepse kemi festë për Jehovain.»+ 10  Ai ua ktheu: «Po ju lashë unë të shkoni, ju dhe të vegjlit tuaj, Jehovai qoftë me ju!+ Por, ja, synimet tuaja janë të këqija.+ 11  Prandaj, lëreni atë punë! Po deshët, shkoni vetëm ju burrat dhe shërbejini Jehovait, meqë këtë po kërkoni.» Pastaj, ata i dëbuan nga prania e faraonit.+ 12  Jehovai i tha Moisiut: «Shtrije+ dorën mbi vendin e Egjiptit, që të vijnë karkalecat mbi Egjipt dhe të përpijnë gjithë bimësinë e vendit, gjithçka që la breshri.»+ 13  Menjëherë, Moisiu e shtriu shkopin mbi vendin e Egjiptit, dhe Jehovai bëri që një erë nga lindja+ të frynte mbi vend gjithë atë ditë dhe gjithë atë natë. Kur erdhi mëngjesi, era e lindjes solli me vete karkalecat. 14  Karkalecat nisën të vinin mbi tërë vendin e Egjiptit, dhe u përhapën në gjithë territorin e Egjiptit.+ Ata sollën një rrënim të madh.+ Karkaleca të tillë s’kishin ardhur kurrë më parë në këtë mënyrë, dhe as kanë për të ardhur kurrë më. 15  Ata mbuluan mbarë sipërfaqen e vendit, deri ku të shihte syri,+ aq sa vendi u errësua.+ Përpinë gjithë bimësinë dhe gjithë frutat e pemëve që kishte lënë breshri.+ Në mbarë vendin e Egjiptit s’mbeti asgjë e gjelbër nëpër pemë e në fushë.+ 16  Kështu, faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: «Kam mëkatuar kundër Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush.+ 17  Tani, ju lutem, faleni+ mëkatin tim këtë herë, dhe përgjërojuni+ Jehovait, Perëndisë tuaj, që të heqë vetëm këtë plagë vdekjeprurëse nga unë.» 18  Prandaj, ai u largua nga faraoni dhe i bëri përgjërime Jehovait.+ 19  Atëherë Jehovai i ndryshoi drejtimin erës, dhe bëri që të frynte një erë shumë e fortë nga perëndimi, e cila i hoqi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq. Asnjë karkalec nuk mbeti në gjithë territorin e Egjiptit. 20  Megjithatë, Jehovai lejoi që zemra e faraonit të bëhej kryeneçe+ dhe ai nuk i la bijtë e Izraelit të iknin. 21  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Shtrije dorën drejt qiellit,+ që në vendin e Egjiptit të ketë një errësirë aq të dendur, sa të preket me dorë.» 22  Menjëherë, Moisiu shtriu dorën drejt qiellit, dhe një errësirë e zymtë ra në gjithë vendin e Egjiptit për tri ditë.+ 23  Ata s’e shihnin njëri-tjetrin, dhe askush nuk u ngrit nga vendi për tri ditë, kurse në të gjithë vendin ku jetonin bijtë e Izraelit, kishte dritë.+ 24  Pas kësaj, faraoni thirri Moisiun, dhe i tha: «Shkoni t’i shërbeni Jehovait.+ Lini vetëm dhentë dhe gjedhët. Mund të merrni me vete edhe të vegjlit tuaj.»+ 25  Por Moisiu iu përgjigj: «Do të na japësh edhe flijimet dhe blatimet e djegura, që t’ia paraqitim Jehovait, Perëndisë tonë.+ 26  Prandaj, do të marrim me vete edhe bagëtitë.+ Nuk do të lëmë as edhe një thundër, sepse nga ato do të marrim disa për të adhuruar Jehovain, Perëndinë tonë.+ Derisa të mbërrijmë atje, nuk e dimë se ç’flijime adhurimi do t’i bëjmë Jehovait.»+ 27  Por Jehovai lejoi që zemra e faraonit të bëhej kryeneçe, dhe ai nuk pranoi t’i linte të shkonin.+ 28  Kështu, faraoni i tha: «Shporru që këtej!+ Dhe hap sytë: mos më dil më përpara, sepse po atë ditë do të vdesësh!»+ 29  Moisiu iu përgjigj: «Si të thuash ti! Nuk do të dal më përpara teje.»+

Shënime në fund të faqes