Romakëve 16:1-27

16  Ju rekomandoj Febën, motrën tonë, që po shërben+ në kongregacionin e Kenkresë.+  Mirëpriteni+ në Zotërinë, siç u ka hije të shenjtëve, dhe ndihmojeni për çdo çështje që mund të ketë nevojë për ju,+ sepse edhe ajo mbrojti shumë veta, madje edhe mua.  Bëjuni të fala nga unë Priskës dhe Akuilës,+ bashkëpunëtorëve+ të mi në Krishtin Jezu,  që vunë kokën në rrezik+ për shpirtin tim. Nuk i falënderoj+ vetëm unë, por edhe të gjitha kongregacionet e kombeve.  Përshëndetni edhe kongregacionin që mblidhet në shtëpinë e tyre.+ Të fala Epenetit tim të dashur, i cili është një nga frytet e para+ në Azi për Krishtin.  Të fala Marisë, e cila është munduar shumë për ju.  Të fala Andronikut dhe Juniut, të afërmve të mi+ dhe shokëve të mi të robërisë,+ që janë njerëz të përmendur ndër apostujt dhe kanë më shumë kohë se unë në unitet+ me Krishtin.  Bëjini të fala+ Ampliatit, të dashurit tim në Zotërinë.  Të fala Urbanit, bashkëpunëtorit tonë në Krishtin dhe të dashurit tim Staki. 10  Të fala+ Apelit, të miratuarit në Krishtin. Të fala atyre të shtëpisë së Aristobulit. 11  Të fala Herodionit, të afërmit tim.+ Të fala atyre të shtëpisë së Narcisit, që janë në Zotërinë.+ 12  Të fala Trifenës dhe Trifosës, gra që po punojnë pa u lodhur në Zotërinë. Të fala Persidës sonë të dashur, sepse u mundua shumë në Zotërinë. 13  Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotërinë dhe nënës së tij, që është edhe imja. 14  Të fala Asinkritit, Flegonit, Hermesit, Patrobit, Hermait dhe vëllezërve që janë me ta. 15  Të fala Filologut dhe Julias, Nereut dhe motrës së tij, Olimpës dhe gjithë të shenjtëve bashkë me ta.+ 16  Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.+ Ju bëjnë të fala të gjitha kongregacionet e Krishtit. 17  Tani, o vëllezër, ju nxit të jeni vigjilentë ndaj atyre që shkaktojnë përçarje+ dhe që bëhen shkak pengese, në kundërshtim me mësimin+ që keni marrë. Shmangini ata.+ 18  Sepse këta lloj njerëzish nuk janë skllevër të Zotërisë tonë Krisht, por të barkut të tyre,+ dhe me fjalë të sheqerosura+ e me një të folur miklues+ joshin zemrat e njerëzve të patëkeq. 19  Sepse bindja juaj është marrë vesh nga të gjithë.+ Prandaj gëzohem për ju. Por dua të jeni të mençur+ për atë që është e mirë, por të pafaj+ për atë që është e ligë.+ 20  Nga ana e tij, Perëndia që jep paqe,+ do ta dërrmojë së shpejti Satanain+ nën këmbët tuaja. Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu qoftë me ju!+ 21  Timoteu, bashkëpunëtori im, ju bën të fala e po kështu edhe Luci, Jasoni dhe Sosipatri, të afërmit e mi.+ 22  Unë, Terci, që hodha me shkrim këtë letër, ju përshëndes në Zotërinë. 23  Gaji,+ mikpritësi im dhe i gjithë kongregacionit, ju bën të fala. Erasti, ekonomi i qytetit,+ ju përshëndet, e po kështu edhe Kuarti, vëllai i tij. 24  ——* 25  Tani, atij+ që mund t’ju bëjë të patundur në përputhje me lajmin e mirë që unë shpall dhe me predikimin për Jezu Krishtin, sipas zbulesës së sekretit të shenjtë,+ që është ruajtur në heshtje që nga kohët shumë të hershme, 26  por që tani është shfaqur+ dhe njohur me anë të shkrimeve profetike ndër të gjitha kombet, në përputhje me urdhrin e Perëndisë së përjetshëm për të nxitur bindjen me anë të besimit,+ 27  pra Perëndisë, të vetmit të mençur,+ i qoftë përgjithmonë lavdia+ nëpërmjet Jezu Krishtit!+ Amin!

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Mt 17:21.