Dalja 1:1-22

1  Këta janë emrat* e bijve të Izraelit, që vajtën në Egjipt me Jakobin, secili me familjen e vet:+  Rubeni,+ Simeoni,+ Levi,+ Juda,+  Isakari,+ Zabuloni,+ Beniamini,+  Dani,+ Neftali,+ Gadi+ dhe Asheri.+  Nga pjesa e sipërme e kofshës së Jakobit+ dolën gjithsej shtatëdhjetë shpirt, kurse Jozefi ishte tashmë në Egjipt.+  Së fundi, Jozefi vdiq.+ Vdiqën edhe gjithë vëllezërit e tij dhe tërë ai brez.  Bijtë e Izraelit u bënë frytdhënës, dhe toka nisi të gëlonte prej tyre. Me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ata shumoheshin e bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, aq sa vendi u mbush me ta.+  Me kalimin e kohës, në Egjipt doli një mbret i ri, që nuk e njihte Jozefin.+  Ai i thoshte popullit të vet: «Populli i Izraelit është më i madh dhe më i fuqishëm se ne.+ 10  Oburra! Le të tregohemi mendjehollë+ e të mos i lëmë të shumohen. Sepse, nëse ndodh që ne të fillojmë ndonjë luftë, ata do të bashkohen me ata që na urrejnë, do të luftojnë kundër nesh, dhe do të ikin nga vendi.» 11  Prandaj, vunë mbi ta krerë, që t’i vinin në punë të detyruar dhe t’i shtypnin ndërsa bartnin barrët e tyre.+ Kështu ata ndërtuan qytete-depo për faraonin, pra Pitomin dhe Ramsesin.+ 12  Por sa më shumë i shtypnin, aq më shumë ata shumoheshin e përhapeshin kudo, aq sa egjiptianët tmerroheshin nga bijtë e Izraelit.+ 13  Prandaj, egjiptianët i skllavëruan bijtë e Izraelit, dhe i mbajtën nën tirani.+ 14  Ata ua nxinë jetën me një skllavëri të rëndë, dhe i vunë të punonin në llaç,+ në tulla e në çdo formë angarie nëpër ara,+ po, në çdo formë skllavërie, ku i përdorën si skllevër dhe i mbajtën nën tirani.+ 15  Më vonë, mbreti i Egjiptit foli me mamitë+ hebreje, njëra nga të cilat quhej Shifra, dhe tjetra Puah. 16  Ai shkoi deri aty sa u tha: «Kur të ndihmoni gratë hebreje të lindin dhe kur ato të jenë në ndenjësen e lindjes, në qoftë djalë, vriteni, por në qoftë vajzë, lëreni të jetojë.» 17  Megjithatë, mamitë patën frikë nga Perëndia i vërtetë,+ prandaj nuk bënin ashtu siç u kishte thënë mbreti i Egjiptit,+ por i linin gjallë djemtë.+ 18  Kështu, mbreti i Egjiptit i thirri mamitë dhe u tha: «Përse i keni lënë gjallë djemtë?»+ 19  Mamitë ia kthyen faraonit: «Gratë hebreje nuk janë si gratë egjiptiane. Ato janë plot gjallëri, dhe lindin para se të shkojnë mamitë.» 20  Prandaj, Perëndia i trajtoi mirë mamitë,+ ndërsa populli shtohej e bëhej shumë i fuqishëm. 21  E ngaqë mamitë patën frikë nga Perëndia i vërtetë, më vonë ai i bëri ato me familje.+ 22  Së fundi, faraoni e urdhëroi popullin e vet: «Çdo djalë të sapolindur hidheni në lumin Nil, kurse vajzat lërini gjallë.»+

Shënime në fund të faqes

«Këta janë emrat». Heb. Ve’élleh shemóhth. Në hebraisht ky libër i dytë i Biblës e ka marrë emrin nga këto fjalë të para; nganjëherë i shkurtuar në Shemóhth. Septuaginta dhe Vulgata latine e quajnë këtë libër «Dalja» (Gr.: Éksodos; Lat.: Éxodus).