Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Romakëve 3:1-31

3  Prandaj, cila është epërsia e judeut+ apo dobia e rrethprerjes?+  Shumë e madhe në çdo aspekt. Para së gjithash, sepse atyre iu besuan thëniet e shenjta të Perëndisë.+  E çfarë, atëherë? Nëse disa nuk treguan besim,+ mos vallë mungesa e besimit nga ana e tyre, e bën të paefektshme+ besueshmërinë+ e Perëndisë?  Kurrë mos qoftë! Përkundrazi, le të dalë Perëndia i vërtetë,+ edhe sikur çdo njeri të dalë gënjeshtar,+ ashtu siç është shkruar: «Që ti të dalësh i drejtë në fjalët e tua e të fitosh, kur të gjykohesh.»+  Megjithatë, ç’të themi nëse padrejtësia jonë nxjerr në pah drejtësinë e Perëndisë?+ Mos vallë është i padrejtë+ Perëndia, kur shfren zemërimin e tij? (Po flas si njeri.)+  Kurrë mos qoftë! Përndryshe, si do ta gjykonte Perëndia botën?+  Por, në qoftë se për shkak të gënjeshtrës sime, e vërteta e Perëndisë+ bëhet edhe më e dallueshme në lavdi të tij, përse të gjykohem akoma si mëkatar?+  Përse të mos themi, sikurse jemi akuzuar në mënyrë të rreme+ dhe sikurse disa njerëz pohojnë se ne themi: «Le të bëjmë gjërat e këqija, që të vijnë gjërat e mira.»+ Gjykimi+ kundër këtyre njerëzve është në përputhje me drejtësinë.+  Çfarë, pra? Mos kemi ndonjë epërsi?+ Aspak! Sepse më sipër ngritëm akuzën se, qoftë judenjtë, qoftë grekët, janë të gjithë nën mëkat,+ 10  ashtu siç është shkruar: «S’ka asnjë njeri të drejtë, as edhe një.+ 11  S’ka asnjë që të ketë gjykim të thellë, asnjë që të kërkojë Perëndinë.+ 12  Të gjithë kanë dalë nga udha, të gjithë bashkë janë bërë të padobishëm. S’ka asnjë që të tregojë mirëdashje, as edhe një.»+ 13  «Gryka e tyre është si një varr i hapur, me gjuhën e tyre kanë mashtruar.»+ «Helm nepërkash kanë nën buzë.»+ 14  «Goja e tyre është plot mallkime dhe fjalë të hidhura.»+ 15  «Shpejtojnë të derdhin gjak.»+ 16  «Rrënim dhe mjerim ka në udhët e tyre+ 17  dhe nuk e njohin udhën e paqes.»+ 18  «Në sytë e tyre nuk ka kurrfarë frike nga Perëndia.»+ 19  Ne e dimë se gjithçka që thotë Ligji,+ e ka për ata që janë nën Ligj, që çdo gojë të mbyllet+ dhe gjithë bota t’i nënshtrohet+ ndëshkimit të Perëndisë.+ 20  Prandaj, falë veprave të ligjit, asnjë mish nuk do të shpallet i drejtë+ përpara tij, sepse me anë të ligjit+ kemi një njohuri të saktë për mëkatin.+ 21  Por drejtësia e Perëndisë+ është shfaqur veçmas ligjit, ashtu si japin dëshmi+ për të Ligji+ dhe Profetët.+ 22  Po, drejtësia e Perëndisë është shfaqur nëpërmjet besimit te Jezu Krishti,+ për të gjithë ata që kanë besim,+ sepse për Perëndinë ata nuk kanë asnjë dallim.+ 23  Në të vërtetë, të gjithë kanë mëkatuar+ dhe nuk e kanë arritur lavdinë e Perëndisë.+ 24  Fakti që ata po shpallen të drejtë falë dashamirësisë së tij të pamerituar,+ me anë të çlirimit nëpërmjet shpërblesës+ që pagoi Krishti Jezu, është një dhuratë falas.+ 25  Perëndia e paraqiti Krishtin si një blatim pajtimi+ nëpërmjet besimit në gjakun e tij.+ Këtë e bëri që të tregonte drejtësinë e vet, sepse po falte mëkatet+ që ndodhën në të shkuarën, ndërkohë që Perëndia tregonte vetëpërmbajtje,+ 26  dhe që të tregonte drejtësinë e vet+ në kohën e tanishme, që ai të jetë i drejtë edhe kur të shpallë të drejtë+ njeriun që ka besim te Jezui. 27  A ka atëherë vend për t’u mburrur?+ Jo, s’ka vend. Cili ligj+ nuk lë vend për t’u mburrur? Ligji i veprave?+ Aspak, përkundrazi ligji i besimit.+ 28  Ne jemi të mendimit se njeriu shpallet i drejtë me anë të besimit, pavarësisht nga veprat e ligjit.+ 29  Apo mos vallë ai është vetëm Perëndia i judenjve?+ A s’është edhe i njerëzve të kombeve?+ Po, është edhe i njerëzve të kombeve,+ 30  meqë në të vërtetë Perëndia është një i vetëm,+ dhe do t’i shpallë të rrethprerët+ të drejtë, si rrjedhojë e besimit, kurse të parrethprerët+ të drejtë me anë të besimit të tyre. 31  A e shfuqizojmë ne ligjin me anë të besimit tonë?+ Kurrë mos qoftë! Përkundrazi, e përforcojmë ligjin.+

Shënime në fund të faqes