Romakëve 4:1-25

4  Përderisa është kështu, ç’të themi për Abrahamin, paraardhësin tonë+ sipas mishit?  Sikur Abrahami të ishte shpallur i drejtë nga veprat,+ do të kishte bazë që të mburrej, por jo përpara Perëndisë.  Ç’thotë shkrimi? «Abrahami tregoi besim te Jehovai, dhe kjo iu llogarit si drejtësi.»+  Tani, atij që punon,+ paga nuk i llogaritet si dashamirësi e pamerituar,+ por si borxh.+  Nga ana tjetër, njeriut që s’punon, por tregon besim+ tek ai që e shpall të paperëndishmin të drejtë, besimi i llogaritet si drejtësi.+  Ashtu si thotë edhe Davidi për lumturinë e njeriut, që Perëndia e llogarit të drejtë, pavarësisht nga veprat:  «Lum ata që u janë falur+ veprat e paligjshme dhe u janë mbuluar mëkatet!+  Lum njeriu që Jehovai nuk do t’ia llogaritë kurrsesi mëkatin!»+  A është kjo lumturi vetëm për të rrethprerët apo edhe për të parrethprerët?+ Sepse ne themi: «Besimi iu llogarit Abrahamit si drejtësi.»+ 10  Por kur iu llogarit: kur ishte i rrethprerë apo kur ishte i parrethprerë?+ Jo kur ishte i rrethprerë, por i parrethprerë. 11  Kështu mori një shenjë,+ domethënë rrethprerjen, si një vulë drejtësie për besimin që kishte kur ishte akoma i parrethprerë, që të bëhej ati+ i të gjithë atyre që kanë besim+ ndërsa janë ende të parrethprerë, që të llogariten të drejtë, 12  dhe atë i pasardhësve të rrethprerë, jo vetëm i atyre që i përmbahen rrethprerjes, por edhe i atyre që ecin siç duhet në gjurmët e atij besimi, që ati+ ynë, Abrahami, kishte kur ishte ende i parrethprerë. 13  Premtimi+ që të ishte trashëgimtar i një bote, Abrahamit ose farës së tij, nuk iu bë nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë me anë të besimit.+ 14  Sepse po të jenë trashëgimtarë ata që i përmbahen ligjit, besimi është bërë i kotë dhe premtimi është shfuqizuar.+ 15  Në të vërtetë, Ligji prodhon zemërim,+ por aty ku s’ka ligj, s’ka as shkelje.+ 16  Për këtë arsye premtimi u dha si rrjedhim i besimit, që të mbështetet në dashamirësinë e pamerituar+ dhe që të jetë i sigurt për gjithë farën e tij,+ jo vetëm për atë që i përmbahet Ligjit, por edhe për atë që i përmbahet besimit të Abrahamit. (Ai është atë+ për të gjithë ne, 17  siç është shkruar: «Të kam bërë atë të shumë kombeve.»)+ Kjo ndodhi në sytë e Atij, tek i cili ai pati besim, po, në sytë e Perëndisë, që ngjall të vdekurit+ dhe i thërret gjërat që s’janë sikur të ishin.+ 18  Edhe pse s’kishte asnjë arsye për shpresë, e megjithatë i bazuar në shpresë, ai pati besim+ se do të bëhej ati i shumë kombeve,+ në përputhje me atë që ishte thënë: «Kështu do të jetë fara jote.»+ 19  Ndonëse nuk iu dobësua besimi, ai e mori parasysh trupin e vet, tashmë pothuajse të vdekur,+ sepse ishte rreth njëqind vjeç,+ si dhe barkun e vdekur të Sarës.+ 20  Megjithatë, për shkak të premtimit+ të Perëndisë, nuk u lëkund nga mungesa e besimit,+ por u bë i fuqishëm me anë të besimit të tij+ dhe i dha lavdi Perëndisë, 21  plotësisht i bindur se atë që kishte premtuar, ai edhe ishte në gjendje ta bënte.+ 22  Prandaj, «kjo iu llogarit si drejtësi».+ 23  Megjithatë, «iu llogarit»+ nuk u shkrua vetëm për të,+ 24  por edhe për ne, që do të llogaritemi si të drejtë, ngaqë besojmë tek ai që ngriti nga të vdekurit Jezuin, Zotërinë tonë.+ 25  Ai u dorëzua për shkeljet tona+ dhe u ngrit për të na shpallur të drejtë.+

Shënime në fund të faqes