Amosi 2:1-16

2  Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Moabit,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ai dogji eshtrat e mbretit të Edomit për t’i kthyer në gëlqere.+  Prandaj do të dërgoj një zjarr në Moab, dhe ai do të përpijë kullat e Keriotit.+ Moabi do të shuhet mes zhurmës, mes kushtrimit për luftë dhe tingullit të bririt.+  Do të shfaros gjykatësin që gjendet atje dhe të gjithë princat e tij do t’i vras bashkë me të’,+—thotë Jehovai.  Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Judës,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ata njerëz e hedhin poshtë ligjin e Jehovait+ dhe nuk i zbatojnë rregullat e tij. Gënjeshtrat+ që ndoqën paraardhësit e tyre, i çuan në rrugë të gabuar.+  Prandaj do të dërgoj një zjarr në Judë dhe ai do të përpijë kullat e Jerusalemit.’+  Kështu thotë Jehovai: “Për tri rebelimet e Izraelit,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ata njerëz e shesin të drejtin për argjend dhe të varfrin me çmimin e një palë sandalesh.+  Ata mezi presin të shohin pluhurin e tokës mbi kokat e të varfërve+ dhe çojnë në udhë të shtrembër ata që janë zemërbutë.+ Babë e bir shkojnë tek e njëjta vajzë+ që të përdhosin emrin tim të shenjtë.+  Ata shtrihen pranë çdo altari+ mbi rroba të marra peng+ dhe, në shtëpinë e perëndive të tyre, pinë verën e atyre që kanë gjobitur.+  Për shkak të tyre unë shfarosa amoritët,+ që ishin të gjatë sa cedrat dhe të fortë sa pemët e mëdha.+ Shkatërrova frytin e tyre lart dhe rrënjët e tyre poshtë.+ 10  Unë ju nxora nga Egjipti+ dhe ju vura të ecnit dyzet vjet nëpër shkretëtirë,+ që të shtinit në dorë vendin e amoritëve.+ 11  Nxora profetë nga bijtë tuaj+ dhe nazirej+ nga të rinjtë tuaj. A nuk duhej të veproja kështu me ju, o bij të Izraelit?—thotë Jehovai. 12  Por ju u jepnit verë nazirejve+ dhe i urdhëruat profetët: ‘Mos profetizoni.’+ 13  Unë do ta tund tokën nën këmbët tuaja, ashtu si tundet qerrja e ngarkuar me duaj. 14  I shpejti nuk do të ketë vend ku të ikë,+ i forti nuk do të bëhet edhe më i fortë, i fuqishmi nuk do ta shpëtojë shpirtin e tij.+ 15  Asnjë harkëtar nuk do të mbetet në këmbë, asnjë këmbëshpejtë nuk do të shpëtojë dhe asnjë kalorës mbi kalë nuk do ta shpëtojë shpirtin e tij.+ 16  Atë ditë, edhe ai që është zemërluan do t’ia mbathë lakuriq”,+—thotë Jehovai.

Shënime në fund të faqes